Profesori universitar, ish anëtari i kryesisë së LDK-së, Milazim Krasniqi, ka komentuar paraqitjen e Albin Kurtit në debatin televiziv që dy ditë më parë, shkruan MekuliPress.

Krasniqi, që është edhe babai i Memli Krasniqit (PDK) ka përkrahur publikisht avokatin Dastrid Pallaska i cili e ka thënë se paraqitja e Kurtit në këtë intervistë ishte më e dobëta ndonjëherë.

Karshi këtyre deklaratave profesori Milazim Krasniqi me emocione plot ka thënë se Pallaska çmontoi demagogjinë dhe amatorizmin e Albin Kurtit.

Ju pëlqen!

“Keq qe Dastid Pallaska nuk asht kandidat per kryeminister. Jo vetem qe e cmontoi demagogjine dhe amatorizmin e Kurtit, po shpalosi programin me koherent e me konkret per vendin tone. Te lumte Dastid!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./MekuliPress/

Lexo po ashtu:  Nis peticioni kundër paraqitjes së Kosovës si pjesë të Serbisë në Maps
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!