Kreu i PD-së, Lulzim Basha, dy orë para mbylljes së votimeve është paraqitur nga Durrësi ku ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të dalin dhe të japin votën e tyre.

“Edhe dy orë kanë mbetur deri në mbylljen e vendvotimeve dhe të gjithë qytetarët të dalin masivisht për të votuar.

Dimri po merr fund, dielli po shkëlqen. E ardhmja e bukur po na pret, të gjithë drejt kutive të votimit”, tha Basha.

Ju pëlqen!

Ai u pyet nga gazetarët për votimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti por nuk dha ndonjë përgjigje.

“Asnjë koment, të gjithë dilni dhe votoni”, tha Basha.

Lexo po ashtu:  Presidenti: Kriza ka shkaqe kushtetuese dhe përfaqësimi. Rreziku rus nuk është problem për Shqipërinë
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!