Parlamenti izraelit i dha sot votëbesimin një qeverie të re koalicioni, duke shënuar kështu largimin e Benjamin Netanjahut pas më shumë se një dekade në drejtimin e vendit. Megjithëse me mbështetjen minimale të Parlamentit (60 pro, 59 kundër dhe 1 abstenim), qeveria e re e kryeministrit Naftali Bennett merr detyrën.

Yair Lapid (aktualisht ministër i Jashtëm), një lider centrist, do të zërë vendin e z. Bennett pas dy vitesh, nëse qeveria e dy aleatëve do të qëndrojë në këmbë deri atëherë.

Ata drejtojnë një aleancë me tetë parti, që mund të mos bien dakord për shumë gjëra, por janë të unifikuar për largimin e Netanjahut.

Ju pëlqen!

Në një fjalim para votëbesimit, Bennett e cilësoi koalicionin e tij si një antidot thelbësor për një bllokim të vështirë.

“Ne e ndalëm trenin para humnerës”, tha Bennett. “Ka ardhur koha që udhëheqës të ndryshëm, nga të gjitha shtresat, të ndalen dhe ta ndalojnë këtë çmenduri.”

Para dhe pas shpalljes së qeverisë së brishtë të re më 2 qershor, Netanyahu dhe aleatët e tij u prpoqën ta pengonin përpara se ajo të merrte detyrën, duke nxitur deputetët e krahut të djathtë të opozitës të refuzonin një koalicion që përfshin centristë, të majtë dhe madje edhe një parti të vogël islamike arabe.

Netanjahu, tashmë 71 vjeç, ka mbajtur postin e kryeministrit për 15 vjet, nga të cilat tre mandate të njëpasnjëshme. Edhe pse tashmë në opozitë dhe nën akuzë për korrupsion, ai mbetet një forcë e madhe që rrezikon të përçajë koalicionin qeverisës. Lider i opozitës parlamentare dhe me një taktikë politike të “gdhendur” mirë, ai ka aleatë të fuqishëm.

Izraeli ka mbajtur katër palë zgjedhje pa rezultat të qartë në dy vjet, gjë që është reflektuar te raportet e izraelitëve me politikën. Asnjë nuk arriti të merrte shumicën e parlamentit izraelit, ndryshe Knesset, në dy palë zgjedhje, ndërsa të tretat prodhuan një koalicion të të qendrës së djathtë që shpërbë vetëm pas pak muajsh.

Koalicioni i ri propozon të lërë mënjanë disa nga çështjet më të vështira dhe të përqëndrohet në rindërtimin e ekonomisë. Por mbetet për t’u parë nëse kjo qeveri do të dalë t’i çojë në fund premtimet e veta.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.