Profesori i së drejtës kushtetuese, Mazlum Baraliu, ka komentuar figurën e ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Baraliu ka theksuar se Rugova ka qenë një njeri që ka bërë shumë për atdheun dhe një intelektual i mirëfilltë.

“Njeri i urtë, njëri i ndershëm, i qetë, intelektual i mirëfilltë, njëri që ka fol pak e ka bërë shumë”, ka thënë ai në emisionin në RTV Dukagjini.

Ju pëlqen!

Por, sipas Baraliut, në politikë Rugova ka disa të meta, duke theksuar se njëra nga to ishte politika e tij që quhej “rezistenca paqësore” në kohën kur vriteshin, torturoheshin e burgoseshin nga regjimi jugosllav të rinjtë shqiptarë.

“Por, nëse flasim për trashëgiminë e tij politike, sigurisht ka meritat e tij të veçanta, por edhe problemet të cilat i dimë të gjithë ne. I pari gabim ishte politika pa kufi që vazhdonte te ai, e cila quhej rezistencë paqësore. Ka pasur pasojë dhe po të mos dilte rezistenca aktive, po të mos organizohej ky popull për mes bijave dhe bijve të tij, nuk do të kishim këtë ecuri dhe këtë gjendje që kemi sot, as lirinë dhe as pavarësinë. Prandaj, diçka që në një kohë kur na ikshin djemtë, kur na vriteshin nga armata jugosllave, na vinin në arkivole, torturoheshin e burgoseshin, të qëndrosh e të thuash ne do të qëndrojmë siç quhej ajo rezistenca pasive ganidane, por ka qenë diçka që nuk është varë vetëm nga ai…”, ka shtuar profesori.

Lexo po ashtu:  Revolta e Faik Konicës: Më mirë të shes m… njeriu, se të shkruaj për shqiptarët!
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!