Arthur Melo ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me skuadrën e Barcelonës. Braziliani nuk do të luajë me skuadrën katalanase në Champions League dhe pret vetëm kalimin te Juventusi.Mesfushori nuk u shfaq në klub për të bërë testimin e COVID-19. Arthur nuk kishte leje nga Barcelona të largohej dhe mosprezenca e tij konsiderohet si thyerje e kontratës. Pas mbarimit të kampionatit, ai pushoi disa ditë në Ibiza dhe më pas u largua drejt Brazilit.
Vullneti i lojtarit është që të mos rikthehet dhe nuk do t’i bashkohet skuadrës as për ndeshjet e Champions Leagues. Ai nuk do të ndihmojë skuadrën në ndeshjen e kthimit ndaj Napolit.
MekuliPress është në prag të mbylljes.
MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!