Si në shumë vende të Europës dhe botës, ku jetojnë e punojnë shqiptarët, edhe në Norvegji ata kanë arritë suksese të lakmueshme ne shumë sfera të jetës, dhe nga gjenerata të ndryshme, duke filluar nga të rinjët, e deri të mosha mesatare të cilët kanë krijuar biznese të medha atje. Gjithashtu edhe fëmijët që kanë migruar atje në moshën e vogël, dhe që janë shkolluar e zhvilluar atje, kanë treguar rezultate të mira, dhe janë bërë shembull edhe për shoqërinë norvegjeze. Si rast që ja vlenë për ta theksuar, dhe shembull i ketyre sukseseve atje, është edhe avokatja shqiptare Marigona Jahaj, e cila jeton, dhe ushtron profesinonin e avokatës në Norvegji.

Kush është Margona Jahaj?
-Vajza e Xhevat dhe Shyhrete Jahaj të cilët migrauan në Norvegji në vitin 1992, atëherë isha 1 vjeqare. Pastajë me lindin dhe dy motrat, Besiana dhe Gentiana Jahaj, e që tani janë, Besiana infermiere kurse Gentiana është mësuese.

– Jamë 29 vjeqare, dhe kam përfunduar fakukltetin juridik, niveli Master. Punojë avokate pranë zyrës time në kryeqytet (Oslo) si dhe në qytetin e Porsgrunn. Nga vitit 2018 në stafin tim janë 3 punetore dhe jamë në procesin e zgjerimit të stafit në kompaninë time Advokat Marigona Jahaj

Si ishte rrugëtimi yt deri këtu?
Si çdo punë dhe profesion që kërkon përgjegjësi dhe angazhim, edhe unë kamë pasur vështirësi deri sa arrita objektivat e mia, përfundimi i fakultetit, puna praktike, pastaj, hapja e kompanisë. Fatmirësisht për ti kaluar këto sfida pata përkrahje të pa rezervë të familjes dhe shoqërisë të cilët i falënderoj shumë e posaçërisht familjës që nuk pushuan kurrë të më përkrahin, materialisht dhe moralisht në çdo kohë.
Fakti qe jamë migrante, nuk me ka bërë të ndihëm e diskriminuar. Ndoshta edhe fakti që këtu kamë ardhur në moshë fëmijërie dhe jamë rritë, jamë shkolluar këtu. Kjo shoqëri në vend, ka bërë që unë të ndihem e barabrat me bashkmoshatrët e mij Norvegjez dhe fëmijët më prejardhje të ndryshme që jetonin në vëndë.
Pse avokate?
Që nga fëmijëria kamë pasur sensin human dhe kamë pasur dëshirë ti ndihmoi të tjerët që nga koha kur kam fillu në çerdhe, kur prindërit kishin mbledhje prindërish, edukatorja ju thoshte; Marigona ka deshirë, kurajo dhe vullnet ti ndihmoi të tjerët. Kjo veti ka qenë e theksuar tek une sipas asaj çfarë më rrëfejnë prindërit për atë periudhë fëmijërore.

Ndoshta kjo ka qenë edhe si sinjal që unë kur te rritëm të merrem me zgjedhjen e problemeve të njerëzimit përgjithësisht pa dallim besimit apo nacionaliteti çofshin, në mënyrë që në moshën e arsimimit tim të lartë ta zgjedh, ta përfundojë arsimimin e të punojë sot në profesionin si avokate e kvalifikuar.

Dëshirojë ta ilustroi një rast kur isha në moshën 8 vjeçare, ku ishte edhe familja e xhaxhait timi cili po ashtu kishte migruar në Norvegji gjatë kohës së luftës. Nga organet shtetrore, ata morën përgjigje negative nga departamenti për të huaj. Policia erdhi në shtëpi të xhaxhait dhe i morën me vete për ti larguar nga Norvegjia për ti kthyer në Kosovë pa asnjë paralajmërim. U mërzita shumë nga ajo skenë, ishte e tmerrshme, vetë më vete mendova, sa mirë do të ishte po të kisha mundësi në të ardhmën ti ndihmojë njërzit siç ishte rasti i xhaxhait kur kishte nevojë për ndihmë. Aty u ndieva dhe definitivisht e përcaktova drejtimin në karrierën profesionale të jetës sime. Dua që bëhëm avokate i thashë vetës time.
Prej asaj kohe kur në bankat e shkollës na pyesnin, ku e shihnim vetën tonë me profesion në të ardhmën, gjithëmonë jamë përgjigjur, do të bëhem avokate në të ardhmën. Dha ja ku jamë sot më profesion.
Sa ke mundësi me ndihmu komunitetin tënd në Oslo?
Përveç ndihmës profesionale që ju ofroi komunitetit shqiptar por dhe komuniteteve tjera, që janë të panumërta. Ndihmë ju ofroi edhe në segmente tjera të ndryshme. Dhe e bëjë pa kompnesim në raste të shpeshta, çoftë përmes s telefonit çofte në takime zyrë apo në ndonjë ambient tjetër.
Kanë probleme me njohjen e ligjeve norvegjeze, ligje që ndryshojnë shpeshë. I udhëzojë dhe i informojë për të drejtat e tyre dhe i zbërthejë ato në menyrë sa më të kapshme për klientët e mij.
Në këtë rast do të potencojë situatën e krijuar pas shfaqjës së pandemisë më virusin COVID 19, ku shumë ligje filluan të ndryshohën dhe te pershaten konform situatës nga qeverija. U kamë dhënë informata për të drejtat e tyre dhe përfitimet që do ti ken gjatë situatës së komplikuar të krijuar nga pandemia globale. Kamë dalë me videoi të postuar në rrjetet socilate, duke treguar kush çfarë të drejta ka, dhe cilat do të jenë kompensimet e tyre dhe mënyra si mund ti realizojnë.
Na trego ndonjë eksperiencë ku je ndier keq gjatë ushtrimit të profesionit tuaj si dhe të kundërtën kur je ndier krenare dhe triumfuese?
Dua ta tregojë një rast që ishte shumë prekës dhe kompleks per ta zgjedhur. Një familje (nga modestia nuk dëshirojë për të dhënë detaje as për nacionalitetin e familjës) (dy prindër) të cilëve komuna bazuar në ankesat dhe vërejtjet që japë institucioni per mos kujdesin e mjaftueshëm te prindërve ndaj fëmijës, u është marrë e drejta e kujdestarisë mbi fëmijën e tyre, duke e dërguar ne një familje tjetër, gjë e cila ka qenë shumë brëngosëse dhe e rëndë për familjën në fjalë, por që do që institucionet e kanë bërë të vetën dhe i kan hedhur para aktit të kryer.
Ata janë përpjekur shumë dhe kanë provuar ta kthejnë fëmijën e tyre për tri vite, duke angazhuar avokat të ndryshëm por nuk ia kanë dalë asnjëherë.
Më në fund më kontaktuan prindërit e atij fëmije, dhe e mora atë rast. Ishte seanca e parë e atij rasti dhe e fituam rastin, fëmija iu kthy prindërve të cilët shfaqen shumë lumturi dhe me falënderuan pa masë. Ishe një punë jo e leht që me beri te ndihëm jo vetëm triumfuese, por edhe shumë emocionuese, duke përjetuar bashkimin e prindërve me fëmijën e tyre pas 3 vitesh.
Ka pasur edhe raste tjera të tilla të ngjashme të kësaj natyre por e veqova kete rast pasi ishte i freskët para një jave .
Nëse do ketë nevojë vendi yt për ty a do të ktheheshe ne Kosove?
Nëse vendi im do të kërkonte ndihmën time, apo do kishte nevojë për eksperiencën time nga një shtet më me zhvillim krijues në bote siç është Norvegjia, nëse mund të shprehëm kështu, natyrisht që do ta beja një gjë të tillë për ta ndihmuar Kosovën.
Çka mendon për avancimin e femrës shqiptare në Norvegji, a kanë kushte dhe mundësi për tu shkolluar e punësuar në profesion siç jeni ju psh., apo edhe të tjera profesione me rëndësi?
Të rinjet në përgjithësi, sa e kan gjetur veten ne shoqërinë norvegjeze?
Njoh disa femra që kanë arritë me e realizu ëndrrën e tyre, në profesionin avokat, po edhe profesione tjera të rëndësishme për shoqëri.
Shteti Norvegjeze ju ofron si femrës si mashkujve pa dallim, kushte dhe mundësi të mira për shkollim në profesione të ndryshme, duke i punësuar në profesione të ndryshme. Është me rëndësi që prinderit ti motivojnë dhe ti mbeshtetin vajzat në mënyrë që ato të fokusohen kah shkollimi dhe kariera. Rinia shqiptare në Norvegji ka rezultate te shkelqyëshme, kemi avokat, arkitekt, mjek, inxhinierë, mësues, e tjera profesione shoqërore. Shëmbull është Atdhe Belegu i cili është arkitekt. Ai ka fituar disa çmime për projektet e tij. Ka dhe shumë, shumë të tjerë…
A ju brengose çështja e zhvillimit ekonomik dhe parregullsitë eventuale kur ndodhin në vëndin tuaj?
Si qdo shqiptar edhe une kam brënga për vëndin tim.
Kohëve të fundit po ndihet një trend nga rinia shqiptare qe synojnë vëndët e Evropës e me gjërë, është brengose kjo për ju dhe çka do ju sygjeroje të rinjve tanë rreth kësajë ?
Është shqetësues fakti së rinia e Kosovës synojnë vëndët e Europës. Rinija në Kosovë është duke u ballafaquar me sfida të cilat janë të natyrave të ndryshme, çoft në fushën e edukimit, tregun e punës ose fakti që është nje rini e izoluar. Rinja është e ardhmja e Kosoves, dhe potenciali ma i madhë i shtetit tonë . Është e nevojshme që ketij potenciali të u ofrohën kushte dhe mundesi. Rinisë në Kosovë i thëm të mos dëshpërohet dhe mos të dorzohët, por të punon me gjithë energjinë dhe forcën që e ka për të bërë ndryshime në Kosovë për të mirën e vetë dhe gjeneratat e ardhshme.
Si është e rregulluar Oda e avokateve të Norvegjisë dhe sa jeni në dijeni për një od avokatesh në Kosovë që caktojnë çmime enorme për mbrojtje te klientëve?
Oda e avokateve ne Norvegji është organizat profesionale dhe me dy borde.
Bordi Disiplinor merret me ankesa nga klientët kunder avokateve – ankesa ne lindhje me fatura/kostot, shkelje të rregullores së praktikës së avokatisë etj. Nëse Bordi Disiplinor konstaton së një avokat ka vëpruar në menyrë të paligjshme, ata mundën me i dergu këto reagime avokatit: kritikë, paralajmërim, propozim që bordi i liçensimit te avokatëve të tërheq licencën e avokatit. Nëse bordi disiplinor konstaton së një avokat ka kërkuar rnjë tarif shumë të lartë, bordi mund te caktojë nje tarif te re dhe te urdherojë avokatin për t’i kthyer pjesën e cila është vlerësuar shumë e lartë.
Bordi tjetër punojnë për të promovuar sigurinë juridike, avancimin e sundimit te ligjit në Norvegji dhe zhvillime të rregullav për praktikën e avokateve. Na ofrojnë shërbime të nrydshme, për shembull këshilla, kurse etj.
A mund të na thoni së çka duhët të mësojë avokatura e Kosovës nga sistemi i juaj juridik në Norvegjie?
Nuk jamë e informuar për sistemin e jurisprudencës në Kosovë. Mirëpo në përgjithsi them që avokati është këshilltar dhe zëri i klientit për çështjen e klientit. Prandaj është me rëndësi që avokatët të kenë standarde të larta të profesionalizmit, besimit, kompetencës dhe sjelljes etike.
Detyra e avokatit është për ti mbrojt intersat e klienteve pa marrë parasysh përfitimin personal, dhe kjo është shumë e rëndësishme.
Në Norvegji me pëlqen shumë ligji që e rregullon ndihmën juridike falas për klient që nuk kanë kushte ekonomike. Shteti Norvegjez i mbulon shpenzimet e avokatit në disa raste. Për shembull në raste të divorcit, çështjet e së drejtës së punes, çështjet penale, etj.
Po ndërmjetësimi si është i rregulluar në Norvegji, a preferohet shumë nga qytetarët pasi që dihët së ka kosto me të vogël?
Shakalla e parë në sistemin juridik në Norvegji është bordi i ndërmjetësimit, i cili është një organ ndërmjetësues në komunë . Rregulli kryesor është së nuk është e mundur te ngrihet një çështje kundër dikujt përpara gjykatës, para së të përfundon landa në kët bord. Qellimi është që ndërmjësusi të përpiqet ta krijojë një dialog mes paleve, dhe ti ndihmojnë palët më arrit një marrëveshje. Nëse kjo nuk arritet, atëherë bordi ka mundësi me marrë një vendim i cili mund të paraqitët para gjykatës. Po edhe në gjykatë palëve iu ofrohet mundsia për ndërmjetësim me ndihmën e një gjygjtarit. Nëse ata nuk bien dakord as këtu, çështja do të vazhdojë si një proces normal në gjykat.
The së je e inkuadruar në komunitetin e biznesit shqiptar në Norvegji, çfar funksioni ke aty dhe a keni biseduar ndonjëherë apo propozuar për investime ne Kosovë, kur dihët së në çfarë gjendje është vendi ynë?
Unë jamë nenkryetare në rrjetin e bizneseve të diasporës shqiptare në Norvegji. Një nder synimet tona kryesore është të bëhemi partner të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës, të Shqiperisë dhe të trevave tjera shqiptare.
Në situatën që është krijuar në Kosovë çoftë nga virusi COVID 19, çoftë në rrafshin politik dhe që ka ndikuar në përshkallëzimin e varfërisë ne Kosovë, si intelektuale çfarë do ju sugjeroje shtresës politike në Kosovë ?
E gjithë bota është duke e luftuar armikun e pa dukshem më emrin COVID 19. Kjo ka pas ndikim në ekonominë e të gjitha shteteve në botë dhe në Kosovë. Është koha për mi forcimin e shërbimeve shëndetësore , solidaritetin për të iu ndihmuar qytetarve. Nuk është koha për të luftuar për përfitime përsonale dhe politike.
Intervistoi Hatixhe Xani
©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.