Avokati Azem Vllasi, ka folur për vrasjen e Jusuf Gervalles.

Vllasi thotë se dihej që Jusuf Gërvalla ishte patriot dhe atdhetar dhe se e kishte të pamundur të zhvillonte aktivitetin në Kosovë.

“Dyshimet e para për vrasjen e tij ishin se këtë e bënë shërbimet jugosllave pasi ato vrisnin në emigracion edhe njerëzit e Kroacisë siç ishin ustashët”, tha ai në emisionin “Kojshia Show”.

Ju pëlqen!

Vllasi thotë se nuk kishte informacione se Jusuf Gërvalla ishte i interesuar për veprime kundër shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë.

“Asgjë nuk më ka rënë të dëgjoj më detajisht por shërbimi jugosllav i atëhershëm kishte persona të shënjestruar për të vrarë. Për atë listë kishin njohur vetëm 2-3 persona. Shërbimin e Kosovës apo republikave tjerë nuk i ka pyetur askush. Shef kryesor i sigurimit shtetërorë i asaj kohe ishte Nistane Dollanc. Thuhet se si ekzekutor për dikë në emigracion ishte Arkani. Arkani ishte njeri i UDB-së. Por krejt kjo që po e them është nga ajo që e kam dëgjuar”, deklaroi ndër të tjera Azem Vllasi.

Lexo po ashtu:  Largohet nga detyra Ambasadori i Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!