Bashkësia Islame e Fushë Kosovës ka reaguar ndaj lajmit se në këtë qytet është arrestuar një hoxhë në një xhami nën dyshim se ka dhunuar një femër.

Sipas BIK përkitazi me lajmin se sot, në komunën e Fushë Kosovës është arrestuar një hoxhë, Këshilli i BI-së në Fushë Kosovë njofton opinionin e gjerë si dhe besimtarët myslimanë, se i arrestuari në fjalë nuk është pjesë e Këshilli të BI-së, madje i arrestuari nuk është fare imam-hoxhë, e as teolog islam.

“Pra i njëjti nuk ka të bëjë asgjë me misionin e imamit dhe nuk është pjesë e BIK-ut”, thuhet në reagim.

Lexo po ashtu:  I vetmi deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Dje Vuçiqi filloi të tregojë të vërtetën, por pati frikë nga opozita
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!