Një ulje drastike e pagës vetëm për tu kthyer të veshë fanellën e Barcelonës. Është ajo që po kalon nëpër mendje Neymar i cili, sipas El Mundo Deportivo, në këtë moment është para një prej zgjedhjeve më të komplikuara në karrierë: nga njëra anë Paris Saint Germain, që mes rrogës e bonuseve i garanton mbi 50 milionë euro në vit, në tjetrën Blaugranat, skuadra me të cilën është më i lidhur e me të cilën ka marrë edhe kënaqësitë më të mëdha në karrierë, por që nuk i ofron dot më shumë se sa fitonte përpara largimit, ose më saktë dicka më shumë se 20 milionë euro.

Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja katalanase, Neymar është duke përfunduar vitin e tij të tretë të kontratës (nga pesë) me klubin parisien e do të gjendet shpejt përballë një zgjedhje. PSG është i gatshëm ti ofrojë një rinovim prej 38 milionë euro në vit, të cilit i shtohet bonusi i pasur që fiton si njeriu imazh i National Bank of Qatar e që sot i rrit të ardhurat e tij vjetore në mbi 50 milionë. Barça mund ti ofrojë projektin teknik që i pëlqen brazilianit e në Katalonjë do të gjente miqtë Messi e Piqué, që insistojnë shumë për rikthimin e tij në shtëpi, që u përfol shumë edhe në 2019.

Por nëse do të bëhet, duhet të ndodhë këtë verë. Në 2021 do të jenë zgjedhjet presidenciale e Bartomeu kërkon brazilianin si njeriun marketing për rizgjedhjen. Nëse Neymar do të dojë të ndjekë ëndërrën e tij për të veshur ngjyrat blaugrana, duhet të marrë shpejt një vendim.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!