Një kilometër rrugë në Shqipëri kushton dhjetë herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës sipas kreut të opozitës Basha.

Në një status në Facebook të shoqëruar me video, Basha i referohet studimit të fizibilitetit të rrugës Thumanë – Kashar për të akuzuar qeverinë se “ka grabitur 253 milionë euro”

“Në vend të ndërtimit të infrastukturës, të rrugëve, të porteve, të linjave të energjisë Edi Rama po vjedh paratë e shqiptarëve gjoja për të bërë rrugë.

Në vendin më të varfër të Europës një kilometër rrugë kushton dhjetë herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës, më shtrenjtë se në Amerikë, Gjermani apo Zvicër.

Sepse këto janë projekte për të vjedhur. #HajdutiPsiqik #RamaIk” shkruan Basha në Facebook.

Raporti në Ministrinë e Infrastrukturës mbi studimin e fizibilitetit për aksin Thumanë – Kashar përcaktoi se vlera reale për ndërtimin e tij ishte 169 milionë euro, ndërsa në projektbuxhetin e 2019 kjo rrugë parashikohej të ndërtohej me partneritet publik-privat për një shumë rreth 300 milionë euro. Megjithatë tenderi u anulua në janar pasi qeveria deklaroi se fondet do të kalonin për përmbushjen e kërkesave të studentëve të cilët në atë kohë ishin ngritur në protestë. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]