Barcelona do ta ketë rastin që ta gjejë veten në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Katalunasit para shikuesve të vetë do ta mirëpresin skuadrën franceze të Lyonit, ku në ndeshjen e parë kishin luajtur pa gola, 0:0.

Spanjollët janë të pamposhtur në Camp Nou që prej dhjetorit të vitit të kaluar (F9, B3 – në të gjitha garat).

Camp Nou ka kapacitet prej 99354 ulësesh (Foto by David Ramos/Getty Images/Guliver)

Blaugranat ka fituar 11 ndeshjet e fundit nga 16 sosh si vendas në garën evropiane për klube si dhe janë të pamposhtur në terrenin e tyre në 29 ndeshjet e fundit në La Ligë (F26, B3).

Të gjitha lajmet rreth Barcelonës

Në nëntë ndeshjet e fundit, francezët kanë bilanc prej pesë fitoreve dhe kanë nga dy humbje dhe barazime. Ata gjithashtu udhëtojnë në Spanjë pa pasur histori, duke humbur si mysafir në tetë ballafaqimet me ekipet spanjolle, megjithëse janë të pamposhtur në pesë udhëtimet e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve (F2, B3).

Të gjitha lajmet rreth Lyonit

Ndryshe, takimi mes këtyre ekipeve ku pritet edhe të dihet emri i skuadrës tjetër që do të vazhdojë më tutje garën, pritet të startojë në ora 21:00.

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Busquets, Roberto, Rakitic, Arthur; Messi dhe Suarez.

Lyon: Lopes; Dubois, Marcelo, Denayer, Mendy; Ndombele, Aouar; Traore, Depay, Fekir dhe M. Dembele.

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët. Këta nuk e kontrollojnë e as nuk e financojnë gazetarinë tonë kritike. Ndihmoje sot MekuliPress - Mbështete median e pavarur