Akoma nuk janë shpallur rezultatet zyrtare preliminare për zgjedhjet e sotme lokale në Tuz, por shqiptarët e malësisë kanë nisur në orët e mbrëmjes të kremtojnë fitoren e tyre, shkruan MekuliPress.com

Sipas të dhënave preliminare nga shtabi i koalicionit shqiptar, 80 për qind e zonave malore në Tuz kanë votuar për shqiptarët në zgjedhjet e sotme historike në këtë komunë autoktone shqiptare.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Në ora 20:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet, ku për të parin e Tuzit konkurrojnë pesë parti dhe një koalicion i bashkuar shqiptar.

Të drejtë votimi kishin 11,904 qytetarë, ndërsa fletët e votimit janë shtypur në dy gjuhë.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Zgjedhor (IOK), deri në ora 18.00 votuan 59.6 për qind e votuesve/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress