Diko Asqeri
Baki Beqar Çela, mësuesi dhe edukatori i brezit të së Djeshmes .  

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Në  bisedat tona telefonike dhe letërkëmbimet , me ish mësuesin tim, Baki Çela, i kërkova edhe jetëshkrimin e tij.Në letrën e datës 02.11.2012 ai më shkruan shkurt , jetën e vet . Po e shkruaj pa asnjë ndryshim . Ja, se çfarë shkruan ai :

Baki Çela, ka lindur në fshatin Zaloshje , më 15 korrik 1930 dhe sot banues  në Tiranë, i cili ka mësuar e kryer 4 klasë shkollë fillore në fshatin Zaloshje  dhe se e ka përfunduar me mësues, Hekuran Zhitin në vitin 1940.Mbasi e mbaroi shkollën, është marrë me punët e bujqësisë , deri në korrik 1944. Më 15 korrik 1944 , u largua nga fshati i tia defintivisht dhe u rreshtua me forcat partizane, deri në çlirimin e  Shqipërisë e pastaj në ushtrinë Nacionalçlirimtare, deri më 2 dhjetor të vitit 1945. Gjatë LANÇ-re, ka marrë pjesë në Batalionin e Rinisë ”Ajet  Xhindole” , i cili ka marrë pjesë në çlirimin e Beratit, të Kuçovës, të Peqinit  dhe të Tiranës.Më datën 30 tetor1944, u inkuadrua në Brigadën e X.Sulmuese , në Karbunarë të Lushnjes, i cili u regjistrua në radhët e Batalionit të Tretë, të Brigadës X.S., me detyrë korrier i batalionit  të kësaj brigade .
Komandant i Batalionit të Tretë, ishte Bardhyl Frashëri, ndërsa, komandant brigade, Njazi Çepani. Rrugën, për të mbritur në Tiranë, e kemi bërë natën edhe ditën.Pas dy ditë e dy netë, mbrritëm në Tiranë , më 11 nëntor 1944, në fshatin Gropaj e Kashar. Pas 17 ditësh luftime të ashpra, kundër nazistëve gjermanë, e tradhëtarëve të vendit , u bë e mundur çlirimi i Tiranës më 17 nëntor 1944 dhe më datën 28 nëntor 1944 ,mori pjesë si luftëtar me batalionin e tia të Brigadës së X.S., si dhe disa  brigada të tjera, në parakalimin  para popullit  të Tiranës .Më datën 24 dhjetor 1944, ka shkuar së bashku me Brigadën  X.S.në Gjirokastër, mbasi në Jugë të Shqipërisë,po bëheshin trazira nga andartët grekë, duke grabitur fshatrat e Jugut . Këtu u plagos rëndë, Nazmi Diko, i cili vdiq në spital, Gjirokastër.Mbasi kaloi dimri i egër, kam kaluar në Brigadën e 15 S., në Jugë, sidomos,  në Delvinë, Theollogo e  Pandelimon të Sarandës, për mbrojtje të integritetit .
Më 2 dhjetor 1945,u lirua nga radhët e ushtrisë kombëtare shqiptare, se ishte i vogël në moshë.Duhej që të ishe 18 vjet që të qëndroje kuadër . Për këtë u propozua nga komanda që të gradohesh rreshter, por për arsye të mësipërme,nuk u aprovua.Në dhjetor të vitit 1945,u vendos në Zaloshnje, pranë prindërve të tia, duke u marr me punët e bujqësisë. Gjatë viteve 1946-47, ka punuar në rrugën Berat – Çorovodë si punëtor, si dhe në Liqenin e Maliqit  të Korçës, për tharjen e kënetës. Në muajin mars të vitit 1948, shkoi në Vlorë, ku ka marrë mësimet e para pedagogjike për mësues .
Dëshmia është firmosur, nga drejtoresha e kursit, Liri Aranitasi.Kështu si unë, është dëshmuar edhe Takush Maksut Guda, nga Vëseshta . Lëndët kryesore, ishin:Pedagogji,Anatomi, Gjuhë, Letërsi,Matematikë, deri 3 të panjohurat * x,y,z*, Histori, Kimi , Gjeografi,Vizatim,Këngë e Fizkulturë.
U emrua mësues në fshatin Grevë si qendër, ku vinin nxënës edhe nga Postena edhe nga Kovaçanji, me katër klasë, me 60-70 nxënës , duke qëndruar deri në gusht 1951 . Gusht 1951- 30.06.1953 mësues në Zaloshnje.Nga 30 .06.1953-30.06.1954 , mësues në Gjerbës. Nga 30 qershori 1954, – 15 mars 1966 , mësues në Mëlovë…..Në vitin 1965 ka punuar si sekretar i lokalitetit të Gjerbësit – Tomorricë .Në vitin 1968 mbaroi shkollën e partisë ,duke u emruar, kryetar i kooperativës buqësore  Mëlovë, deri në 28 .01.1970. Nga kjo datë e deri më 14.08.1972,  ka punuar në komitetin ekzekutiv, si  kontrollor peshëmatjeje. Po nga kjo datë dhe deri më  12.09.1975, ka qenë mësues në Zaloshnje . 

Nga kjo datë ,deri më 31.08. 1977, kryetar i këshillit  të bashkuar – me qendër, Gjerbës. Nga data e mësipërme e deri më  02.10.1985, ka qenë përgjegjës i Gjendjes Civile, në komitetin ekzekutiv – Skrapar . Nga kjo datë, ai doli në pension.Bakiu , punën fizike njëmujore e ka bërë në :Mëlovë, Zaloshnje, Gjerbës, Çorovodë, Zogas, Kalanjas,Dibër, Tropojë, Gegaj të Kamenicës, Tropojë ,Lushnje, në fshatin Shenepremte. Interesohu për internetin , se nuk shkruaj më , se më dridhen duart ,më shkruan ai .Edhe me Baki Çelën, kam bërë letërkëmbim për historikun e fshati tonë.Ai ka qenë i gatshëm,për disa gjëra që i kërkova  .

Një pjesë e materialeve të tia, janë nëpër faqet e këtij libri. Me Bakiun, kemi punuar në vitin  1985 , kur ai punonte në Gjendjen Civile dhe unë në arkivin e komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit .Baki Çela, ka dekoratat : Medaljen e Çlirimit , Trimërisë, të Punës, të 40-vjetorit të Partisë e të 60-Vjetorit të Çlirimit të Atdheut .

Ka qenë një kuadër i zoti në detyrat që ka patur , serioz në punë dhe një shokë i dashur e i ndershëm .Edhe pse i larguar ca kohë në Çorovodë, Baki Çela, nuk e harroi Vendlindjen-Zaloshnjen e dashur. Ai vinte saherë me Neki Sulën e Haziz Dikon nga Çorovoda , në natyrën e katundit malor dhe gëzoheshin pa masë .. Kur frymëzohej , Bakiu shkruante dhe këndonte . Vjershën e tij për Zaloshnjen , me dëshirën e tij, e kam shkruar në këtë libër . Kujtimet e mbresat e mia, kur unë isha nxënës i tij në fillore, i kam shkruar në këtë libër,me dashurinë e mësuesisë .

Bakiu, rron në zemrat e asaj Vendlindjeje. Banon në Tiranë. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

 Baki Çela dhe shkolla ku ai i ka mësuar nxënësit e Zaloshnjes. 

– Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...