Një ditë pasi Prokuroria e Gjirokastrës njoftoi mbylljen e hetimeve për ngjarjen e ndodhur në tetor të vitit 2018 ku mbeti i vrarë Konstandino Kacifas, MCN ishte në fshatin Bularat, në Gjirokastër. Prindërit e tij nuk pranuan të jepnin prononcim mbi përfundimin e dhënë nga organi i akuzës.

Fqinjët e familjes Kacifas por edhe banorë të tjerë të fshatit, thanë se Kostandino Kacifan e kanë vrarë dhe jo të ketë vrarë veten.

“Djali nuk bëri asgjë. Të gjithë e dinë që atë e kanë vrarë dhe jo siç pretendon shteti se ai ka vrarë veten. Çfarë të besoj, që djali ka vrarë veten?! Nëse do ta kishte bërë një gjë të tillë nuk do të kishte ikur nga fshati, do ta kishte vrarë veten kur ishte në fshat dhe kur e kërkonin policët e ardhur nga Tirana. Mos kini asnjë dyshim, djalin e kanë vrarë vetëm sepse vinte flamuj. Djalin kishin kohë që e përndiqnin, e kishin marrë dhe në komisariat dhe e kishin dhunuar”.

Ju pëlqen!

Ngjarja e ndodhur në vitin 2018 në fshatin Bularat shkaktoi reagime të shumta te banorët e zonës, ndërsa gjithçka nisi pas disa të shtëna armësh. Policia kishte marrë informacione që një person qëllonte me armë pa pushim në këtë zonë, dhe u desh të bëhej ndërhyrja për neutralizimin e tij nga forcat speciale RENEA. Pas një operacioni rreth 5 orësh, Kostandin Kacifas nuk iu bind urdhrit për t’u vetëdorëzuar. Ai u gjet i vrarë në kodrën e fshatit, ndërsa pranë u gjetën 2 armë zjarri tip kallashnikov.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.