Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, më 23 gusht kishte marrë vendim që e diela të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset në Mitrovicë.

Mirëpo, përmes një postimi në “Facebook”, ai sot ka thënë se “koalicioni i fshehtë në Kuvendin komunal të Mitrovicës PDK-LDK” kanë marrë vendim për shfuqizimin e vendimit të tij të mëhershëm dhe të punohet edhe të dielave në këtë komunë.

“Koalicioni i fshehtë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, PDK-LDK, i përkrahur edhe nga disa gulerac të partive që janë në shuarje, kanë marrë vendim në Kuvendin Komunal që të punohet të dielave në Mitrovicë. Unë jam në kontakt me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, që ky vendim i dëmshëm për qytetarët nga Kuvendi Komunal të anulohet si i paligjshëm”, ka shkruar ai.

Ju pëlqen!

Por, në qoftë se MAPL-ja lë në fuqi “vendimin e koalicionit LDK-PDK” për të punuar të dielave, Bahtiri thotë nuk do të ketë mundësi refuzimi të tij sepse kështu do të bënte shkelje ligjore.

Lexo po ashtu:  Ish-presidenti francez dënohet me 1 vit burg

“Të gjithë këtyre që për inati politike kanë marrë dhe po marrin vendime në dëm të qytetarëve, do t’ua kallxojmë vendin në zgjedhjet e ardhshme sikurse më 2013 dhe 2017”, ka thënë Bahtiri.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!