Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama ka replikuar lidhur me akuzat e ngritura për nismën Ballkani i Hapur me deputetin e Partisë Demokratike Tritan Shehu. Në interpelancën e kërkuar nga Deputeti Demokrat lidhur me këtë çështje, Rama është shprehur se nisma është zgjatim i Procesit të Berlinit, i cili prej vitesh mbetet ende pa u implementuar në terren.

Duke e shprehur interesin e Shqipërisë në terma ekonomikë, ai tha se aktualisht rreth 500 kompani shqiptare eksportojnë në Maqedoninë e Veriut e në Serbi. Ai tha se kamionët në rajon presin 28 milionë ore neper kufij per shkak te burokracive e pengesave administrative, vonesa që u kushtojnë shteteve sa 1% e Produktit të Brendshëm Bruto.

Ndërkohë që Shehu Akuzoi se duke u pozicionuar pro Serbisë në këtë nismë, Rama po i bën dëm jo vetëm shqiptarëve, por edhe po dëmton rëndë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ju pëlqen!

Ai e përshkroi Ballkanin e Hapur si qëllim strategjik të Serbisë për krijimin e Jugosllavisë së Re e lindur një dekade me pare, pa përfshirjen e Sllovenisë e Kroacisë.

Ai theksoi se projektet serbe nuk mund te na çojnë ne perëndim, ndërkohe qe Serbia ka arme ruse e shikon drejt unionit Eurazia. Shehu tha gjithashtu se vetëm pak ditë më parë Serbia ka miratuar dokumentin strategjik ku fut Kosovën e Shqipërinë si shtete armiq.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.