Ka nisur seanca e jashtëzakonshme në Parlamentin Europian e cila po mbahet për agresionin rus ndaj Ukrainës. Të gjithë pjesëmarrësit janë ngritur në këmbë dhe kanë përcjellë duartrokitije të forta për Ukrainën, ndërsa në mesin e tyre ishte dhe përfaqësuesi i Ukrainës.

Në nisje të seancës, kryetarja e PE ka dhënë lajmin se do të nisin hetimet për krime lufte në Ukrainë, lajm i cili është pritur me duartrokitje nga eurodeputetët.

Në këtë seanacë mbajti një fjalim prekës presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ku ndër të tjera tha: Sot ishte ditë tragjike, po luftojmë për lirinë

Ju pëlqen!

“Ne do të fitojmë dhe jam i lumtur që ju nuk jeni vetëm duke folur për këtë por po e shikoni. Do doja të dëgjoja që nga nju për ne të dëgjojmë që zgjedhja e ukrainës për europën për ju… Ky mengjes ishte tragjik për ne. Më shumë se 20 universitete janë në qytetin që u godit. Shumë të vdekur.

Ky është çmimi i lirisë. Ne jemi duke luftuar për tokën tonë dhe për lirinë tonë. Ne po luftojmë për të mbijetuar. Ne jemi duke luftuar gjithashtu që të jemi anëtarë të barabartë në europë. Besoj se sot ne do t’i tregojmë të gjithë se kush jemi.

Pa ju Ukraina do të jetë e vetme. Ne kemi treguar forcën tonë. Ne kemi provuar se ne jemi njësoj si ju. Tregoni se jeni me ne. Tregoni se nuk do të na lëshoni. Atëherë jeta do të fitojë mbi vdekjen”, tha ai. /Abcnews/

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.