Avokati Tomë Gashi ka reaguar ndaj politikanit shqiptar në Malin e Zi, Dritan Abazoviq, i cili në një intervistë ka vlerësuar se Ulqinit nuk i nevojitet përmendore e Skënderbeut, pasi ai është figurë “militare” dhe se prindërit e Skënderbeut nuk kanë qenë shqiptarë, por serbë.
Gashi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nëse ai është shqiptar, avokati është Papa i Romës.
Ai ka thënë se Dritan Abazoviq është serb i islamizuar dhe shumë i dëmshëm për shqiptarët, jo vetëm të Malit të Zi.
Ju pëlqen!
Postimi i tij i plotë:
Ky Abazovici nëse është shqiptar!
Unë jam Papa i Romës!
Ky thjesht është serb apo shka i islamizuar dhe shumë shumë shumë i dëmshëm për shqiptarë, jo vetëm në Mal të Zi!
MekuliPress është në prag të mbylljes.
MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!