Arturo Vidal është zotuar se Barcelona do të luft ojë deri në fund për titull në La Liga, pas fitores së vështirë 1:0 kundër Real Valladolidit të shtunën. Mesfushori kilian Vidal e shënoi golin vendimtar në minutën e 15-të, falë asistit nga Messi, i cili ishte i 20-ti këtë sezon për argjentinasin, transmeton Gazeta Express.

Barça kishte lëshuar pikë në tri ndeshje që prej rifillimit të La Ligës dhe sikur të lëshonte për herë të katërt të shtunën, atëherë djelmoshat e Quique Setien nuk do të kishin më shpresa për titull. Por tri pikët e reja bëjnë që presioni të bjerë mbi Real Madridin, i cili është lider me një pikë më shumë por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Barcelona do të vazhdojë të shpresojë deri në momentin që skuadra e Zinedine Zidane të jetë e pakapshme. “Ne e dimë se varet. Ne thjesht duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet që na kanë mbetur”, tha Vidal pas ndeshjes.

Ju pëlqen!

“Nuk varet nga ne. Ne thjesht duhet ta bëjmë punën tonë dhe ta shohim se çfarë bëjnë ekipet e tjera”, shtoi ai.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!