Mes debatit për ndarjen e ministrive mes LDK’së dhe Vetëvendosjes ka ndërhyrë edhe i aderuari i fundit në partinë e Albin Kurtit, Agim Bahtiri duke thënë se Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk ia japin LDK’së në asnjë mënyrë

Bahtiri, ka deklaruar se partia e tij në asnjë mënyrë nuk do t’ia japë Lidhjes Demokratike të Kosovës Ministrinë e Punëve të Brendshme në kuadër të një qeverie të përbashkët.

Bahtiri thënë se VV’ja është e gatshme të shkojë sërish në zgjedhje të reja, por nuk do ta lëshojë këtë ministri.

Ju pëlqen!

Sipas tij, MPB’ja lidhet me premtimet kryesore të kësaj partie që ka bërë gjatë fushatës zgjedhore për rend dhe ligj.

Ai ka deklaruar për “Epoka e Re” se MPB’ja është pika kryesore e ndryshimit të gjendjes në Kosovë. Ndërkaq sa i përket postit të presidentit, Bahtiri ka thënë se nuk është koha që të diskutohet për këtë çështje.

Ai beson se koalicioni qeverisës në mes të VV’së dhe LDK’së do të arrihet sepse, sipas tij, nuk ka alternativë tjetër.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!