Bagdad, 30 Dhjetor 2006. Ekzekutohet Ish-Presidenti i Irakut, Saddam Hussein.

“Popull Amerikan: Unë kam përshtypjen se pushtetarët tuaj ende gënjejnë dhe nuk ju kanë thënë arsyet e vërteta që i shtynë të sulmojnë Irakun. Që nga fillimi ata kanë mashtruar jo vetëm bashkësinë ndërkombëtare, dhe veçanërisht atë evropiane, por edhe vetë popujt e Amerikës, duke ditur paraprakisht se faktet ishin krejt e kundërta e asaj që ata deklaruan “(Letra e fundit përpara dënimit me vdekje).

I lindur në vitin 1937, Husseini sundoi Irakun për më shumë se dy dekada. Ishte kjo një periudhë që shënonte luftëra shkatërruese dhe sanksione ndërkombëtare. Hussein është akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe për vrasjen e 148 banorëve në Dujail, më 1982.
Ishte president i Irakut sundoi nga korriku 1979 deri në mars të vitit 2003, kur u përmbys nga pushteti. Në dhjetor 2003 u gjet i fshehur në bodrumin e një ferme. U ekzekutua tre vjet më vonë, më 30 dhjetor 2006 me varje.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.