Philippe Coutinho do të rikthehet te Barcelona pas përfundimit te këtij sezonit, por skuadra katalane nuk e ka në plan të mbajë në skuadër brazilianin, duke dëshiruar shitjen e tij, për të transferuar Lautaro Martinezin e Interit.

‘Goal.com’ raporton që Barcelona ka ofruar Coutinhon te Arsenal dhe Newcastle United, përcjell lajmi.net.

Brazilani ka luajtur në Premierligë nga sezoni 2013 deri në vitin 2018, dhe ishte në mesin e lojtarëve më të mirë te Liverpool.

Ju pëlqen!

Ai ishte transferuar te Barcelona për 145 milionë euro.

Coutinho nuk ka justifikuar shumën e paguar për të, dhe këtë sezon ishte dërguar në huazim te Bayern Munich, të cilët edhe mund ta transferojnë atë, por bazuar në raportimet e medieve gjermane, një gjë e tillë nuk do të ndodh.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!