Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në një postim në Facebook i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, i cili tha se është penduar që pranoi koalicionin me VV-në.

Bajqinovci thotë se është absurde të jesh i kënaqur që ke qeverisur së bashku me PDK-në dhe që ke bërë Thaçin president, ndërsa të pendohesh që ke bërë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Të pendohesh që ke bërë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin, e të jesh i kënaqur që ke qeverisur së bashku me PDK-në dhe që ke bërë Thaçin president, është gjëja më absurde që kam dëgjuar nga Isa Mustafa”, ka shkruar Bajqinovci.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!