Komuniteti Politik Europian dhe vlera e shtuar e tij vihet në pikëpyetje serioze, kur ekziston procesi i integrimit europian.

Shkruan: Dr Sadri RAMABAJA

Krerët e shteteve dhe qeverive të 44 vendeve në javën e parë të tetorit (6 tetor) u mblodhën në Pragë për takimin e parë të formatit të ri “Komuniteti Politik Evropian”.
Koncepti i Komunitetit Politik Europian ishte artikuluar për herë të parë në 9 maj 2022 nga presidenti francez, Emmanuel Macron në Strasbourg, duke e cilsuar si “një zonë të re të Bashkëpunimi politik”.
Takimi dyditor në Pragë i gjithë korpusit të shefave të shteteve ose të qevrive të shteteve evropiane (44 vendeve europiane, përjashto Rusinë dhe Bjellorusinë) rezulton të jetë një rikthim tek ideja e De Golit që pati dështuar që në startin e saj vetëm pak vite pasi përfundimit të Lufëts së Dytë Botërore.

Ndërkaq tani, në formatin e iniciuar nga presidenti francez Macron, shtetet e BE-së, në pamundësi për të përthithur brenda BE-së shtet kandidate edhe ato që kanë pretendime për aderim në BE, duan të përmirësojnë bashkëpunimin me kto vende.
Bisedimet gjatë këtij takimi u përqëndruan tek agresioni i paprovokuar rus ndaj Ukrainës dhe pasojat e saj. Përveç 27 vendeve të BE-së, në takimin në kryeqytetin çek u ftuan edhe 17 vende të tjera. Këto përfshijnë Britaninë e Madhe, Ukrainën, Turqinë, Norvegjinë, Zvicrën dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ukraina u përfaqësua nga kryeministri Schmyhal, presidenti Zelenskyj ishte prezent përmes lidhjes me video. Në takim në emër të dy republikave tona ishin Edi Rama, kryeministri i Republiës së Shqipërisë dhe Vjosa Osmani, presidentja e Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Josep Borrell, tha se ky takim është në rrugën e kërkimit të një rendi të ri pa Rusinë aktuale. “Kjo nuk do të thotë se ne duam ta përjashtojmë Rusinë përgjithmonë, por nuk ka vend për këtë Rusi të Putinit”, tha Borrell. “Sinjali që duam të dërgojmë është se, për fat të keq, ne nuk mund të ndërtojmë një rend sigurie me Rusinë. Rusia është e izoluar… Nuk keni vend, të gjithë të tjerët janë këtu”, tha Borrell.

Presidenti francez Macron, i cili inicioi forumin e diskutimit, shprehu shpresën për një shenjë uniteti dhe pati një diskutim që pretendonte të ishte largvajtës e strategjik. Nëdrkaq kancelari gjerman Scholz foli për këtë Komunitet që do të mud të shërbente si një instrument shtesë, i mirë, për ruajtjen e paqes tutje në kontinentin tonë.
Objektivi i tij primar, sipas kancelarit gjerman, është të garantojë sigurinë dhe stabilitetin në kontinentin evropian dhe bashkëpunim në sektorë të caktuara socio- ekonomikë.

Nga takimi sikur u insistua që të përcillet një sinjal i qartë në adresë të Moskës. Të gjitha vendet e Europës, 44 sosh, qëndrojnë së bashku kundër pushtimit rus të Ukrainës. Në këtë mënyrë u demonstrua se Vladimir Putini është i izoluar në Evropë me aleatin e tij të vetëm Bjellorusin.

“Mesazhi më i rëndësishëm për Rusinë është se së bashku ne dënojmë këtë luftë agresioni dhe sigurojmë që Ukraina të mos humbasë, por edhe të fitojë.”

Kështu tha kryeministri holandez Mark Rutte, i cili, si shumë të tjerë, mendoi se takimi i parë i Komunitetit Politik Evropian ishte një sukses.

Por pyetja e ligjshme që shtrojnë analistët ka të bëjë me vlerën e shtuar të këtij Komuniteti Politik Europian përballë BE-së. Ka ende shumë pyetje pa përgjigje, thotë Janis Emmanouilidis nga EPC, një Institut i politikave evropiane në Bruksel. Për shembull, cili mund të jetë rezultati në fund – ose me çfarë duhet të merret konkretisht ky Komitet: “Mund të jetë infrastruktura, infrastruktura e transportit ose infrastruktura energjetike, por edhe politika energjetike në përgjithësi. Por mund të jetë e vështirë të bashkohemi sepse ka interesa të ndryshme”.
Eksperti për Evropën, Emmanouilidis, e konsideron faktin se është ende e paqartë nëse “Komuniteti Politik Evropian” premton ndonjë vlerë të shtuar, dhe nëse po çfarë është ajo vlerë e shtuar. Nëse nuk ka farë vlere të shtuar reale, atëherë kjo krijesë po vjen në jeët me një defekt që në lindje, e i cili mund të jeët fatal për perspektivën e tij.

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas ishte më e qartë kur po fliste prë kërcnimet e Putinit për përdorimin e mundëshmëm të armëve bërthamore. “Nëse këto kërcënime shpërblehen, nëse tani themi: “Ne jemi të frikësuar dhe do të bëjmë atë që dëshironi”, atëherë Rusia do të përpiqet përsëri dhe përsëri. Nuk ju lejohet të negocioni me terroristët.”
Kjo retorikë e sforcuar e politikanëve europian përballë zhvillimeve të reja mes Serbisë e Rusisë, por edhe mes Italisë e Rusisë, ka një shije të hidhur.
Serbia, që jo vetëm se flet me terroristin Putin, por edhe nënshkruan marrëveshje e projekte bashkëpunimi, madje mu në ambientet e OKB-së në Nju Jork!
Në Pragë, në takimin trilateral Sholc-Makro-Vuçiq vështirë se mud t’i jetë tërhequr vërejtja që artukuloi në këtë rast, në Pragë, kryeminsitria e Estonisë.

Nëdrkaq Italia është akorduar me Moskën që, pas një ndalese të shkurtër ajo sërish do të marrë gaz rus përmes Austrisë. Një zgjidhje për problemin ishte gjetur me klientët italianë, njoftoi të mërkurën kompania shtetërore ruse Gazprom në kanalin e lajmeve Telegram. Operatori austriak pranon të ashtuquajturat nominime për transportin, që do të lejojë rifillimin e furnizimit me gaz rus.

Grupi shtetëror italian dhe importuesi më i madh i gazit Eni kishte njoftuar më parë se donte t’i paguante garanci Austrisë në mënyrë që republika alpine të dërgonte sërish gaz në Itali, shkruan FAZ në 5 tetor.

Gjiganti rus i energjisë deklaroi se nuk ishte më në gjendje të transferonte 20 milionë euro garanci sigurie për transportuesin austriak për shkak të rregulloreve të reja.

Shih për këtë Eni është angazhuar të zgjidhë këto vështërsi në mënyrë që tranziti nëpër Austri I gazit rus të mund të rifillojë. Italia merr gazin rus nëpërmjet një rruge tubacioni që kalon përmes Austrisë. Grupi italian nuk pa “absolutisht asnjë arsye gjeopolitike” si arsyen e ndalimit të dërgesave.

Sipas italinëve problemi na qenkërka në detajet e pagesës në rubla ose euro!

Objekt diskutimi edhe në takimet e lira mes pjesëmarrësve të takimit të Komunitetit Politik Europian në Pragë ishte kriza energjetike të cilën po e përjeton Europa. Pra tema numër 1: Kriza energjetike, e cila tani po rrezikon edhe konkurrencën e kompanive evropiane në tregun botëror, meqë gazi është dukshëm më i lirë në SHBA ose Azi, por edhe gjetkë.

Ka përpjekje që edhe në Evropë, kostot për gaz të reduktohen me urgjencë.
Por rrugët për unifikim në këtë rrafsh mbesin me shumë ndeshtrasha.
Ne duhet të fokusohemi në dy gjëra,” thotë kryeministrja finlandeze Sanna Marin, domethënë “prodhimi më i përqëndruar i energjisë së pastër dhe kujdesi për çmimet”. Por pyetja që shtrohet është se si. Shefja e Komisionit von der Leyen propozon të negociohet zbritja e çmimit me vendet mike furnizuese të gazit dhe po ashtu të kufizohen përkohësisht çmimet e blerjes me shumicë, siç kërkohet tani nga 15 vende të BE-së.
Këto rrugë që duhet të shpiejnë vendet edhe veç e veç në zbutjen e kërkesës së industrisë. Prandaj pritet të ketë përplasje mes Francës dhe Gjermaninsë që për objekt ka marrëveshjen e kësaj të fundit me Spanjën për gazësjellësin që do të shpjerë gazin nga portet e Spanjës drejt Gjermanisë.

Gjermania dhe Spanja javën që lamë pas shprehën gadishmërinë e tyre për ndërtimin e një gazsjellësi përmes Pirenejve përmes Francës deri në vitin 2025, që është një nga planet nga shumë sosh për të cilat u ra dakord gjatë konsultimeve mes dy qeverive të mërkurën, shkruan dpa.

Dronë mbi diktatin gjerman për politikën energjetike të Europës nga ana e Gjermanisë hapur e ka shprehur kryeministri polak Mateusz Morawiecki. paralajmëron kundër një diktati gjerman në politikën energjetike të Evropës.

Pavarësisht drosë polake, shtetet individualisht marrin vendime për të ndihmuar qytetarët për përballjen e kësaj krize, qoftë edhe me rrezikun për të dëmtuar tregun e brendshëm europian. “ Kjo është një kompetencë kombëtare” shprehet shqeto kryeminsitri holandez.

Gjermania, falë fuqisë së saj ekonomike, me ndërhyrjen e fundit, pritet ta përballojë si duhet ngritjen gjigante të çmimit të gazit. Sidoqoftë, ky akt, ka gjasa që të shkaktojë turbulenca në nivelin europian dhe dëmtim të ndjehsëm të solidaritetit brenda vet BE-së. Kjo ndërhyrje gjermane me një paketë gjigante ndihmash, provokon pashmangshëm thellim të diferencave brenda BE-së. Përndryshe do të duhej një paketë e tillë të ketë një lloj gjithëpërfshirje në nivel të BE-së, çka duket të jetë një akt utopik.

Pas kësaj ndërhyrje kaq të madhe të qeverisë gjermane, çarjet mes Italisë, Francës dhe Gjermanisë në raport me politikat europiane të energjisë, në një të ardhme fare të afërt, duken të jenë të pashmangshme. Në këto rrethana, ai që do të fërkonte duart dhe priste me padurim shkërmoçjen e njërës prej shtyllave esenciale të BE-së – atë të Solidaritetit reciprok, do të ishte pikërisht Putini.

Tashmë është e qartë se qeveria gjermane, nga e enjta që shkoi, do të bëjë gjithçka që varet prej saj që të mbrojë qytetarët e vet. Me të gjitha mjetet e mundshme. E ato, si kombi më I fuqishëm ekonomikisht në Europë, i ka në dispozicion. Këtë ndërhyrje jo pa të drejtë kancelari Olaf Scholz e quan ndërhrje të domosdoshme,respektivisht “bum të dyfishtë”.

Megjithatë, “bumi” prej 200 miliardë dollarësh është aq i fortë sa ka shkaktuar tronditje edhe në vendet e tjera të BE-së. Mario Draghi, ish-kreu i bankës qendrore dhe ish-shpëtimtari i euros, nuk është aspak i kënaqur me fushatën e mbështetjes në shkallë të gjerë të Berlinit. Në funksion të krizës energjetike dhe recesionit të afërt, Evropa nuk duhet ta lejojë veten të ndahet në vende që, si Gjermania, kanë një jastëk të madh financiar dhe në ato që, si Italia, nuk kanë më asnjë liri veprimi financiar. “Ne kemi nevojë për solidaritet,” kërkon Draghi, i cili dështoi si kryeministër italian verën e kaluar dhe që ndoshta do t’i duhet t’i hapë rrugë ekstremistes së djathtë Giorgia Meloni pas zgjedhjeve të reja fundjavën e kaluar.

Kur BE me gjithë mekanizmat që ka krijuar dhe selitur me dekada, këto përplasje nuk po arrin dot t’i tejkaloj, e madje në këtë kohë krize, ka rrezik real që ato të thellohen, krijimi edhe i në forumi shtesë , siç është Komuniteti Politik Europian, pa ndonjë vlerë të shtuar, roli dhe jetëgjaëtsia e tij vihet në pikëpyetje serioze pa përfunduar mirë punimet e takimit të parë.