Barcelona raportohet të jetë e gatshëm të dërgojë në huazim Samuel Umtitin këtë verë.

Sipas gazetës spanjolle, Sport, mbrojtësi francez nuk është në planet e Barcelonës, përcjell lajmi.net.

Umtitit do t’i lejohet largimi në formulën e huazimit, me mundësinë e shitjes së përhershme.

Ju pëlqen!

Ish mbrojtësi i Lyon, është pjesë e Barcelonës që katër vite, duke fituar edhe dy tituj të La Ligas.

Umtiti ka vuajtur nga lëndimet gjatë kohës së tij në Camp Nou, duke u paraqitur në vetëm 77 ndeshje.

Në një krahasim me Pique, ky i fundit ka bërë 124 paraqitje gjatë të njëjtës kohë.

26 vjeçari të ardhmen mund ta ketë në Premierligë, me Arsenalin që ka shprehur interesim për të.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!