Barça, e vendosur për Lautaron Gjiganti katalunas po mundohet ta gjejë rrugën e duhur për ta transferuar yllin argjentinas në Spanjë Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë assesi nga Lautaro Martinez, shkruan Gazeta Express. Gjiganti katalunas dëshiron ta transferojë yllin argjentinas në javët në vazhdim. Kërkesa e Interit prej 111 milionë eurosh është e lartë dhe Barça po mundohet ta gjejë rrugën e duhur për ta bërë të vetin sulmuesin “Nerazzurr”.

E përditshmja spanjolle “Sport” raporton se Barça ka arritur marrëveshje me lojtarin që nëse ai largohet nga Interi, do të transferohet veç në “Camp Nou”. Klauzola e Martinezit ka përfunduar të martën. Kampioni aktual spanjoll nga ana e tij i ofron dy futbollistë plus para për 22 vjeçarin, i cili po shkëlqen këtë sezon në Itali.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!