Një pjesë e parë më shumë e përdorur për të njohur kundërshtarin dhe jo me shumë raste konkrete.

Çekët nuk ishin shumë kërcënues në portën e Berishës, pasi kuqezinjtë u mbyllën mirë në fazën mbrojtëse.

Ndërkohë, Shqipëria pati disa mundësi, por të paqartë në topin e fundit. Një rast i pastër ishte pranë minutës së 30’ me Cikalleshin, por nuk mundi të shënonte. Ndërkohë një rast i diskutueshëm ishte brenda zonës së kundërshtarit, pasi Barjami mori një ndërhyrje, por për gjyqtarin nuk kishte asgjë të parregullt.

Ju pëlqen!

Në minutën e 56, Çekia ka kaluar në avantazh ndaj Shqipërisë.

Një aksion i shpejtë i ndërtuar nga vendasit, bëri që Soucek të dërgojë topin e fundit te Cerny, ku ky i fundit nuk gaboi para Berishës.

Për një moment u dha pozicion jashtë loje, por VAR vendosi se gjithçka ishte e rregullt.

Në minutën e 66, Shqipëria ka barazuar rezultatin ndaj Republikës Çeke.

Ka qenë Nedime Bajrami që ka shkundur rrjetën e portierit të Republikës Çeke.

Lexo po ashtu:  “Më pëlqen si kalon nga një skuadër tek tjetra”: Haaland, elozhet për Ibrahimovic ndezin merkaton
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!