MekuliPress publikon pjesën e shtatë të librit informativ, publicistik, kritik, politik e historik, “Gjurmë dhe fërkem” (ose Jusuf Gërvalla dhe…), të shkruar nga gazetari, kritiku, publicisti dhe aktori politik, Ibrahim Kelmendi.

Lexojeni:

Bashkëpunimi i Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës

[Donika Gërvalla-Schwarz:]

Është e vërtetë që mes 28-vjeçarit Kadri Zeka dhe 36-vjeçarit Jusuf Gërvalla ka pasur tensione.

[17 janar 1982, www.gervallablog.com, 17 janar 2010][1]

Por e gjithë e vërteta është që unë nuk jam e vetmja që e di sesa të tensionuara ishin një kohë relatat mes Babit tim dhe Kadri Zekës. Ata asnjëherë nuk arritën të bëhe­shin shokë. Shkak për këtë mund të ishte edhe fakti që kishin përfytyrime të ndrysh­me, se cila do të ishte rruga më e mirë për arritjen e synimeve të për­bashkëta.

[Duhet thyer heshtja, Koha Ditore, 19 Janar 2012][2]

[Koment:]

Vetëm Zonja Donika Gërvalla duhet ta dijë arsyen se përse kishte nevojë të sillte mo­shat e tyre këtu. Mbase ka menduar se duke i pre­zantuar bashkë me moshën, do ta madhëronte Babanë si me të pjekur!

Jusufi dhe Kadriu kanë qenë bashkëveprimtarë e shokë të ngushtë! Qysh në njohje të parë ata u mirëkuptuan dhe u miqësuan mes tyre sikur të njiheshin e të ishin shokë prej shumë vitesh.

E vërteta, dështimi i bashkimit në takimin e tetorit 1981 në Stamboll, mes Kadri Zekës e Sabri Novosellës, imponoi ndërmjet Jusufit dhe Kadriut një krisje, por assesi një armiqësi ose ndonjë hasmëri. Ishin spro­vuar në bashkëpunim të ngushtë qysh nga muaji mars, në një ve­prim­tari të ngjeshur; demonstrata e tubime në çdo fundjavë; përgatitja e organit të OMLK-së “Liria”; bisedimet për bashkim, të bazuara në Tezat për Frontin e Republikës, hartuar nga OMLK, etj. Jusufi me naivitetin ori­gjinal të tij e idealizonte me tepri Kadriun si pjesëtar të OMLK-së, si ko­munist, prandaj u ndie emocionalisht i lënduar për dështimin e takimit në Stamboll. Ai ishte i bindur se bashkimi do të ndodhte, meqë parapra­kisht ishim mirëkuptuar gjatë diskutimit dhe miratimit të Tezave.

Jusufi ndërkaq, po ashtu, vazhdonte të kishte adhurimin naiv për rro­baqepësin anadollak dhe do të jetë tepër interesant pse dhe si ishin kri­ju­ar ato “marrëdhënie” mes tyre, respektivisht mendësia prej robi të dëgjueshëm deri në gjunjëzim e Jusufit ndaj udhë­heqësit SN. Ai dëshpërim emocional mund t’i ndodhte vetëm njeriut që i ideali­zonte bashkëveprimtarët. Megjithatë, vërtet të gjitha keqkuptimet u sqaruan e pastruan gjatë dasmës së Kadriut dhe Saime Jusufit, më 2 janar 1982.

Sa i përket mendësive të tyre ideopolitike, jo vetëm se i kishin të ngja­shme, por mund të thuhet se ngjasonin si vëllezër siamezë.

[Hysen Gërvalla:]

Pasi dolën në Perëndim bënë përpjekjet e para për dialog kombe­tar e njerëzor me “kre­rët” e OMLK-së dhe të grupimeve tjera që u përngjanin tufave të deleve, duke u për­pje­kur t’i ofrojnë mërgim­tarët, t’i largojnë nga kursi ideologjik, në mënyrë që të vihe­shin të gjithë në binarë kombëtarë. Fatkeqësisht, gjithë këto përpjekje dësh­tu­­an, sepse tufat e deleve që i kishte organizuar Enver Hoxha nëpër kruzhoqet partiake, ishin me tru të shpërlarë. Megjithatë, Ju­sufi e Bardhoshi nuk u ndalen. Dhe, deri në ditën kur u vranë nuk pushuan së insistuari për një pajtim të arsye­shëm e të qytetëruar.

Gjatë takimeve të LNÇKVSHJ-së me përfaqësues zyrtarë të Tira­nës, doli hapur se diktatori Enver Hoxha nuk ishte i interesuar për forcimin e Lëvizjes Kombëtare, por për formimin dhe zgjerimin e organizatave komuniste në diasporë. Për këtë shkak dështojnë edhe bisedimet për bashkim në mes të Lëvizjes Kombëtare të Jusufit dhe OMLK-së se Hydajet Hysenit, që u mbajtën në Stamboll në tetor të vitit 1981.

Jusufi kurrë nuk ka qenë në Lëvizje Popullore, kurrë nuk ka qenë komunist. Jusu­fin e ka edukuar nëna, familja, rrethi i tij në frymën kombëtare e jo ideologjike.“

[Intervistë dhënë Jusuf Ferizit, Bota Sot, 10 mars 2003][3]

[Koment:]

Sigurisht që ka edhe fatkeqësi më rënda se sa të kesh vëlla tipin e Hy­sen Gërvallës. Nuk e ka thënë kot populli, “shokun e zgjedh vetë, vë­llanë ta lind nëna”.

Por, e meritojnë që të dy të injorohen ose t’ua kundërvësh mendimin e “trashëgimtarit” të Jusufit, Xh. Durmishit, meqë të dy, njëherësh, në ko­rrik 1981, Sabri Novosella i ka anëtarësuar në “Komitetin Qendror” të LNÇKVSHJ. Dhe, po të me lejohet të shpërdor gjuhën dhe injoran­cën arrogante të Hysen Gërvallës, atëherë për dele mund të konside­rohen JG e XhD, të cilët i livadhiste bariu i tyre Sabri Novosella.

[Xhafer Durmishi:]

Jusuf Gërvalla nuk e ka konsideruar kurrë në epokën e tij regjimin jugosllav si regjim komunist. Ideologjikisht, Jusufi e ka konside­ruar veten dhe ka qenë komunist, mark­sist. Fjalët e mësipërme janë padituri dhe përpjekje për falsifikim të luftës së Jusufit dhe shokëve të tij të Lëvizjes Nacionalçlirimtare, sidomos të atyre që i ka pasurnë Shtutgart. Përpjekjet e tilla janë të dënuara me dështim.[4]

[Xhafer Durmishi:]

Raporti i Jusufit dhe Kadri Zekës është i sqaruar në tërësi, në librin tim “LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, Tetor 2011. Prej marsit 1981 deri më 17 tetor1981 është ra­port i mirë, shoqëror, sa i përket anës së Jusufit, dhe në këtë rast kjo duhet të jetë primare. Pas 17 tetorit 1981 raporti shoqëror prishet, pasi bëhet i njohur keq­përdormi i punës dhe ndihmës së Jusufit për revistën “Liria”. Megjithatë, në të gjitha letrat e Jusufit, pamvarësisht afrimeve e distancimeve, Kadri Zeka përmendet vetëm si shok dhe asnjëherë nga Jusufi ai nuk ‘degradohet’ në mik. Nga Donika Gërvalla bëhet përpjekja që Jusufi dhe Kadri Zeka të reduktohen në persona privat [si Babi dhe Kadriu], të xhveshur krejtësisht nga shokët dhe organizatat e tyre. Si në rastin e Jusufit e aq më tepër në rastin e Kadriut, ku ajo nuk ka asnjë të drejtë, as teorike. Tentimet e tilla janë të destinuara për dështim.[5]

[Koment:]

Nëse Donika dhe Hyseni përçmojnë “trashëgimtarin” e Jusu­fit, atëhe­rë le të urdhërojnë të lexojnë çfarë ka dezinformuar Jusufi, siç i ka ofruar “trashëgimtari” Durmishi në “librat” e tij elektronikë dhe viza­tojeni pikëpyetjen më të madhe: Kujt t’i besohet?

[Jusuf Gërvalla:]

“I dashur vëlla, Mërgim!

Letrat e tua dhe materialet e shkruara i mora me kohë. Por, i lejova vetes të ta vonoja pak përgjigjen, për arsye se isha i zënë me disa punë të nisura, shumë të ngutshme. Me një shok të “Lirisë” (Kadri Zekën-shën. i Xh. D.) organizuam në Zvicër dhe në RFGJ katër demonstrata të punëtorëve kosovarë në botën e jashtme, dhe jemi në prag të organizimit të demonstratatës së pestë. Duheshin shkrime,trakte dhe fjalime, pastaj,duhej një vrap i madh për tubimin e njerëzve.”

[Letër për Sabri Novosellën, 16 qershor 1981][6]

[Jusuf Gërvalla:]

Tani, në bashkëpunim me komunistët gjermanë e zvicëranë, unë dhe një shok i “Lirisë” [Kadri Zekën-shën. i Xh.D.] jemi duke punu­ar në formimine disa komiteteve për Kosovën. Këto komitete do të përbëhen prej autoritetesh të njohura gjermane e zvicërane, si politikanë, shkrimtarë e artistë të njohur demokratë.

[Letër për Sabri Novosellën, 16 qershor 1981][7]

[Jusuf Gërvalla:]

Konkretisht, në komitetin që do të formohet në Gjermaninë Fede­ra­le, kemi rënë dakord që nga pala shqiptare të hy unë, kurse në atë në Zvicër, një shoku i “Lirisë” [Kadri Zeka-shën. i Xh.D.]. Ko­mi­tetet kanë për qëllim ta sheshojnë tëvërtetën për Kosovën dhe të organizojnë ndihma të ndryshme për popullin tonë të shumë­vuajtur.

[Letër për Sabri Novosellën, 16qershor 1981][8]

[Jusuf Gërvalla:]

Tani më lejo të dalim te një nga çështjet më të rëndësishme për mo­mentin aktual, pra, te çështja e bashkimit të vërtetë të të gjitha forcave të mbara revolucionare. Unë, kohën e fundit, me qëllim të mirë, i kam dhënë vetes të drejtë të të dekon­spiroj ty tek një person, te ai shoku i “Lirisë” [Kadri Zeka-shën. i Xh.D.], me të cilin ke­mi bashkëpunuar qe disa kohë. Ai, duke nxjerrë konkludime nga puna e Organizatës së tij dhe nga ajo e LNÇK, sidomos nga organi ynë “Zëri i Kosovës”, ka ardhur në këtë përfundim: sipas të gjitha gjasëve, edhe LNÇKVSH edhe Marksistë-leninistët e Kosovës janë dy degë të të njëjtit trung.”

[Letër për Sabri Novosellën, 16qershor 1981][9]

[Jusuf Gërvalla:]

Lidhur me këtë, ai ka një propozim konkret, të cilin ia kam aprovu­ar edhe unë, nëse pranon ti: të vijmë së bashku ai e unë te ti dhe ta ndriçojmë poqe e mundur këtë çështje. Fitimi, besoj, do të kish qenë i madh. Ai [Kadri Zeka-shën. iXh.D.] është një shok i mirë dhe mjaft i pjekur. Por, në qoftë se ti ngul këmbë që nukduhet t’i hymë fare kësaj pune, atëhere ashtu edhe do të bëhet.”

[Letër për Sabri Novosellën, 16 qershor 1981][10]

[Jusuf Gërvalla:]

Edhe një çështje tjetër me shumë rëndësi. Po ky shoku i“Lirisë” [Ka­dri Zeka-shën. i Xh.D.], i cili lidhjet me shokët në Kosovë i mban rregullisht, tash së fundi na njofton sesi nga Kosova i paska ardhur porosia që tash etutje të mos ngulim më këmbë në kërkesën për përfshirjen e tokave shqiptare nëMaqedoni e Mal të Zi brenda republikës së Kosovës, por të kufizohemi vetëm mestatusin e repu­bli­kës për territorin e sotëm të Krahinës Autonome të Kosovës, se­pse gjoja, po të paraqitet kështu çështja, paska njëfarë mangësie për realizimin e kësajkërkese.”

[Letër për Sabri Novosellën, 16 qershor 1981][11]

Jusuf Gërvalla, Metush Krasniqi, Sabri Novosella    

[Sabri Novosella:]

Porsi shteti amë, prapëseprapë njëra nga këto organizata bënte njëfarë dallimi. Kjo ishte LNÇKVSHJ, e cila udhëhiqej nga Metush Krasniqi, i cili ishte demokrat i vërtetë dhe mbi të gjitha ideolo­gjinë komuniste e konsideronte si ideologji ruse dhe si të tillë edhe antishqiptare, ashtu siç i konsideronte antishqiptarë sllavogreko­biz­antinët në përgjithësi.

[Zëri, 28 mars-4prill 1992][12]

[Sabri Novosella:]

E arsyeja ime, e cila në fakt ishte edhe qëndrimi i prerë i orga­nizatës të cilës i takoja, e në veçanti i Metush Krasniqit, ishte se gjithsesi duhej krijuar një organizatë gjithëkombëtare në të cilën mund të militonin të gjithë shqiptarët atdhedashës e jo ndonjë parti Komuniste marksiste-leniniste.

[Drita, Trelleborg, Suedi më1997][13]

[Sabri Novosella:]

Metush Krasniqi kishte një shpirt përbashkues. Ai bënte çmos për të krijuar unitet, bile mundohej që t’i afronte edhe komunistët që kishin rënë në konflikt me politikën e Titos për shkak të Stalinit. Po­saçërisht ishte shumë i kujdesshëm me të rinjtë që binin viktimë të propagandës komuniste, që vinte nga regjimi i Enver Hoxhës. Mirëpo, kurrsesi nuk gjente fuqi për të bërë çfarëdo kompromisi me komunistët, të cilët ishin në shërbim të okupatorëve serbo-komunistë. Në këtë pikëpamje, Metushi ishte tejet parimor dhe i palëkundur.

Nga komunistët stalinisto-enveristë, të keqen kryesore e shihte se ata do të ndikonin në çorientimin e djalërisë kosovare, duke e keq­përdorur autoritetin e shtetit amë. Ndaj komunistëve stalinisto-en­ve­ristë të brezit të ri ndjente dhembshuri të madhe. Këta i konside­ronte thjesht viktima të regjimit komunist të Enver Hoxhës.”[14]

[Koment:]

Përse t’i nxjerr vetës telashe për t’iu kundërvënë rrobaqepë­sit, kur këtë e bënë më mirë “trashëgimtari” i Jusufit dhe anëtari i “Komitetit Qen­dror” të LNÇKVSHJ, Zotëri Durmishi, i cili, tashmë, është edhe au­torë i 20 “librave” elektronikë. Ja vlerësimi i tij meritor:

[Xhafer Durmishi:]

Person i cili ka vuajtur dhe është persekutuar aq shumë për shqip­tarët nën Jugo­sllavi, në gjeneratën tonë dhe që nuk ka lënë asnjë mendim politik me shkrim mund të merret Metush Krasniqi. Për­pjekjet e ndryshme, të autorëve të ndry­shëm, duke thënë mendi­me personale dhe duke ia mvesh ato Metush Krasniqit, deri me sot kanë qenë katastro­fale. Dëmtimet e bëra në këtë drejtim kanë lënë për­shtypje aq të keqe sa mund t’ua thejnë vullnetin shumë njerëzve të arsyeshëm dhe të logjikshëm që të merren me atë punë edhe më tutje.

Në mënyrë të ngjashme, si tek rasti i Metush Krasniqit, “fjalë të mi­ra”, “kompli­mente”, gënjeshtra skandaloze dhe falsifikime kri­mi­nale janë tentuar të bëhen edhe në emrin e Jusuf Gërvallës. Por këto tendenca kanë pësuar katastrofën për meritën e vetë Jusuf Gërvallës, i cili pothuajse çdo hap të veprimtarisë së tij në Gjer­mani e ka dokumentuar me shkrim me dorën e vetë.[15]

[Xhafer Durmishi:]

Deri më sot Sabriu më së shpeshti ka folë në emër të Metushit dhe fjalët e veta të pa peshë i vendosë në gojën e Metushit për t’iu dhënë njëfarë peshe. Të vendosësh fjalët e tua në gojën e tjetërkujt nëse është fjala për talent të madh kjo mund të jetë edhe e suksesshme. Sabriu por edhe Kadrush Sylejmani në këtë pikë kanë dështua plotësisht.

[Letër Ramadan Pllanës, 27 tetor 2009][16]

[Koment:]

Edhe Shefqet Jashari-Strovci vazhdon të jetë gjallë. Edhe ai dezinfor­mon se ishte pjesë në tubimin themelues të LNÇKVSHJ, në verën e vitit 1978, ku tjetër nëse jo në shtëpi të Sabri Novosellës. Dhe i njëjti, duke folur për atë tubim themelues, dezinformon se si pjesëmarrësit kishin raportuar për celulat që kishin themeluar, për udhëheqësit e tyre që kishin zgjedhur, e broçkulla të ngjashme! Ta shohim, cilin dezinfor­mim të radhës ia ka cituar njeriu i “krahut” të tij, Z. Xhafer durmishi.

[Shefqet Jashari-Strovci:]

Për ty Sabriu, Metushi e nëpërmjet tyre ndoshta edhe Jusufi kanë ditur aq sa unë i kam informuar për ty.

[Letër Ramadan Pllanës, 27 prill 2009][17]

[Koment:]

Patjetër, vlerë të veçantë përmban dezinformimi i vëllait, pasi Sabriu kishte fat të kishte vëlla Selatinin dhe anasjelltas, ashtu si Jusufi me Hysenin, të cilët bëjnë kujdestari për të dezinformuar për vëllezërit e tyre.

[Selatin Novosella:]

Më tutje do të flitet për veprimtarinë e organizatës patriotike Lëvi­zja Nacional Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi, e formuar në vitin 1978 nga Metush Krasniqi, Sabri Novosella, Shefqet Jashari, Jusuf Gërvalla etj.

[Selatin Novosella, “Metush Krasniqi”, Prishtinë 2011, faqe 18][18]

[Koment:]

Përse nuk janë konsultuar vëllezërit mes tyre që të “harmonizojnë” të paktën vitin e themelimit, meqë Sabriu (por edhe Shefqet Jashari) kanë thënë se në verë të vitit 1977 e kanë themeluar LNÇKVSHJ, ndërsa Se­latini pohon se ajo është themeluar në vitin 1978.

Të shohim tani se çfarë dezinformon njeriu i sojit të tyre, “trashëgimta­ri” Durmishi, meqë kundërthëniet mes tyre janë më të fuqishme se sa dis­ku­a­lifikimet e mia, të cilat paragjykohen nga kjo kategori veprim­tarësh veteranë si subjektive e mashtruese.

[Xhafer Durmishi:]

Jusuf Gërvalla nuk e ka formuar LNÇKVSHJ, dhe as nuk ka marrë pjesë në for­mimin e saj. Në këtë Lëvizje atë e ka anëtarësuar, indi­vi­dualisht, Sabri Novosella.[19]

[Selatin Novosella:]

Ndërsa, Sabri Novosella, dyqanin e tij në qendër të Prishtinës, e ki­shte shndë­rruar në vend takimi të sigurt për shumë atdhetarë, që, për arsye që nënkuptohej, ata nuk mund të takoheshin në lokalet tjera të qytetit. Aty takoheshin: Metush Krasniqi…, Jusuf Gërvalla…

[Selatin Novosella, “Metush Krasniqi”, Prishtinë 2011, f. 121][20]

[Xhafer Durmishi:]

Jusuf Gërvalla nuk është takuar me Metush Krasniqin në dyqanin e Sabri Novose­llës, ashtu siç nuk është takuar kurrë me Shefqet Jasharin.[21]

[Selatin Novosella:]

Duke folur për rrethanat e kohës dhe përpjekjet organizatave të ndryshme të bë­nin një bashkim veprues, Sabri Novosella, po në këtë numër të gazetës së cituar [Drita, Malmë, nr.10/1997-shën i Xh. D.], shton: “Ne shumë shpejt vumë kon­takte të rregullta me Jusuf Gërvallën, i cili tashmë, bashkë me të vëllanë Bardhoshin, dhe të shoqen Suzanën, e kishin formuar Degën e Lëvizjes në Gjermani.

[Selatin Novosella, “Metush Krasniqi”, Prishtinë 2011, f. 139][22]

[Xhafer Durmishi:]

Kontakti i parë në mes Jusuf Gërvallës dhe Sabri Novosellës, pas ndarjes së tyre më 14 dhjetor 1979 në Prishtinë është më 14 prill 1981.[23]

[Selatin Novosella:]

Organizatën Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi, e bën tepër të veçantë e dhëna se në kreun e kësaj organizate ishin edhe Metush Krasniqi e Jusuf Gër­valla. Askund më mirë nuk është shkrirë në një vend mendimi lapi­dar: Atdheu mbi të gjitha!, sesa tek rasti i binomit: Metush Krasni­qi-Jusuf Gërvalla.”

[Selatin Novosella, “Metush Krasniqi”, Prishtinë 2011, f. 146][24]

[Xhafer Durmishi:]

Fraza “binomi: Metush Krasniqi-Jusuf Gërvalla” është e rrejshme dhe si e tillë e pakuptimtë, pasi Metush Krasniqi dhe Jusuf Gërvalla nuk e kanë bërë asnjë punë të përbashkët, as direkte as indirekte, as me gojë e as me shkrim, ata nuk e kanë koordi­nuar asnjë punë dhe asnjë fjalë të vetme në mes vete. Për këtë nuk ekziston asnjë fakt i vetëm. Veprimtaria e Metush Krasniqit në këtë pikë nuk desh­mon, nuk vërteton asgjë, veprimtaria e Jusuf Gërvallës vërteton gjithçka.[25]

[Selatin Novosella:]

Metush Krasniqi, po ashtu, mbante kontakte me letra dhe me të dërguar special, me Sabri Novosellën dhe Jusuf Gërvallën, nëpërmes njerëzve tepër të besuar dhe të dëshmuar.

[Selatin Novosella, “Metush Krasniqi”, Prishtinë 2011, f. 154][26]

[Xhafer Durmishi:]

Metush Krasniqi nuk ka mbajtur kurrfarë kontakti me Jusuf Gërvallën, as me letra e as me gojë.[27]

[Selatin Novosella:]

Metush Krasniqi pajtohet me Tezat rreth Frontit për Republikën e Kosovës.[28]

[Sabri Novosella:]

Tani lexojmë shkrime nga Hydajet Hyseni, Selatin Novosella etj. Gënjeshtra të tur­pshme që e fyejnë rëndë Metush Krasniqin se gjoja i paska pranuar tezat komuniste të organizatës Marksiste-Leniniste të ashtuquajturat “Tezat e frontit popullor” që do të udhëhiqej nga komunistët – OMLK.

[Sabri Novosella, „Rezistenca kosovare mes dy zjarresh“, f. 189-190][29]

[Sabri Novosella:]

Porsi shteti amë, prapëseprapë njëra nga këto organizata bënte një­farë dallimi. Kjo ishte LNÇKVSHJ, e cila udhëhiqej nga Metush Krasniqi, i cili ishte demokrat i vërtetë dhe mbi të gjitha ideolo­gjinë komuniste e konsideronte si ideologji ruse dhe si të tillë edhe antishqiptare, ashtu siç i konsideronte antishqiptarë sllavogreko­bizantinët në përgjithësi.

[Zëri, 28 mars-4prill 1992][30]

[Xhafer Durmishi:]

Me këto fjalë Sabri Novosella e ka krijuar një hendek-humnerë, në mes veprës së tij dhe Jusuf Gërvallës, që do të ketë pasoja. Nëse këto fjalë pranohen edhe si të Metush Krasniqit, e njëjta gjë vlen edhe për te. Me këto fjalë vërtetohet se Jusuf Gërvalla ka qenë krej­tësisht i vetmuar, sa i përket kuadrove të larta të LNÇKVSHJ, dhe e gjithë barra e formimit të politikës si ideator i Lëvizjes së tij, ka ra 100 për qind mbi supet e tij dhe të askujt tjetër.[31]

[Selatin Novosella:]

Nëse kësaj i shtohet edhe një segment tepër i rëndësishëm për Lëvi­zjen Kombë­tare Shqiptare, siç ishte koordinimi i veprimtarisë me shtetin amë, të cilin koordi­nim e bënte Jusuf Gërvalla, me çka ia kishte lehtësuar, në masë të madhe, këtë barrë Metush Krasniqit, i cili nuk mund të kryente këtë aktivitet duke pasur parasysh rretha­nat në të cilat zhvillohej veprimtaria atdhetare në Kosovën e oku­puar, ku vepronte Metush Krasniqi, duke mos u larguar nga Koso­va për asnjë çast të vetëm.[32]

[Xhafer Durmishi:]

Jusuf Gërvalla nuk ka mbajtur kurrfarë lidhjesh me Metush Kras­niqin në Kosovë. Jusuf Gërvalla nuk ka koordinuar asnjë veprim të vetin me Shtetin shqiptar, pasi këtë punë nuk e ka pranuar kurrë Shteti amë. Bisedat që i kanë bërë Jusufi me diplomatët shqiptar të Vjenës çdo herë kanë qenë spontane, apo në raste festash e panairesh. Jusuf Gërvalla me qëndrimin e tij ndaj shtetit shqiptar kurrë as nuk ia ka lehtësuar as nuk ia ka rënduar barrën Metush Krasniqit, pasi në pikëpamje organizative, Metush Krasniqi, në cilësinë e eprorit të LNÇKVSHJ, është një person që nuk ka ek­zistue në imagjinatën e Jusuf Gërvallës. Raportet me përfaqë­suesit e shtetit shqiptar [këtu e mendoj Bujar Hoxhën në Turqi] kanë qenë shumë të mira e më të rrjedhshme përmes Sabri Novosellës [për­mes Stambollit] se sa Jusuf Gërvallës [përmes Vjenës]. Rolin unifi­kues Metush Krasniqi në këtë rast ka mund me e luajtur vetëm përmes Sabri Novosellës dhe Bujar Hoxhës. Pra Jusufi kurrë nuk ka qenë dora e majtë, për kontakte me majtista, as dora e tahretit politik të Metush Krasniqit.[33]

[Selatin Novosella:]

Duke qenë ndër udhëheqësit e nivelit më të lartë të LNÇKVSHJ-së, duke mbajtur lidhjet me Metush Krasniqin në Kosovë e Sabri Novo­sellën në Turqi, nga njëra anë,… duke qenë në bashkëpunim me udhëheqësit e Frontit të Kuq Popullor kryetarin e tij Ibrahim Kelmendin…, Jusuf Gërvalla, kështu do të shndërrohet në faktor koheziv dhe të pazëvendësueshëm.[34]

[Selatin Novosella:]

Duke qenë ndër udhëheqësit e nivelit më të lartë të LNÇKVSHJ-së, duke mbajtur li­dhjet me Metush Krasniqin në Kosovë e Sabri No­vosellën në Turqi, nga njëra anë: …duke qenë në bashkëpunim me kryetarin e Partisë Komuniste Mar­ksiste-Leni­niste të Shqiptarëve në Jugosllavi, Abdullah Prapashticën, nga ana e tretë, Jusuf Gër­valla, kështu do të shndërrohet në faktor koheziv dhe të pazëven­dësu­eshëm.[35]

[Selatin Novosella:]

Duke qenë ndër udhëheqësit e nivelit më të lartë të LNÇKVSHJ-së, duke mbajtur li­dhjet me Metush Krasniqin në Kosovë e Sabri Novo­sellën në Turqi, nga njëra anë: du­ke qenë mik i afërm me Hydajet Hysenin në Kosovë dhe Kadri Ze­kën në diasporë, si udhëheqësit më të lartë të OMLK-së, nga ana e dytë … Jusuf Gër­valla, kështu do të shndërrohet në faktor koheziv dhe të pazëvendësues­hëm.[36]

[Xhafer Durmishi:]

Metush Krasniqi është njëri prej bijve më të merituar të Kosovës, i cili me luftën e vet i ka fituar meritat e veta. Kjo do të thotë se ai nuk ka asnjë nevojë për stolisjen e vet me merita të huaja, për vjedhjen dhe plaçkitjen e të tjerëve. Çka është e vërteta, ai vje­dhjen dhe plaçkitjen kurrë nuk e ka praktikuar, por kjo punë është bërë nga shokët e tij. Mveshja e Metush Krasniqit me merita të rrejshme e dëmton rëndë në mënyrë automatike edhe pjesën reale, të vërtetë të veprës së tij, sepse siç ka thënë Mulla Rama, me hak të huaj nuk shkohet në atë dynja.[37]

[Xhafer Durmishi:]

Jusuf Gërvalla nuk e ka njohur Metush Krasniqin në cilësinë e kry­e­tarit të LNÇK­VSHJ. Në qoftë se shërbehemi, për hir të qartë­sisë, me gjeometri, nuk ka ekzistuar tre­këndëshi Sabri-Me­tush-Ju­suf, dhe as segmenti Metush-Jusuf, pra lidhja e drejtpër­drejt Me­tush Krasniqi-Jusuf Gërvalla. Këtë nuk e pohon drejt­përdrejtë as Sa­briu, por përpiqet ta parashtroj në mënyrë indirekte: “Për këtë Jusufi e njoftonte vazhdimit de­gën e LNÇKVSHJ në Turqi dhe Me­tush Krasniqin, kryetarin e Lëvizjes në Kosovë”. Jusuf Gërva­lla nuk ka pas kurrë lidhje me Metush Krasniqin. Për këtë nuk ka asnjë dëshmi. Pasi që nuk ekziston asnjë letër, asnjë artikull, asnjë udhë­zim me vlerë që ka qenë i njohur në Gjermani apo dikund tjetër, kjo duhet të merret si e pavërtetë. Ai që do ta nxjerrë Metush Kras­niqin si kryetar të Lëvizjes, duhet të sjellë fakte.

Në një bisedë me Jusufin në verën e vitit ‘81 lidhur me udhëhe­që­sinë e Lëvizjes, ai thotë: “Sabriu është kryetari i Lëvizjes”. Kaq për (jo)lidhjen Metush Krasniqi-Jusuf Gërvalla. […][38]

Në shtator erdhën Tezat rreth Fronit Popullor për Republikën e Ko­­sovës tek Jusufi. Jusufi ishte parimisht 100 % me tezat që shtro­heshin. Ai i shtypi [radhiti] në makinën e tij të shkrimit, i shumëzoi, i dërgoi një numër ekzemplarësh Kadri Zekës në Zvicër dhe vet i shpërndau në krejt rrethin e Shtutgartit. Bashkimi shikohej si një çështje dite, bisedat dukej se do të ishin vetëm formalitet me një procedurë shumë të shkurtë. Jusufi kurrë nuk do të përshkruante [radhiste] ato teza e t’i shpërndante sikur të mos pajtohej pikë për pikë me pikëpamjet e tyre.[39]

[Koment:]

Tezat i ka ofruar Kadri Zeka për bisedime qysh në fund të qershorit, por meqë ishim të zënë shumë me veprimtari në terrene propagan­duese, nuk u morëm menjëherë e me përkushtim, pos gjatë korrikut.

[Xhafer Durmishi:]

…Të shkruash për Metushin më duket punë më delikate dhe më e zorshme se sa për Jusufin, pasi Metushi me aq sa dihet deri më sot, nuk më ka ra ndonjë material me shkrim nga dora e tij. Me këtë nuk dua ta nënqmoj në asnjë mënyrë veprimta­rinë e tij organiza­tive, ndikimin e autoritetin e fjalëve të dala nga goja e tij. Deri më sot Sabriu më së shpeshti ka folë në emër të Metushit dhe fjalët e veta të pa peshë i vendosë në gojën e Metushit për t’iu dhënë një­farë peshe. Të vendosësh fjalët e tua në gojën e tjetërkujt nëse është fjala për talent të madh kjo mund të jetë edhe e suksesshme. Sabriu por edhe Kadrush Sylejmani në këtë pikë kanë dështua plotësisht.

[Letër Ramadan Pllanës, 27.10.2009][40]

[Koment:]

Nga shumësia e përplasjeve kontroverse edhe mund të irri­to­het lexu­ese, duke humbur fillin e gjërave. Por, përmbledhja dhe thjeshti­mi re­zulton: Metush Krasniqi nuk ka qenë kryetar i LNÇKVSHJ, nuk ka marrë pjesë në tubim themelues në verën e vitit 1977 në shtëpinë e Sa­bri Novosellës. Sabriu, Shefqeti e Selatini vetëm dezinformojnë sa i përket themelimit dhe të qenit të Metushit kryetar. As Jusufi nuk ka pasur njohje me Metushin, Shefqetin e Ramadan Plla­nën. Jusufi nuk ka marrë në asnjë mbledhje të ndonjë udhëheqje të LNÇKVSHJ, sepse Sabriu e mashtron, tek në korrik të vitit 1981 (pesë muaj para vrasjes), me anëtarësim në “komitetin qen­dror”, duke vepruar njësoj dhe në të njëjtën kohë edhe ndaj Xhafer Dur­mishit. Ai “komitet qendror” ka qe­në gjetje fiktive e Sabri Novosellës për të mashtruar viktimat e tij se po i anëtarësonte, sado që si organ nuk ka mbajt asnjëherë mbledhje.

Merre me mend, edhe Asllan Muharremit i ka ndodhur befasia, vetëm pse ka dërguar një bashkëveprimtar në Turqi për të sqaruar një keq­kup­­tim me SN. Kur kthehet i dërguari, ia bie Asllanit “njoftimin” (mashtri­min), gojarisht, nga Sabriu, se ishte anëtar “komi­tet qen­dror”.[41] Edhe kur shkova në New York, në qershor të vitit 1982 me rastisi të shoh një kopje letre, të cilën Musa Hoti ua postonte veprim­tarëve gjithandej, se SN e kishte kooptuar edhe ate në “komitetin qen­dror”, po vetëkuptohet: fiktiv e si karrem…

E gjitha sikur bie erë se LNÇKVSHJ është sajesë e Sabri Novose­llës për të identifikuar dhe viktimizuar të interesuarit për veprimtari çlirim­tare. Prandaj gatishmëria e ish-kryepolicit të Prishtinës, Z. De­më Ade­majt, për të dëshmuar bashkë me kolegë të tij se bastisja dhe arrestimi më 23 dhjetor 1979 e Sabri Novosellës ka qenë simulim nga ana e UDB-së së Prishtinës, të cilin Sabri Novosella fare nuk e ka kundër­shtuar. Edhe telefonata që paskësh pasur Jusuf Gërvalla nga UDB-ja e Pejës në natën e 14 dhjetorit 1979 rezulton të ketë qenë kurth për ta kapur Jusuf Gërvallën, që të bëhet super i dëgjueshëm ndaj eprorit mashtrues Sabri Novosella.

Janë hapur një mori enigmash që duhet zgjidhur.

Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Sabri Novosella

[Jusuf Gërvalla:]

…Tani më lejo të dalim te një nga çështjet më të rëndësishme për momentin aktu­al, pra, te çështja e bashkimit të vërtetë të të gjitha forcave të mbara revolucionare. Unë, kohën e fundit, me qëllim të mirë, i kam dhënë vetes të drejtë të të dekonspi­roj ty tek një person, te ai shoku i “ Lirisë” (Kadri Zeka – shën i Xh. D.), me të cilin kemi bashkëpunuar qe disa kohë. […]

Ai, duke nxjerrë konkludime nga puna e Organizatës së tij dhe nga ajo e LNÇK, sidomos nga organi ynë “Zëri i Kosovës”, ka ardhur në këtë përfundim: sipas të gjitha gjasave, edhe LNÇKVSH edhe Marksistë-leninistët e Kosovës janë dy degë të të njëjtit trung. Një patriot revolucionar, i cili prej kohësh qenka në burg [ai thotë se nuk është fjala për Ademin, por për dikë tjetër], qenka përgjegjës për ndër­prerjen e kontakteve mes anëtarëve të vjetër të organizatës së hershme me anëtarët e krahut të ri të kësaj organizate. Kështu që, pjesa e vjetër e asaj organizate [të përbashkët] ka ndjekur një rrugë të caktuar dhe sot ka arritur deri te emri Marksi­stë-leninistët e Kosovës, kurse krahu i ri, duke mos marrë kontakt me kohë me anëtarët e vjetër, qenka zhvilluar në Lëvizjen e sotme Nacionalçli­rim­tare të Koso­vës. Për këto konkludime ai merr për bazë pikërisht organin “Zëri i Kosovës”, të cilin Marksistë-leninistët e paskan pa­sur gjithashtu organ të vetin për një kohë të gjatë [sidomos që nga viti 1974, thotë ai, paskan dalë disa numra të këtij organi]. Në rast të tillë, sipas mendimit të tij, bashkimi i organizatave tona jo vetëm që nuk është i vështirë, por është puna më e natyrshme. […]

Tani prej teje pres përgjigje të prerë për sa vijon:

1] A e aprovon ardhjen time bashkë me atë shokun, lidhur me sqarimin e çështjes së përmendur, apo se lejon.

2] Pas “pështjellimeve” rreth titullit të organit “Zëri i Kosovës”, a të duket e udhës që organit tonë të ardhshëm t’i vëmë një titull tjetër? Unë mendoj se

titulli duhet ndërruar.

3] A duhet të pranojmë edhe ne, sikundër ata të “Lirisë”, solucio­nin e Republikës

vetëm për territorin e sotëm të Krahinës së Kosovës?

4] A mendon se duhet edhe më tutje, pas këtyre njoftimeve, ta vazh­doj Bashkë­puni­min me shokun në fjalë [Kadri Zekën – shën. i Xh. D.], apo të punoj vetëm, duke iu kushtuar kryekëput punëve të LNÇKVSH dhe të organit të saj të ardhshëm?

Të lutem t’i analizoni hollësisht këto çështje me shokë dhe të më për­gjigjeni sa më parë që të jetë e mundshme.

[Letër Sabri Novosellës, 16 qershor 1981; Faridin Tafallari,

Me tre yjet e pavdekësisë…, Tiranë 2010, f. 270][42]

[Koment:]

Është për të të mbërthyer vaji kujt ia ka dërguar këtë letër JG dhe çfarë pështjellimesh paraqet, për të dëshmuar se LNÇKVSHJ dhe OMLK-ja paskëshin qenë dy degë të një trungu. Pra, në letrën ku po i për­gjërohej për t’ia falur dekonspirimin dhe tradhtinë që ia paskësh bërë “Bashkim Prishtinës” (pseudonimi klandestin i SN) kur i paskësh tele­fonuar UDB-ja e Pejës, Jusufi i shkruan broçkulla Sabriut për dy degët e një trungu, duke mos ditur se do ta hidhëronte “udhëheqësin”, i cili ka sajuar themelimin e organizatës në verën e vitit 1977 në shtëpinë e tij. Tjetër, është për të ardhur keq për naivitetin e Jusufit, i cili po men­donte se përmes “udhë­he­qësit” është duke komunikuar me “komitetin qendror”, nga i cili priste përgjigje në pyetjet që i dërgonte.

[Xhafer Durmishi:]

Por në fund të korrikut e gjatë gushtit e shtatorit 1981, çështja e bashkimit të OMLKsë dhe LNÇKVSHJ dukej aq afër, sa Jusufi pa fijen e dilemave pajtohet me shtyp fletëpagesa të shumta të për­shtatura për bankat gjermane për të dërguar të holla në këtë xhirollogari në Zvicër. Shumica e këtyre fletëpagesave shpërnda­hen nga Jusufi në Stuttgart dhe qytete tjera. Po në Stuttgart, reda­ktohet një trakt në emër të “Lirisë” për të ndihmuar luftën ekono­mikisht dhe për këtë trakt Jusufi e mori një citat të Sami Frashërit, në të cilin në thelb, thuhej: “Ai që nuk jep një grosh për Atdheun nuk meriton të varroset në te.” Tek pas dështimit të plotë të bise­dimeve në Stamboll, në tetor 1981, këto fletëpagesa, nga Jusufi trajtohen pak më ndryshe. […]

Në ndërkohë, meqë përkundër ndërprerjes së “Lajmëtarit të liri­së”, e gjesteve të shum­ta konkrete të Jusufit në favor të bashkimit me OMLK-në, nga Kadri Zeka dhe OMLK nuk kishte pasur asnjë lëvizje të vetme në këtë drejtim. Në këtë situatë Sabri Novosella i kërkon Jusufit që të filloj me përgatitjen e botimit të “Zërit të Kosovës” si organ i LNÇKVSHJ. Jusufi ia fillon punës dhe pothuaj­se i ka të gjithë artikujt të gatshëm për numrin e parë, qysh në ditët e para të gushtit 1981.[43]

[Koment:]

Informim korrekt. Prandaj thuhet, edhe djalli nuk është aq i zi sa e nxirosin njerëzit. Edhe Xh. Durmishi goxha shpesh është korrekt me informacion dhe (ç)vlerësime, për ç’gjë i takon falënderimi.

[Sabri Novosella:]

“Unë dhe Bardhoshi dolëm me qëndrimet e Organizatës që përfa­qësonim: Të bashkohemi në një organizatë të vetme e cila mund të quhej Lëvizja për Republi­kën Shqiptare në Jugosllavi”.[44]

[Xhafer Durmishi:]

Jusufi nuk ka përgatitur asgjë me shkrim për bisedimet e Stambollit të tetorit 1981, as Bardhoshit nuk i ka thënë asnjë fjalë për ndonjë farë Lëvizje për Repu­blikë. Jusufi është pajtuar me germën dhe me frymën e tezave rreth Frontit për Republikë, ashtu si ai i ka lexuar ato dhe si ua ka përcjellë vetë të tjerëve.

Bardhoshi u kthye aty më 13 tetor 1981, më saktësisht një ditë para se të hapej panairi i librit i Frankfurtit. Rrugës për në panair na u dha rasti së pari ta dëgjojmë Bardhin të tregoj për takimin e Stambollit. Bardhoshi tregoi se bisedimet në mes Sabri Novose­llës e Kadri Zekës sa i përket bashkimit ishin të shkurta, dhe u ndërprenë shumë shpejt pasi Kadri Zeka tha se nuk ka ardhë të bisedoj për bashkim.[45]

[Koment:]

Informim korrekt. Kadriu, siç i kishim miratuar “tezat e frontit për Re­pu­blikën e Kosovës”, kishte shkuar atje për të marrë OK nga SN për organizimin që parashtronin “tezat” dhe jo për t’u bashkuar, që do të thoshte se në front për republikë do të përfshiheshin të gjithë shqip­tarët, pavarësisht bindjeve të tyre ideopoli­tike, kurse OMLK ndërkohë do të shndërrohej në parti komuniste, duke bërë seleksionimin e komu­nistëve nga të gjitha organizimet e deriatëhershme. Sikur rezulton se Jusufi nuk i paskësh kuptuar “tezat” dhe tani mban anën e Sabriut, i cili vë kusht “bash­kimin” dhe jo organizimin sipas “tezave”. Në fakt, nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Jusufi vetëm duhej të zbatonte ven­dimet e Sabriut, çfa­rëdo që të ishin, meqë duket se duhet të ketë qenë i kapur nga ai.

[Sabri Novosella:]

Sa i përket asaj se unë paskam folur keq për Zeqën, kjo ka qenë kë­shtu: Më pyeti Uka se pse janë prishë Jusufi me Zeqën kohëve të fundit? Ju përgjegja ashtu si ka qenë. Pas bisedimeve në Stamboll, Zeqa ia kishte dërguar një vendim të rrejshëm se gjoja ishte for­muar “Fronti për Republikën e Kosovës”, gjë që Sokoli ishte hi­dhë­ruar së tepërmi dhe i kishte thanun në një letër: Çdo gjë që e ka fillimin në gënjeshtër është e gjykuar në dështim që në fillim. Në lidhje me bisedimet e Stambollit ia pata dërguar një letër të Sokolit Ukës e cila ia kishte luajtur mendjen dhe tash po mundohet me qpifë diçka kundër meje në atë drejtim, por atë letër po ua dërgoj edhe juve. IK e ka edhe ai një hall tjetër: i kishte thënë dikujt se gjoja unë e paskna “prishë” me Sokolin dhe ia dërgova një letër të Sokolit që ma ka dërguar me kohë dhe ajo ia kishte luajtur mendjen, pasi Heroi Sokol e ka treguar me fakte se kush është IK dhe unë jam ai që kam bërë çmos që Sokoli mos ta largoj krejtë­sisht IK-në.

[Letër Xh. Durmishit e F. Tafallarit, 16.01.1984][46]

[Koment:]

Interesante këto akrobacionet e SN. Jusufi dhe Sabriu nga kush do të më largonin? Ai nuk kishte bazë të organizuar. Pretendonte se i kishte 7-8 shokë në rrethinë të Shtutgartit, të gatshëm për t’u organizuar, por nuk i kishte sprovuar konkretisht, meqë ata, jo 7-8 veta në atë rreth, por me dhjetëra, para se të arratisej Jusufi, ishin aktivizuar rreth Hysen Gegës. Sikur ta kisha ditur se Jusufi po i dërgonte dezinformime SN, do t’ia ki­sha rregulluar punën që të mbetej me vetëm 4-5 jashtëqitjet tona (si Nuha Sulejmani, Xhavit Ramabaja, Besim Rexha dhe “kua­drin” që po e përgatiste ai në Mynhen, se të tjerë nuk kishte). Por, atëherë dhe tani, jam i sigurt se ai nuk i ka bërë ato poshtërsi dhe vetë përmbajtja e tyre me del falsifikim i një dore tepër armiqësore. Ndërsa një letër të tillë Sabri intriganti nuk ma ka dhënë fare në atë kohë, sigurisht nuk ma ka dhënë aq fshehtë, sa të mos e shihte asnjë bashkë­veprimtar. Po të ma kishte dhënë një letër të tillë, në vend që të me luante kapaku i kresë, siç gënjen ai, do t’i kisha çuar në… që të dy. Kjo, sepse kundër komplotistëve nuk kam qenë edhe aq tolerant (pos në situata kur ma zinin hapin).

Por, të shohim tutje kakofoninë e “trashëgimtarit” Durmishi.

[Xhafer Durmishi:]

Është paradoksale se si në bisedime qenka arsyetuar një qëndrim i përpiktë ndaj Repu­blikës para dikujt që nuk ka ardhur as të zhvilloj bisedime, përveçse t’i komentoj e sqa­roj tezat rreth Frontit, e vetëm pas një ore të jepet direktiva për nxjerrjen e një gazete krejt në kundërshtim me atë që është mbrojtur në bisedime. Në bisedimet e Stambollit roli përçarës i Bujar Hoxhës nuk ka qenë vendimtarë për rrjedhën e tyre.[47]

[Xhafer Durmishi:]

Rreth 12 tetorit 1981 Kadriu dhe Bardhoshi udhëtojnë me aeroplan në Stamboll për çështje të “bashkimit” – bishtëzimit. Dëshmitari i gjallë i këtyre takimeve Sabri Novo­sella ka shtrembëruar çdo fjalë sa i përket këtij takimi.[48]

Sabri Maxhuni – Novosella:

Me shpresë se do të arrihej bashkimi i organizatave në një Lëvizje Kombëtare, ku do të bashkohen veprimtarët, pavarësisht nga për­caktimet e tyre politike, isha përgatitur t’i prisja përfaqësuesit e OMLK-së. Në Aeroportin e Stambollit dola për t’i pritur së bashku me Sabri Kosovën, duke besuar se do të vinte edhe Jusuf Gërvalla, por Jusufi nuk pati mundësi të vinte për shkak të dokumenteve të udhëtimit ende të parregulluara. Ishte vendosur të vinte Bardhosh Gërvalla. Në aeroport arritën Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. U habita kur e pashë vetëm Kadri Zekën si përfaqësues të OMLK-së. Bardhoshi më tha se Kadriu kërkon që shoku që më shoqëronte të mos merrte pjesë në bisedime. Edhe përkundër dëshirës, e pranova propozimin.

U vendosëm në një hotel të Stambollit dhe pas një pushimi disa­orësh i filluan

bisedimet, unë dhe Bardhoshi, si përfaqësues të LNÇKVSHJ-së dhe Kadri Zeka, si përfaqësues i OMLK-së. Unë dhe Bardhoshi dolëm me propozim që të bashkohemi në një Lëvizje Kombëtare, pava­rësisht përcaktimeve politike duke u mbështetur në qëllimin kryesor, çlirimin dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare dhe bashkimin me shtetin shqiptar, respektivisht krijimin e shtetit shqip­tar brenda kufijve të vet kombëtarë. Kadri Zeka i kishte sjellë “Tezat për krijimin e frontit popullor të Kosovës”. Unë dhe Bar­dhoshi i lexuam ato teza me vëmendje të posaçme. Tezat ishin të qarta: kërkohej bashkimi i të gjitha organizatave dhe grupeve poli­tike në një front, i cili do të udhëhiqej nga Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës, e cila duhej të ngrihej në Parti Marksiste-Le­niniste të Kosovës. Në të vërtetë, kjo ishte kopje identike e ndë­rtimit të piramidës shtetërore në Shqipërinë komuniste. Dhe, tragjedia qëndron pikërisht këtu: këtë ndërtim piramidal dëshiro­nin ta bartnin në organizimin e emigracionit shqiptar në Perëndim!?

Gjatë tri ditëve u debatua me orë të tëra. Unë dhe Bardhoshi sill­nim argumente se duhej një Lëvizje Kombëtare që do ta gëzonte përkrahjen e shteteve evropiane dhe të botës perëndimore në për­gjithësi dhe të shteteve ku vepronin, siç ishin Turqia, Gjermania, Zvicra. Kadriu pohonte se si fitorja e proletariatit ndërkombëtar është e paevitueshme dhe se, sipas tij, e vetmja ideologji e drejtë është ideologjia marksisteleniniste. Vetëm komunistët janë të denjë për ta udhëhequr luftën për çlirimin e Kosovës.

Kadriu propozoi që Metushi të jetë kryetar i Frontit Popullor të Kosovës, por

gjithsesi komunistët duhet ta kenë Partinë Komuniste të Kosovës.”

[Rezistenca kosovare mes dy zjarresh, Prishtinë 2010, f. 155][49]

[Xhafer Durmishi:]

Jusufi nuk ka përgatitur asgjë me shkrim për bisedimet e Stambollit të tetorit 1981, as Bardhoshit nuk i ka thënë asnjë fjalë për ndonjë­farë Lëvizje për Republikë apo Kombëtare. Jusufi është pajtuar me germën dhe me frymën e Tezave rreth Frontit për Republikë, ashtu si ai i ka lexuar ato dhe si ua ka përcjellë vetë të tjerëve. Në Stam­boll, gjatë bisedimeve Kadriu jep sqarimin e vetë konkret e lakuriq se si duhet lexuar tezat:

– Jo parti pararojë [Jo Parti Komuniste Marksiste-Leniniste] e për­bërë nga anëtarë të organizatave të tjera, por vetëm nga radhët e OMLK-së,

– vetëm anëtarët e OMLK-së janë marksistë, komunistë të formuar,

– në organizatat tjera të tillë nuk ka, prandaj të tjerët – në Front për Republikë, nën udhëheqjen e OMLK-së.

Bardhoshi u kthye nga Stambolli me sa më kujtohet të premten në mbrëmje më 16 tetor 1981. Në këtë datë bazohem në faktin se Pa­nairi i librit i Frankfurtit, në vitin 1981 është mbajtur prej 14 [e mërkure] deri më 19 [e hënë] tetor 1981. Me Jusufin dhe shumë shokë të Shtutgartit ishim organizuar të shkonim në Panair. Por, Panairi në ditët e para [e mërkurë, e enjte dhe e premte] është i rezervuar vetëm për konferenca e tubime për ata që kanë ftesa e rezervime për ligjërata të ndryshme, ndërsa të shtunën dhe dielën është i hapur për të gjithë. Kështu, saktësisht në ditën e parë të ha­pjes së Panairit të librit në Frankfurtit për publikun e gjerë, dhe pikërisht, në kerr, në autostradë, gjatë rrugës për në Frankfurt, Bardhi na e shpjegoi mua e Jusufit rrjedhën e bisedimeve në Stam­boll, ndeshjen e cakërrimet frontale rreth Frontit, në mes Kadri Zekës dhe Sabri Novosellës.

Jusufi rrjedhën e këtyre bisedime e kishte dëgjuar qysh të premten në mbrëmje, por kishte dëshirë që Bardhi ta përsërit tregimin e tij edhe në praninë time e për mua.

Bardhoshi tregoi se bisedimet në mes Sabri Novosellës e Kadri Ze­kës sa i përket bashkimit ishin të shkurta, dhe u ndërprenë shumë shpejt pasi Kadri Zeka tha se nuk ka ardhë të bisedoj për bashkim.

Thelbin e bisedimeve ai e tregoi me këto fjalë:

S. Novosella: – Mund të fillojmë bisedimet për çka jemi mbledhur, bisedimet për bashkimin e organizatave në një të vetme?

Kadri Zeka: – Ne jemi për krijimin e një Fronti në bazë të këtyre tezave, i cili do të udhëhiqet nga OMLK!

S. Novosella: – Ne kemi menduar se do të vish për çështjen e bash­kimit të Orga­ni­zatave. Është çështja e këtyre bisedimeve për shkak të të cilave ne e kemi pezulluar nxjerrjen e “Zërit të Kosovës” qe disa muaj!

K. Zeka: – Unë nuk kam autorizim me bisedua për bashkimin më shumë se ajo që thash, e që është në teza!

S. Novosella: – Atëherë pse ke ardhur?

K. Zeka: – Që të shihemi!

S. Novosella: – Sa për t’u parë, mua më shumë më ka marrë malli për familjen time që nuk i kam pa qe dy vjet.

K. Zeka: – Jusufi nuk pajtohet me ty, ai është krejtësisht në pozitat e Tezave

tona. Këto teza që po i sheh në tavolinë janë të radhitura e rishkruara nga Jusufi.

S. Novosella: – Jusufi pajtohet me mua dhe jo me ty.

K. Zeka: – Ty ka me të dalë punë me Jusufin!

S. Novosella: – Jo mua po ty ka me të dalë punë me Jusufin kurrë ta merr vesh thelbin e interpretimit të këtyre tezave që nuk ke guxua me ia bërë atje, por ke ardhë tek unë.

K. Zeka: – Çka jeni kap aq shumë pas atij njeriu?

S. Novosella: – Është punë për ne për kend kapemi. A jam duke të pyetur unë ty se pse je kap aq shumë pas këtij apo atij njeriu?!

Bardhi tregon se gjatë kthimit, Kadriu ishte si një tjetër njëri. Atij dhe shokëve të tij më të ngushtë iu kishte ra sharra në gozhdë tepër keq. LNÇKVSHJ-a u kishte dalë kafshatë që nuk kapërdihet aq lehtë. Për dallim nga Kadri Zeka, Bardhi nuk e ka ndier vehten për asnjë moment keq nga kjo rrugë. […]

Prapë se prapë unë e kuptoj se për çështje ideore e ideologjike nuk është punë e lehtë të merresh me Sabri Novosellën për shkak të stabilitetit të palëkundur në këtë drejtim dhe njohurive të tij të thella. Por është një aspekt tjetër shumë më konkret që e bënë Sabri Novosellën ndër personat më të përsosur dhe ai është aspekti ekonomik, tregtar. Po të kishte pas asi parimi Sabriu, që të mos flas me komunist, atëherë ai kurrë nuk kishte me e lejua atë [Kadriun] të tregohet aq i pakujdesshëm me të hollat e fituara nga puna e tij, kurrë nuk kishte me e lejua të harxhohej kot deri në Stamboll, ta bënte gjithë atë troshak kot së koti. Sabriu qysh atëherë ka qenë i kujdesshëm të mos e harxhoj askënd, as t’i lodhë të tjerët që fjalët e tij t’i mbledhin si trohët e bukës në sofër. Kujdesi për trohët e bukës në sofër, për mos me ba troha kot së koti, i Sabri Novosellës është i patejkalueshëm.

Thelbi i prishjes së Sabriut me Kadri Zekën në Stamboll qëndron në faktin se Kadri Zeka e ka fyer Sabriun duke i thënë se ai [Sabriu] nuk është komunist i modës sikurse që janë ai vetë [Kadri Zeka], Mehmet Hajrizi e Brat Berat Luzha. A ka fyerje më e rëndë e ulje e reputacionit se sa ta akuzosh një rrobaqepës të klasit të parë se nuk din çka është moda, se nuk është në gjendje ta përcjellë modën.[50]

[Koment:]

Ec e merri vesh ustain Sabri dhe shegertin Xhafer, se cili dez­in­for­mon e cili vetëm informon. Megjithatë, për aq sa kam qenë në rrjedhë të ngja­rjeve, informimi që përcjell Xhaferi, për ato që i ka rrëfyer Bar­dho­shi, janë më korrekte. Pra, Kadriu nuk ka shkuar për “bashkim”, për të cilin nuk ishte disku­tu­ar deri atëherë, por për riorganizim, siç ishte konkretizuar në “teza”, të cilat vërtet i kishim miratuar.

Megjithatë, i parëndësishme ka qenë miratimi i “tezave”, siç infor­mon edhe Xhaferi, sepse Jusufi duket se ka qenë i kapur nga SN, nëse mund t’i besohet letrës së prillit që ai i paskësh dërguar Sabri Novosellës.

[Saime Isufi:]

Më 18 tetor të vitit 1981, u nisa përsëri për në Zvicër. Kadriu nuk ndodhej në Zvicër. Ai kishte qenë në panairin e librit në Frankfurt dhe pastaj kishte udhë­tuar me Bar­dhosh Gërvallën në Turqi, për bisedime rreth bashkimit të organi­zatave me udhëhe­qësin e LNÇKVSHJ, Sabri Novosellën. Në banesën e tij na priti Hasan Ma­laj, mua dhe Berat Luzhën. Me Hasanin, që atë natë udhëtuam diku në Gjermani për të marrë Kadriun. U takuam me Kadriun. Dukej shumë i lodhur, i rraskapitur, por edhe i dësh­pë­ruar nga takimi që kishte pasur me Sabri Novose­llën. Ai nuk i kishte përfillur, bile i kishte fyer e poshtëruar atë dhe Bardhosh Gërvallën.

[Apostol Duka, Vrasje në Shtutgart, f .98][51]

[Xhafer Durmishi:]

Kjo informatë është shumë domethënëse. Kadri Zeka, pas kthimit me Bardhin nga Stambolli, nuk shkon në Zvicër, po drejtë e në Gjermani tek Ibrahim Kelmendi. […] Mund të thuhet se shkaku i ndaljes së Kadri Zekës në Gjermani është Panairi i librit në Frankfurt. Por kjo nuk është krejt e vërteta. Ai [Kadriu] ndalet dhe shkon në Gjer­mani, që Ibrahim Kelmendin dhe Frontin e tij të Kuq t’ia bashkoj OMLK-së e Frontit Popullor për Republikën e Kosovës. Pra atë punë që nuk ka mund ta kryej e ta bëjë me Sabri Novosellën ta kryej me Ibrahim Kelmendin.[52]

[Koment:]

Shpifje pa asnjë bazë! Shumë do të kisha dëshiruar që Kadriu të kishte ardhur tek unë, por nuk ka ardhur. Unë dhe bashkëveprimtarët e Fron­tit, qysh në fillim, sidomos kur shpërthyen demonstratat e marsit dhe prillit 1981, ishim përcaktuar që ta “ngri­nim” organizimin dhe po bë­nim presion te Jusufi e Kadriu që të ndodhte çfarë­do forme e bashk­organizimit. Sikur të më ta­kon­te Kadriu dhe të më bën­te të tillë propo­zim, prapë do t’i kërkoja të me­rre­shim vesh edhe me Ju­su­fin, ngaqë tashmë ia kisha mësuar dë­shirat, por edhe hujet dhe huqet, që do të thotë se ai sërish do të binte dakord për bashkim.

Edhe kur ndonjëherë tensionoheshin bisedat për modifikim të “teza­ve”, (sepse bisedat kanë qenë herë-herë goxha të nxehta dhe të gjata dhe jo siç dezinformon Xhaferi, se Jusufi, tap-fap i mori në dorë, i redaktoi dhe i rishtypi) unë hidhja ndonjë shaka relaksimi si, ta zëmë, “mos dramatizoni çështjen e emërtimit, se edhe bisht fshese po ia vumë organizimit të ri, po e bëmë të fortë, do të afirmohet dhe do të imponohet, ose, telashja me vise a pa vise, që do të thotë vetëm KSA e Kosovës, apo me të gjitha viset e banuara në shumicë me shqiptarë, unë tallesha: edhe vetëm Lla­bja­nin (fshatin tim) po të kërkonim ta bënim republikë, Beogradi njësoj do të na luftonte. Fatmirësisht, unë ndihesha i plotësuar, meqë të dy më respektonin, edhe pse prapë më qortonin për mungesë disipline. Nuk dyshoja se në pra­pashpinë tjetër gjë shkruanin e vepronin. Kritikat e tyre për mungesë disipline dhe serioziteti, për frymë anar­kiste e spontaniteti, për ideologji, veshje e frizurë, etj., ishin të shpeshta, unër isha ambientuar me to. Nuk më lëndonin dhe fare pak ndihmonin që të korrigjohesha, sepse, ta zëmë, nuk i kisha as kushtet sociale të vishja pantallona stofi të cilët kërkonin mirëmbajtje ekstra.

Nuk dëshiroj të dyshoj as tani se Kadriu ka provuar të bëjë organizi­me më vete në Gjermani, pa marrë pëlqimin tonë, edhe pse ai kishte ca njohje e lidhje familjare, ta zëmë në Mynih, Halil Malën (e Hogoshtit), e ku ta di unë në cilat qytete të tjerë. Nëse vërtet Kadriu nuk paska shkuar në Zvi­cër, por ka qëndruar në Gjermani, siç thotë Saimja dhe Xhafe­ri, ka mundësi të ketë qenë te Faridin Tafallari dhe me të të kenë lëvizur, meqë më bëhej se Faridini po e favorizonte Kadriun për shkak se Jusufi kishte filluar ta favorizonte Nuhi Sylejmanin, i cili ishte mashtrues impo­nues. Bile edhe natën e fundit, më 16 janar 1982, Faridinit goxha iu prish qejfi, pse Kadriun, Sylën dhe mua na mori Jusufi. Ai ishte parapërgatitur të na priste në familjen e tij.

[Hasan Mala:]

Kur është kthye Kadriu prej mbledhjes [në Stamboll – shën i Xh. D.] që kanë pas, unë kam qenë në panairin e librit në Frankfurt. Ishte edhe Ismail Kadareja, ishte edhe Isufi aty. Pak a shumë u njifshim me Isufin, por jo sa duhet. Kisha një respekt ndaj tij, ishte njeri i afërt. Vjen Kadriu aq i lodhur e aq i mërzitur sa nuk mundet me u marrë me mend, dhe më kapi për krahu e u ulëm rreth një tavoline.

– Çka u bë puna si kaluat atje?

– Kurrqysh hiq nuk kemi kalue!

– Si?

– Nuk kemi mund të bëjmë asgjë, por frikohem se është prishë puna edhe më

shumë.

– Po Bardhi si mendon?

– Bardhi nuk mendon keq, Bardhi, por megjithatë, kur ishte ndikimi i tij [Sabri Novosellës – shën im], para tij nuk e thoshte ndoshta edhe atë çka e mendonte, se Sabriu kishte më kompetencë. Por Isufi më la përshtypje të mirë, – se i ka folë Isufit aty.

Isufi i ka thënë se pse nuk është arritë atje, mund të kryhet nesër. Domethënë mund të bëhet nesër, nuk do të thotë se u krye [mori fund – shën im] kjo punë. Isufi e ka pritë me rezervë, domethënë pse s’u bërë mirë tani, por në të ardhshmen do të bëhet mirë.”

[Marrë nga filmi dokumentar “Ç’ke bërë sot për Kosovën?”, 1992][53]

[Koment:]

Informim interesant nga Hasani fatkeq! Gjithë ko­hën edhe Hydajeti, edhe Kadriu, e shfrytëzonin atë kryesisht si shofer. Nuk i jep­nin mun­dësi as të bëhej anëtar i OMLK-së, sepse kishin një stazh që duhej ab­so­l­vuar, që do të thotë, duhej të dëshmohet si “kandidat” se është komunist i devotshëm. Ndërsa pas vrasjeve të kobshme edhe atij i er­dhën tre ditë që të bluajë, si Nuhi Sulejmanit, Suzana Gërvallës, Xha­fer Durmi­shit. Pra ai tashmë po përfaqësonte OMLK-në dhe ishte ai, Hasani mjeran, që ia dha “autorizimin” Xhafer Shatrit që t’ia bashkë­ngjis OMLK-në “bashkimit” të sajuar më 17 shkurt 1982, nga SN, Abdullah Prapashtica & Co.

[Xhafer Durmishi:]

Në Panairin e librit në Frankfurt, të shtunën me 17 tetor, një ditë pas kthimit nga Stambolli, Jusufi ka rastin të takohet vetë me Kadri Zekën. Është shumë interesant thelbi i bisedës së tyre në Frankfurt, për të parë se “kujt i del punë me Jusufin e kujt jo?” Kadriu e din se Jusufi është informuar shumë saktësisht nga Bardhi se si kanë shkuar bisedimet në Stamboll dhe për atë çështje ai nuk lodhet me i përsëritë gjërat, dhe se pikërisht misioni i Bardhit në këtë rrugë ka qenë mision i dëshmita­rit, që ky Besnik në aq mënyrë besnike i përshkruan. As Jusufi nuk humbë kohë me Kadriun për ta pyetur shumë se a janë të vërteta fjalët e Bardhit. Jusufi, sa është i qar­tësuar dhe i kënaqur për qartësimin e shumë gjërave është edhe aq i revoltuar për shkakun se si është e mundur që Kadri Zeka, Hyda­jet Hyseni, Mehmet Hajrizi dhe Berat Luzha t’ia japin vetes të drej­tën për të vendosur, për ta etiketuar e klasifikuar Jusufin si individ, dhe si anëtarë i një Organizate, pra të vendosin ata dhe askush tjetër, as më shumë e as më pak se: a është Jusufi komunist apo nuk është?! Dhe jo vetëm kaq, por është shumë i revoltuar se si këta komunistë të pae­pur gjer në fund i kanë kërkuar ndihmë Jusufit [edhe pse jokomunist] për t’ua përgatitur 3 numra të Lirisë dhe për t’ua dërguar në Kosovë në ditët më kritike, dhe në të njëjtën kohë luftojnë me çdo kusht ta mbajnë në distancë të sigurt duke e eti­ketuar si jokomunist.

Thelbi i bisedës së Jusufit me Kadriun më 17 tetor 1981 në Frank­furt, të cilën Ju­su­fi ma transmeton menjëherë pas mbarimit të saj është:

Jusufi: – Bardhi më tregoi se ti dhe shokët e tu e konsideroni LNÇK­VSHJ-në si organizatë jokomuniste?

Kadriu: – Është e vërtetë se LNÇKVSHJ nuk është Organizatë komuniste.

Jusufi: – Se në LNÇKVSHJ ka mjaftë individë që nuk janë komu­nistë, qoftë për shkak të bindjeve të formuara me kohë, qoftë për shkak se ende nuk kanë arritur të krijojnë botëkuptimet e tyre, këtë e pranoj.

Kadriu: – Nuk është fjala për individ, cili është e cili nuk është ko­mu­nist, cili mund të jetë e cili mund të mos jetë komunist. Në LNÇK­VSHJ asnjë anëtarë i vetëm nuk është komunist.

Jusufi: – Këto fjalë i thua ti duke më përfshi edhe mua. A vlejnë këto fjalë edhe për mua?

Kadriu: – Edhe për ty.

Jusufi: – Ta zëmë se nuk qenkam komunist në ditën e sotme. A men­don ti dhe shokët e tu se unë si individ kam gjasa që të bëhem komu­nist dhe të meritoj të quhem komunist ndonjëherë në të ardhmen?

Kadriu: – Pa u lodhur se si do të jetë e ardhmja dua të them atë që është kryesorja tani, se ti nuk je komunist!

Jusufi: – A mendon ti sipas kritereve tuaja, se të gjithë anëtarët e OMLK-së me të vërtetë janë komunistë të formuar!?

Kadriu: – Çdo anëtarë i OMLK-së është komunist i formuar.

Jusufi: – Tani i kuptoj plotësisht Tezat e juaja dhe seriozitetin që meritojnë ato. Edhe pse njihemi personalisht që nga marsi, njohja në këto 3-4 ditët e fundit është shumë cilësore.

Kadriu: – Duke e parë relacionin tonë të deritanishëm në dritën e fakteve të reja konkrete që dolën nga rruga në Stamboll, a je i hidhëruar në mua dhe komunistët tanë që të jemi sjellë ndaj teje në atë mënyrë që ta do ta jepte të drejtën edhe ta quash shfrytëzim?

Jusufi: – Unë kam qenë tepër i vetëdijshëm se çka kam bërë dhe për këtë nuk pendohem por jam krenar me punën time, andaj në këtë pikë nuk ka pse me iu vra ndërgjegjja. Në politikë e në luftë, kush i shërben kujt, kush është pjesë e një plani më të përgjithshëm, kush është pjesëza e kush është e tëra, kush e shfrytëzon kend, kush del më i paepur deri në fund, se a do jem unë një figurë episodike në Frontin tuaj të madh, apo do të jeni ju figura episodike e të modës në Lëvizjen time, në planin e idealin tim të përjetshëm nuk dihet kurrë deri në finale, deri në fund.

Kadriu: – Duke e parë relacionin tonë në dritën e fakteve të reja a ke aq durim sa të pranosh të kesh kontakte me mua edhe në vazhdim dhe a ma çelë derën nëse ta mësyj?

Jusufi: “Rrudhat mbi ballin tim, për mikun e vendlindjes, për aq sa kam pasur

indikacione 34 vjet të jetës sime, kanë shprehur qartë pamundësinë për të fshehur ndjenjën e fuqishme të brengës për fatin e atdheut të robëruar; ato kanë treguar se janë dyer kurdoherë të hapura kah shpirti, për të gjithë ata që kanë halle të ngjashme.”

Kadriu: – Ne jemi bashkuar me Frontin e Kuq, pra me Ibrahim Kelmendin. Nuk kishte pas aq anëtarë, bile me të thënë të drejtën nuk ka pse të mbetet merak pse ti nuk je bashkuar me ta para nesh!

Jusufi: – Ia pafsh hajrin! Ditën e mirë!

Kadriu: – Ditën e mirë![54]

[Koment:]

Goxha dhunti krijuese edhe ky farë Xhafër Durmishi. Veçse një dialog i tillë nuk ka mundur të ndodhë mes Jusufit dhe Kadriut, sepse nuk ka qenë në natyrën e tyre të dialogojnë në këtë stil e frymë. Xha­feri goxha duhet të ketë heq keq të sajojë këtë gjetje; pse jo, të dësh­mojë edhe dhun­ti dramaturgu, ngjashëm me akademikun e shpifur Sabri Hamiti, i përfolur nga kolegët të ketë qenë kuadër intelektual i UDB-së. Ndërsa mbarimi i dialogut me jep një fakt kokëfortë se i tëri është sajim.

[Jusuf Gërvalla:]

Nga e gjithë kjo, tash mbeti vetëm dëshira. A ka vend të ndruhemi se s’paska ardhur ende çasti i pritur i bashkimit? Ende po dua të shpre­soj që qëndrimi i sho­kut Z. (Kadri Zeka – shën Xh.D.) ndaj kë­saj çështjeje të rëndësishme nuk është edhe qëndrimi i shokë­ve të tij, aq më pak vija e tyre dhe përfytyrimi i tyre për bashkimin. Pasi kuptova si është shtruar kjo çështje në takimin tuaj [e këtë e kuptova në çastin e fundit në bisedë me shokun Z. (në panair, në Frankfurt, më 17 tetor – shën i Xh.D.), ishte e vetëkuptu­eshme të pajtohesha plo­tësisht me qëndrimin që ke marrë ti atje. Të njoftoj se, që kur mbaj kontakte me atë, asnjëherë, as rastësisht, nuk ka rënë fjala për një “bash­kim” të tillë të ÇORODITUR, siç e kishte shtruar çështjen shoku Z. [Kadri Zeka – shën im]. Po e panë ata të udhës, le të përpiqen të arrijnë “bashkime” me hope e bosh­llëqe, duke pa­sur cak të fundit jo grumbullimin optimal të forcave tona revolu­cionare në frontin e rreptë të luftës, por megalo­maninë e arrivi­stëve të revolucionit, ndjenjën e epërsisë boshe mbi të tjerët dhe tendencën për dominim me çdo kusht mbi të tjerët.”

[Letër Sabri Novosellës, 5 nëntor 1981; Faridin Tafallari, Me tre yjet e pavde­kësisë në ato vite të stuhishme, Tiranë 2010, f. 274 / nënvizimet e Xh.D.][55]

[Koment:]

Ata që tashmë e dinë përmbajtjen e letrës skandaloze të 14 prillit 1981, nuk duhet të kenë pritur se Jusufi do t’i shkruante “udhëheqësit” të tij, SN, ndonjë letër kundërshtuese, e cila do ta hidhëro­nte. Pra, ose Jusufi vërtet nuk i ka kuptuar “tezat”, ose paskësh qenë i kapur aq keq nga SN, sa të detyrohej që të katandiset në këtë farë nënniveli mjeran.

Edhe Xhaferi shumë herë ka dezinformuar se Jusufi i kishte “përqafu­ar” menjë­herë “tezat”, kurse nga kjo letër rezulton se ai nuk e paskësh kuptu­ar for­mën e organizimit, që përmbanin ato!

[Xhafer Durmishi:]

Në momentin e parë që më ra të takohem me Jusufin pas kthimit nga Frankfurti, u ngjitëm në katin e tretë ku ishte studioja e punës. Në tavolinën e tij të madhe dhe në fiokat e saj gjendeshin më shumë se 100 kopje të Tezave që i kishte radhitur, e të cilat nuk kishte arritë me i shpërnda dhe një tubë fletëpagesash për xhirolloga­rinë „Hilfe fçr Kosova, Katharina Asal – Biel-Biene, Konto 25-45475, Biel-Biene Schweiz”. Ai i ndau 5-6 ekzemplarë të Tezave që t’i ruaj në arkivin e tij dhe kopjet tjera të Tezave së bashku me fletëpagesat, në praninë time i hodhi në shportën e mbeturinave. Me këtë veprim Jusufi ka dashtë të tregoj se Kështjella e Lëvizjes së tij është Kë­shtjellë e lirë dhe e pamvarur në pikëpamje ideore, se në shtëpinë e tij askush pos tij nuk mund ta RUAJ rolin hegjemon, se Kështjella e tij është e lirë edhe në pikëpamje ekonomike pasi nuk ka kurrfarë obligimi t’i paguaj haraç ndo­kujt. Në të njëjtën kohë Jusufi kurrë nuk është përzier në punët e brendshme të të tjerëve e në shtëpitë e të tjerëve.

Kjo është e vërteta e trajtimit të Tezave të OMLK-së, nga ana e Ju­sufit, para taki­mit të Stambollit në mes Kadri Zekës e Sabri No­vo­sellës, takim i cili u bë në pra­nin e dëshmitarit besnik Bardhosh Gërvalla. Kjo është e vërteta e trajtimit të kë­tyre Tezave, nga ana e Jusufit, pas takimit të Stambollit dhe jo vetëm kaq, por edhe pas takimit të Jusufit me Kadri Zekën, në Panairin e librit në Frankfurt më 17 tetor 1981. [nënvizimet nga Xh.D.][56]

[Koment:]

Aferim do t’i thosha edhe Jusufit, sikur të ishin të vërteta këto ma­dhërime që ia bënë “trashëgimtari” Xhafer. Edhe Xhaferi që mër­dhe­zet në këtë prononcim, do të rezultonte me i dinjitetshëm, po të mos ishte bashkë me të argat dhe vegël mjerane e rrobaqepësit SN!

[Xhafer Durmishi:]

Faktin se Lëvizja e Jusufit është quajtur Lëvizje Nacionalçlirimtare, Sabri Novose­lla është munduar ta shfrytëzoj në maksimum për ta paraqitur këtë Lëvizje si orga­nizatë që nuk ka të bëjë asgjë me idetë komuniste.[57]

[Koment:]

Po më vështirësohet formulimi i komentimeve, sepse secilën herë po trishtohem më shumë për shpërdorimin që ua ka bërë dhe po ua bën Sabri Novosella Jusufit, Xhaferit, Shefqetit, Metushit, etj. Gjithashtu po më përforcohet dyshimi se vërtet “kriji­mi” i kësaj organizate duhet të ketë qenë simulim i UDB-së, por që e ka ngarkuar Sabriun për ta mena­xhu­ar, vetëm që të identifikojnë e viktimizojnë patriotë dhe të bëjnë kom­plote kundër organizimeve të tjera. Asnjëri nga “kuadrot” e kësaj organi­za­te nuk ka qenë dhe nuk është në gjendje të informojë, e lëre më të dësh­mojë me proces­verba­le për ndonjë mbledhje, ta zëmë të “komitetit qendror” të LNÇKVSHJ, të vitit 1977 ose 1978 e deri në vitin 1982.

Sesi po më kujtohet një bisedë e Jusufit, kur tha se ka ndodhur që UDB-ja ka themeluar organizata patriotike shqiptare që t’i identifi­kojë patrio­tët e interesuar për veprimtari çlirimtare. Edhe ato, thoshte Jusufi fatzi, kanë kontribuuar që të mbahet gjallë frymën patrio­tike e çlirim­tare shqiptare, edhe pse kishin kosto të lartë, meqë na e kanë kujtuar se duhet të organizohemi për t’u çliruar nga pushtimi jugosllav.

Tani, Xhaferi mundohet të vërtetojë se shkrimet individualiste të Jusu­fit, të publikuara kryesisht në “Bashkimi”, janë përcaktues që “Lëvizja e JG” duhet të ketë pasur karakter komunist. Nëse ajo orga­nizatë ishte e simu­lu­ar nga UDB-ja, kot lodhemi t’ia përcaktojmë karakterin ideo-politik dhe është paksa e pakuptimtë që shkrimet e publikuar në organin e FKP “Bash­kimi” të karakterizohet si platformë ideopolitike e LNÇKVSHJ. Logjika e Xh. Durmishit mendon se ashtu duhet të vlerësohen.

[Sabri Novosella:]

Porsi shteti amë, prapseprap njëra nga këto organizata bënte një­farë dallimi. Kjo ishte LNÇKVSHJ, e cila udhëhiqej nga Metush Krasniqi, i cili ishte demokrat i vërtetë dhe mbi të gjitha ideologjinë komuniste e konsideronte si ideologji ruse dhe si të tillë edhe anti­shqiptare, ashtu siç i konsideronte antishqiptarë sllavogrekobi­zan­tinët në përgjithë­si.

[Zëri, 28 mars – 4 prill 1992][58]

[Xhafer Durmishi:]

Kjo është taktika tepër e tejdukshme pas shembjes së ‘komunizmit’ dhe falimenti­mit të tij. Faktin se Lëvizja e Jusufit është quajtur Lë­vizje Nacionalçlirimtare e pamë se si është shfrytëzuar maksima­lisht dhe në mënyrë tejet të vendosur apo edhe të paepur gjer në fund, për ta parkuar atë në Frontin Popullor për Republikën e Ko­so­vës dhe mbajtur në distancë të sigurt nga OMLK-ja, së bashku me elementët e dyshimtë, me krijesat e me Frontet e UDB-së, me arsyetimin se Lëvizja e Jusufit nuk është komuniste, se ko­mu­nistët janë të ndërtuar prej një brumi të veçantë, se Jusuf Gërvalla nuk është prej brumit me të cilin është gatuar Mehmet Hajrizi, Hydajet Hyseni, Kadri Zeka e Berat Luzha. Pas falimentimit të komunizmit të Mehmet Hajrizit dhe të shokëve të tij, ri­shkri­mi e falsifikimi i historisë nga këta të fundit bëhet me po aq taktika qesharake e të tejdukshme, krejtësisht identike me ato të Sabri Novosellës, sa me të vërtetë të hyn dyshimi se jo vetëm që janë të një brumi por mos janë edhe bineq të një nane, të larë e të shpërlarë në të njëjtën koritë.[59]

[Koment:]

Konstatime interesante. Tamam ka vendosur pikën mbi i (edhe pse nuk ia di tamam domethënien e kësaj sintagme, “pikat mbi i”?). Dhe jo vetëm këta që përmend autori Durmishi, por pothuajse të gjithë ish-enveristët po provojnë t’i bëjnë makijazh mendësisë së tyre të dikur­shme enveriste, ndërsa titistët sikur janë duke e ruajtur krenarinë e tyre se ishin më demokratë se sa enveristët.

[Jusuf Gërvalla:]

Sa për organizatën e bashkuar rreth organit ”Bashkimi”, më duket se pak dobi mund të ketë nga iniciativa për bashkim e bashkëpunim me ta. Së pak për sa shihet te udhë­heqësi i kësaj organizate në botën e jashtme (I. Kelmendi – vërejtja XhD) nuk ekziston përshty-pja për organizim të mirëfilltë dhe as për ndonjë organizatë të fuqi-shme nume­rikisht. Megjithatë, po ta shihni ju të arsyeshme, ndosh-ta do të mund të realizohej mundësia që shokëve të Lëvizjes në Kosovë t`u jepet lidhja me përfaqësuesin e “Bash­kimit” në Kosovë. Megjithëqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë, njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Siguri­mit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për një­herë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhë­niet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë.”

[Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; Faridin Tafallari,

Dhimbje krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116][60]

[Koment:]

Sikur të isha i bindur që letra është autentike, do t’i çoja ndo­një “se­lam” për së vdekur Jusufit. Të paktën do të bëhesha pendestar për nde­rimin, përkrahjen, respektin, mbrojtjen që ia kam ofruar sinqerisht, shqiptarisht dhe guximshëm. Në kohën kur duhet të jetë shkruar kjo letër, dhia e zgjebosur, por bishtin përpjetë, siç është një proverb, nuk kishte as edhe një anëtar të or­ganizuar të Lëvizjes në gjithë emigra­cionin tonë. Edhe atij vetë, siç ka shkruar në letrat e prillit dhe të majit 1981, i kishte “pushuar” organizimi qysh nga 16 dhjetori 1979. Dhe pikërisht në letrën e prillit duhet ta ketë pyetur bosin e tij, SN, nëse do t’i jepte leje t’i organizonte vetëm 7-8 vetë, të cilët i kish­te ndërgje­gjësuar. Pra, po i raportonte shefit se për 16 muaj kishte vetëm 7-8 veta të gatshëm për t’i organizuar në “Lëvizjen e SN”. Ata 7-8 veta, pos të lavdishmit Remzi Ademi, të gjithë duhet të jenë gjallë dhe mund të dëshmojnë se që të gjithë ishin të ndërgjegjësuar, të politizuar e të angazhuar para dhjetorit 1979. Do të thotë para arratisjes së Jusufit. Në atë rreth ishte shquar Hysen Gega me bashkëveprimtarë shumë vite para se mua dhe Jusufit të na imponohej arratisja dhe të angazhohe­shim në ekzil. Kjo do të thotë se Jusufi nuk kishte ndërgjegjësuar njeri. Ai kishte mundësi të vizitonte dhe t’u fliste vetëm aktivistëve që ishin ndër­gje­gjësuar e politizuar para se të arratisej ai. Le të urdhërojë ndo­njëri të japë ndo­një shembull se ku kishte ndo­dhur t’u prisheshin tu­bimet funksiona­rëve komunistë të KSA të Kosovës, të cilët ishin në turne në Perëndim, që t’i “informonin” emigrantët dhe në emër të tyre të dërgonin telegrame për të dënuar demonstratat e marsit. Askund, asnjë anëtarë i organizuar i LNÇKVSHJ nuk ka ekzistuar në mars 1981, i cili do t’i kanalizonte ato tubime masive në përkrahje të kër­kesës Kosova-Republikë.

Ka lënë fjalë malësorja: “Syni i butë, bira e largtë”! Duke ruajtur me fanatizem res­pektin për Jusufin, – në këtë rast të pamerituar nëse re­zultojnë autentike “letrat” dhe “raportet”, – jam përmbajtur të duroj turlifarë pisash, duke filluar nga Hysen e Avdyl Gërvalla (vëllezërit e Jusufit) e të tjerë pastaj. Që kur me rastisi t’i lexoj këto “letra” dhe “raportin” dërguar SN, me tërë qenie do të angazho­hem për veri­fi­kimin e autenticitetit të tyre. Po rezultuan prodhim i dorës së Jusufit, zot na ruaj, siç shprehen besimtarët, atëherë do ta mallkoja gjithë bashkëveprimtarinë me argatë të komanduar nga SN, sidomos bashkë­veprimtarinë me Jusuf Gërvallën. Për Bardhoshin do të ruaj admirim sublim, sepse ishte ai që ka bërë gjithë “hamallëkun” dhe sakrificat financiare vetëm që të realizohet Jusufi i kapur nga SN…

[Xhafer Durmishi:]

A mund të jetë kjo e vërtetë? A është Jusufi aq i dezorientuar sa t’i fus në një thes Fron­tin e emërtuar nga UDB-a me OMLK-në e Ka­dri Zekës, Hydajet Hysenit e Mehmet Hajrizit? A është përpjekur Jusufi qoftë edhe me një germë të vetme t’i fus në një plan, në një thes Kadri Zekën me I. Kelmendin, figurën frontale të Frontit të TANJUG-ut?[61]

[Koment:]

Pyetja që ka bërë “trashëgimtari” Xhafer ma sforcon dyshimin se pikërisht ky duhet të jetë ustai i “letrave” dhe “raporteve” të kompilu­a­ra, duke taktizuar pastaj me Faridin Tafallarin që ai t’i publikojë i pari. Dhe, t’i publikojë ai, duke qenë punëtor gjysmanalfabet, sepse si i tillë nuk do të zgjonte dyshimin e bashkëvepruesit në falsifikim.

Nuk e besoj se Jusufi duhet të ketë sajuar broçkulla të këtilla: “Për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë, njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Siguri­mit Social në Prishtinë.” Jusufi ka qenë i informuar se në Kosovë Fronti nuk kishte ndër­marrë asnjë lloj orga­nizimi, sepse ishim të vetëdijshëm për ka­pa­citetet mo­deste që i kishim në emigracion. Në asnjë rast nuk simulo­nim të fortit dhe nuk thirre­shim e imponoheshim në emër të atyre bren­da, sidomos para bashkë­veprimtarëve të organizuar edhe në organizata të tjera sikur gjoja në Kosovë kishim të organizuar radhë të shtrira, gjithëpër­fshirëse; se po pyesnim atje, prej nga na vinin udhëzimet, etj. Ne kishim nëpër këmbë një Blakaj (Sadik), i cili na e kishte mashtruar Hysen Gegajn dhe e kishte dorëzuar në polici të Kosovës. E i njëjti pati fytyrë të kthehej në janar 1981 te “shokët” e Jusufit, të takohej disa herë me Jusu­fin, bile edhe ta lëkundte Jusufin sikur shpifej kot kundër tij, meqë ai na qen­kësh një pa­triot i devotshëm. Dhe mëdyshjet që ai do t’ia impononte Jusufit sërish prodhuan keqkuptime mes nesh. Ndërsa për Blakajn në Prish­ti­në, në atë institucion, nuk mund të hamendësoj dot. Si duhet ta ketë sajuar Jusufi, nëse vërtet ai është sajuesi, apo nga ç’pistë vjen as e kam idenë.

“Tra­shëgimtari” Xhafer Durmishi deri në monotoni ka stërpërsëritur: “Fron­tin e emërtuar nga UDB-a”. Kjo viktimë e rrobaqepësit Novo­sella ka shpër­dorur dyshimin tim që kisha shfaqur për Xhevat Rama­bajen, bashkë­the­mluesin e Frontit të Kuq Popullor [më 5 gusht 1978). Pra, unë edhe Jusufin, edhe të tjerë bashkëveprimtarë, i kisha infor­muar se Xheva­tin, nga fundi i verës së vitit 1979 dhe as Besim Rexhën nuk i kisha më bashkëveprimtarë. Për Xhevatin dy­sho­ja të ishte i anga­zhuar nga shër­bi­met jugosllave e gjermane, ndërsa Besimi na neveriste me komu­ni­zmin e tij vulgar. Fatkeqësisht, në prapashpinë Jusufi koke­to­n­te me të, me bindjen se unë po dyshoja pa argumente, por “trashë­gimtari” i Jusufit, Xhafer Durmishi, e angazhoi pikërisht Xhevatin si njërin nga kua­drot më autoritativ të “krahut të Jusufit”, nga janari 1982 deri sa vetë Xha­fe­ri ngriti flamurin e bardhë, ose i urdhëruar nga eprori SN e ndër­pret veprim­tarinë, në korrik të vitit 1985. Këtu vetë­kuptohet se është e pamoralshme që Xhaferi do ta shndërrojë në fakt dyshimin tim ndaj Xhevatit, si njeri i UDB-së, për të konstatuar se Frontin e kishte emërtuar UDB-ja (kur Xhevat Ramabaja ishte ideatori kryesor për atë emërtim), dhe po të njëjtin Xhevat ta auto­rizojë si kuadër të “lëvizjes së Jusufit” dhe si argat të tij që e kishte ndërmend ta impo­nonte edhe në krye të bashkësisë së klubeve shqiptare (me fotografi të Titos)!. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress


[1] Xh. Durmishi, SHOKËT DHE JUSUF GËRVALLA, f. 36

[2] Xh. Durmishi, SHOKËT DHE JUSUF GËRVALLA, f. 44

[3] Xh. DSurmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 8

[4] Xh. Durmishi, SHOKËT DHE JUSUF GËRVALLA, f. 26;

http://xhaferdurmishi.blogspot.de/2014/01/shoket-dhe-jusuf-gervalla.html

[5] Xh. Durmishi, SHOKËT DHE JUSUF GËRVALLA, f. 34

[6] Xh. Durmishi, SHOKËT DHE JUSUF GËRVALLA, f. 34

[7] Xh. Durmishi, SHOKËT DHE JUSUF GËRVALLA, f. 35

[8] Xh. Durmishi, SHOKËT DHE JUSUF GËRVALLA, f. 35

[9] Xh. Durmishi, SHOKËT DHE JUSUF GËRVALLA, f. 35

[10] Xh. Durmishi, SHOKËT DHE JUSUF GËRVALLA, f. 35

[11] Xh. Durmishi, SHOKËT DHE JUSUF GËRVALLA, f. 36

[12] Xh. Durmishi, VEPRA E JUSUF GËRVALLËS, f. 7

[13] Xh. Durmishi, VEPRA E JUSUF GËRVALLËS, f. 7

[14] Xhafer Durmishi, VEPRA E JUSUF GËRVALLËS, f. 7

[15] Xhafer Durmishi, TESTAMENTI, f. 19;

http://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/xh.d-vepra-e-j.gervalles.pdf

[16] Xhafer Durmishi, PA TRAZIME, Qershor 2014, Pashtriku, f. 21;

http://www.pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/xh.d-pa-trazime.pdf

[17] Xhafer Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 580;

http://pashtriku.beepworld.de/files/Gervalla/XhDurmishi/lvizja_jusuf_gervalles_tetor_11.pdf

[18] Xhafer Durmishi, FILHARMONIA E JUSUF GËRVALLËS, f. 27;

http://www.pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/Filharmonia-e-J-Gervalles.pdf

[19] Xhafer Durmishi, FILHARMONIA E JUSUF GËRVALLËS, f. 27

[20] Xhafer Durmishi, FILHARMONIA E JUSUF GËRVALLËS, f. 27.

[21] Xhafer Durmishi, FILHARMONIA E JUSUF GËRVALLËS, f. 27.

[22] Xhafer Durmishi, FILHARMONIA E JUSUF GËRVALLËS, f. 27

[23] Xhafer Durmishi, FILHARMONIA E JUSUF GËRVALLËS, f. 28

[24] Xhafer Durmishi, FILHARMONIA E JUSUF GËRVALLËS, f. 28

[25] Xhafer Durmishi, FILHARMONIA E JUSUF GËRVALLËS, f. 28

[26] Xhafer Durmishi, FILHARMONIA E JUSUF GËRVALLËS, f. 28

[27] Xhafer Durmishi, FILHARMONIA E JUSUF GËRVALLËS, f. 28

[28] Xhafer Durmishi, FILHARMONIA E JUSUF GËRVALLËS, f. 29.

[29] Xhafer Durmishi, FILHARMONIA E JUSUF GËRVALLËS, f. 29.

[30] Xhafer Durmishi, FILHARMONIA E JUSUF GËRVALLËS, f. 29.

[31] Xhafer Durmishi, FILHARMONIA E JUSUF GËRVALLËS, f. 29.

[32] Xhafer Durmishi, FILHARMONIA E JUSUF GËRVALLËS, f. 34.

[33] Xhafer Durmishi, FILHARMONIA E JUSUF GËRVALLËS, f. 34.

[34] Xhafer Durmishi, FILHARMONIA E JUSUF GËRVALLËS, f. 34.

[35] Xhafer Durmishi, FILHARMONIA E JUSUF GËRVALLËS, f. 34.

[36] Xhafer Durmishi, FILHARMONIA E JUSUF GËRVALLËS, f. 17

[37] Xhafer Durmishi, FILHARMONIA E JUSUF GËRVALLËS, f. 18

[38] Xhafer Durmishi, FILHARMONIA E JUSUF GËRVALLËS, f. 19

[39] Xhafer Durmishi, PA TRAZIME, Pashtriku 2013, f. 5

[40] Xh. Durmishi, PA TRAZIM, f. 20

[41] Asllan Muharremi, ËNDRRA LIRIE [kujtime 1978-1999], f. 94;

http://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/a.muharremi-Endra-lirie.pdf

[42] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 170-172

[43] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 172-173

[44] Xhafer Durmishi, PA TRAZIME, Pashtriku 2013, f. 5.

[45] Xhafer Durmishi, PA TRAZIME, Pashtriku 2013, f. 6.

[46] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, 536

[47] Xhafer Durmishi, PA TRAZIME, Pashtriku 2013, f. 6.

[48] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 181

[49] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 181-182

[50] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 182-184

[51] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 184

[52] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 184-185

[53] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 185-186

[54] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 186-187

[55] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 188

[56] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 187-188

[57] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 188

[58] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 188

[59] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 188-189

[60] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 222

[61] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 222

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]