FC Barcelona prezantoi sot unfiromat e reja për sezonin 2020-2021, me një dizajn të frymëzuar nga vitet 1920, gjithashtu të veshura në sezonin 2010-2011, i cili përfundoi me fitimin e La Liga-s dhe Ligës së Kampionëve. Fanella është tashmë në shitje në dyqanet e “Barça Store” në “Camp Nou”, Passeig de Gràcia, La Roca Village dhe Canaletes. Së shpejti do të gjendet edhe në dyqanet e aeroporteve El Prat (T1 dhe T2), që do të rihapen në javët e ardhshme. Po ashtu, është në dispozicion për të interesuarit edhe në platformën elektronike, në faqen e internetit të FC Barcelona, për t’u blerë online.

Ju pëlqen!


Uniforma origjinale e “Nike”, ajo që përdoret nga lojtarët, ka çmimin 139.99 euro. Vetëm ajo mund të blihet për momentin. Barça ka raportuar se uniforma normale do të ketë çmime që do të variojnë nga 59.99 deri në 89.99 euro. Ajo do të dalë së shpejti në shitje. Klubi tregon se “për shkak të një problemi teknik, këto modele u tërhoqën nga shpërndarja e kontrolluar prej FC Barcelona dhe, pasi të zgjidhet problemi, do të jenë në dispozicion, në dyqanet e zakonshme dhe kanalet e shitjeve online”.

 

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!