Ofertë që vështirë se mund t’i thuhet jo. Barcelona ka vendosur që t’i ofrojë Lautaro Martínezit 16 milionë funte në sezon për ta bindur që ta lë Interin, raporton Daily Star. Martinez, 22-vjecar, është në formën më të mirë në karrierë me Interin këtë sezon.

Ai ka shënuar 16 gola në 31 paraqitje, madje i ka shënuar edhe Barcelonës në Champions League. Real Madrid, Chelsea dhe Manchester United gjithashtu janë të interesuar për shërbimet e tij, por oferta e madhe e Barçës ka bërë qe ata të jenë favorit për argjentinasin.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.