Dimitar Berbatov pret që Gareth Bale të qëndrojë në Real Madrid pavarësisht spekulimeve për të ardhmen e tij, që lidhet me Newcastle United.

Ish sulmuesi i Tottenham dhe Manchester United tha për Betfair: “Është e lodhshme që gjatë gjithë kohës të flitet për të, po bën kështu, po bën këtë, po bën atë. Ai ka familje, ka agjent dhe nëse mendon se Reali është vendi i duhur, atëherë ai do të qëndrojë, s’ka rëndësi çfarë thonë të tjerë”.

“Ka pasur shumë lajme se Newcastle ka mundësi ta transferojë Balen. Ai ka qenë në Madrid për shumë vite, ka fituar shumë trofe dhe vlerësohet nëpër botë për futbollin që luan”.

Ju pëlqen!

“Por, me gjithë respektin, nuk mund ta krahasoni Newcastlen me Real Madridin”.

Zinedine Zidane nuk e pëlqen shumë 30 vjeçarin që ishte shumë afër largimit në verën e vitit 2019, por çuditërisht, edhe pse Zizu publikisht e pranoi se po largohet “dhe është më e mira për të gjithë që ai të shkojë diku tjetër”, Bale vazhdon ta veshë fanellën e Realit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!