Lidhja mes babait dhe vajzës është unike!

Lidhja e vajzës me babanë e saj vërtet se e formëson përvojën e fëmijërisë së saj dhe ia përcakton sjelljen si e rritur.

Është babai ai i cili e vendos shembullin e “mashkullit të ëndrrave” dhe të një jete të suksesshme e të shëndetshme.

Nëse babai nuk është prezent në jetën e vajzës apo veprat e tij nuk janë të mira, atëherë kjo shpie që vajza të ketë probleme me vetëbesim dhe ka problem t’iu besojë meshkujve në përgjithësi.

Më poshtë i keni disa shembuj për rëndësinë që ka prezenca e babait në jetën e vajzës.

Përfshirja e babait qysh në moshën e hershme të vajzës

Kultura ka ndryshuar tani, ndërkaq shumica e baballarëve më në fund e kanë mundësinë të kujdesen për vajzën e tyre qysh prej kur lind ajo. Qysh nga dita e parë, baballarët përkujdesen për ushqimin e vajzës, ia ndërrojnë pelenat, i pastrojnë, i vënë në gjumë dhe ua qetësojnë të qarat. Një prezencë e tillë e forcon lidhjen mes tij dhe vajzës, gjë e cila është vitale për të ardhmen e fëmijës.

Rëndësia e babait në nivel emocional

Nëse vajza ka lidhje të mirë me babanë e saj, ajo ka më pak rrezik të zhvillojë ankth apo depresion, pasi që mësohet të ballafaqohet më mirë me stresin.

Nëse babai punon për ta zhvilluar një lidhje shumë të afërt me vajzën e tij dhe ajo ndihet komode të flet për ndjenjat e saj, atëherë babai e përgatit atë për lidhje të suksesshme në të ardhmen.

Ndikimi i babait në lidhjet e vajzës

Është babai ai që i tregon vajzës se çfarë kuptimi kanë dashuria dhe respekti. Ai i tregon asaj se si një mashkull duhet ta respektoj një femër, në veçanti gruan e tij. Vajza sheh dhe mban mend gjithçka, andaj babai ia formëson perceptimet se çfarë mund të pret ajo dhe çfarë është e pranushme te një partner romantik.

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët. Këta nuk e kontrollojnë e as nuk e financojnë gazetarinë tonë kritike. Ndihmoje sot MekuliPress - Mbështete median e pavarur