Protestuesit, me thirrje e parulla të shumta kundër qeverisë kërkojnë punë e dinjitet.

Shumica e protestuesve shprehen se janë të papunë dhe në gjendje ekonomike të vështirë.

Ata thonë se pavarësisht propagandës, qeveria nuk ka mbajtur asnjë premtim.

‘Taksat na i merr çdo ditë, por asnjë investim nuk na kthehet në mirëqenie për ne. Vjedhin djersën tonë’, deklarojnë të irrituar  protestuesit.

“Gjendja ekonomike e familjeve është përkeqësuar.

Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim.

Në Shqipëri sot s’ka punë, s’ka mundësi për të ecur përpara po nuk njohe dikë, korrupsioni është bërë standard, shteti nuk kujdeset më për qytetarët e vet.

Çdo ditë e më shumë po varfërohemi.

Qeveria vetëm merr paratë tona dhe nuk na kthen mbrapsh asnjë investim që hap vende pune.

Të rinjtë po largohen nga Shqipëria, se nuk kanë punë dhe po mbesin rrugëve. Qytetet po braktisen.

Na kanë hequr edhe ndihmën ekonomike dhe jemi pa bukë në shtëpi

Duhet të protestojmë në Tiranë më 16 Shkurt. Të gjithë kundër Kryeministrit të varfërisë”. 

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët. Askush nuk e kontrollon gazetarinë dhe kritikën tonë. Ndihmojeni MekuliPress të paktën me 1 euro. Mbështete sot median e pavarur kombëtare.