Jehona e mençurisë së popullit italian vijon të kumbojë që nga thellësia e shekujve të historisë.

Ata janë fqinjët tanë por edhe një popull fantastik, bijtë e të cilit i dhanë shkëndijën mjaft revolucioneve dhe ndryshimeve katërcipërore në qytetërimin evropian dhe botëror.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi përzgjedhur disa thënie të mençura:

Bashkëshortësia dhe makaronat janë të mira vetëm kur janë të nxehta.

Ai që fillon shumë gjëra mbaron vetëm pak.

Ai që lavdëron vetveten, rrethohet nga fqinjë të këqinj.

Ai që qëndron shumë në shtëpinë e të tjerëve, bëhet i huaj në të tijën.

Ai që ruan drekën për darkën, është i bekuar nga Zoti.

Ankohemi për mungesë kohe, por e humbim si të ish tepricë.

Armiqësitë fillojnë kur përplasen interesat.

Bota për njeriun është si nata e errët, ku secili duhet t’i bëjë dritë vetes së tij.
Borxhet janë gjimnastika e shkëlqyer për trurin.

Burrat janë si verërat: shumë pak janë shumë të mirë, shumë janë të mirë për të shuar etjen, një pjesë e madhe të thartë dhe pjesa tjetër aq të këqinj sa duhen hedhur tutje.

E keqja është si balta: sa më tepër ta ngacmosh, aq më tepër kundërmon.

Është më i keq se memeci ai që s’flet qartë.

Fëmija ka nevojë më tepër për shembuj, sesa për vërenjtje.

Gomarit mund t’i duket vetjaa dre, por e kupton gabimin kur i duhet të kapërcejë gropën.

I martuari nxjerr bezditë nga poshtë për t’i vënë në kokë.

Jo rrallë fëmijët marrin goditje që u përkasin prindërve.

Ka tre mënyra për të jetuar: të jetosh, të bësh sikur jeton dhe të marrësh frymë.

Kur fëmijët janë të vegjël të japin dhembje koke; kur ata të rriten të japin dhembje zemre.

Kur varfëria hyn nga dera, dashuria del nga dritarja.

Kush nuk e kupton të vërtetën e fjalës së tjetrit, nuk di edhe atë që thotë vetë.

Kush ka para dhe lidhje miqësore, nuk ka nevojë të brengoset për drejtësinë.

Kush mundet – nuk don, kush don – nuk mundet, kush din – nuk bën, kush bën – nuk din dhe kështu bota shkon mbrapsht.

Kush s’gjen para në xhepat e tij zor se do të gjej tek ato të të tjerëve.

Kush të përkëledh më tepër se sa duhet, o ta ka hedhur, ose don ta hedhë.

Kush udhëton me këpucë të arta, shkon deri në fund të botës.

Me përzierje (ndërrim) të rrobave ndërron dhe zemra.

Merr këshillë nga të diturit, por në radhë të parë nga të dashurit.

Mes dy të poshtërve fiton ai që heq më parë maskën kundërshtarit.

Mos beso gjithçka thuhet e mos thuaj gjithçka di.

Mos thuaj me gjuhë atë që mund ta paguash me kokë.

Nëse djalli takon një të papunë i gjen punë.

Në mes të dobtëve, më i fortë është ai që nuk harron dobësitë e tij.

Në një botë të verbërish, është i bekuar ai që ka një sy.

Nga gjithë budadallëqet që bën një vajzë, më i madhi, dashuria e parë.

Sapo të bëhet ligji, është gjetur mashtrimi.

Sekret janë gjëra që ua japim të tjerëve t’i mbajnë për ne.

Shpresa drekë e mirë dhe darkë e keqe.

Shokët e kohëve të mira, gjatë stuhisë, të lënë të fundosesh.

Shtëpia që nuk ngrohet nga rrezet e diellit, ka gjithmonë si mydafir mjekun.

Të flasësh e të mos mendosh, është njësoj sikur të shtiesh me armë pa marrë në shenjë.

Tre rini kemi: atë të trupit, të zemrës dhe të mendjes, por keq nuk përkojnë.

Vajzat kanë shtatë duar dhe një gojë, të martuarat kanë shtatë gjuhë dhe një dorë.

Vajzën dhe vreshtin, kujdes nga fqinji.

Vetëm kur të shkundim thesin merret vesh nëse ish pluhur apo miell.

Brekët e të tjerëve shqetësojnë prapanicën.

Budallai rri përpara ta shohin, i mençuri pas që të shohë.

Burri apo gruaja që tradhëton, kërkon nga dashnorët besnikëri.

Burrat janë si pjeprat: në 100 vetëm 2 janë të mirë.

Çka nis mirë nuk do të thotë se do të përfundojë mirë, por çka nis keq, do të përfundojë edhe më keq.

Dashuria bën të kalojë koha, koha bën të kalojë dashuria.

Dituria dhe përvoja nuk lihen trashëgim.

Fati është si lopa, dikujt ia kthen brirët e dikujt gjinjtë.

Femra sado e vogël që të jetë është gjithnjë më dinake se djalli.

Fëmijët hanë dajakun që kanë merituar prindërit e tyre.

Fëmijët sa janë të vegjël të çajnë kokën, kur rriten të copëtojnë zemrën.

Filloje pëlhuren tënde e Zoti do të ndihmojë për perin.

Fusha e dembelit është plot hithra.

Goja e puthur nuk humbet fat të mirë, por rinovohet si Hëna.

Grave mos u fol për vite. Uroji ditëlindjen gruas, por mos fol për vite.

I gjorë është ai që dëshiron vdekjen, por edhe më i gjorë është ai që i frikohet vdekjes.

Injoranca në mënyrë të pashmangshme të çon në robëri.

Jeta – dhuratë e natyrës, dashuria – dhuratë e jetës, e puthura – dhuratë e dashurisë.

Koha është një limë që punon pa zhurmë.

Këshillohu me të vuajturin, jo me të diturin.

Kush ka shumë vese, ka shumë sundimtarë.

Kush nuk ka parë grua të dashuruar, nuk din çka është gruaja.

Kush s’do të ketë trazime në jetë, mos të lindë të tjerë.

Lumturi në Qiell, para në Tokë.

Mbasi mbytet anija, të gjithë e dinë si mund të shpëtohej.

Moda, mendimet e grave, dhe rrjedha e lumit, ndryshojnë çdo çast.

Nëse nuk di si janë fëmijët tuaj, shiko me kujdes shokët e tyre.

Nuk shkohet në Kishë për mashtruar shenjtërit.

Nuk mund të vihet prapanica midis dy karrigeve.

Pija që nuk të mërzitet kurrë, uji. Fruti që nuk të mërzitet kurrë, fëmijëria.

Proverbat i bëjnë ballë kohës dhe ai që di t’i kuptojë mund ta shohë veten e tij në to si në një pasqyrë.