Po pushonin në një dyshek uji, pranë bregut dhe nuk e kuptuan fare sesi i zuri gjumi. Por kur u zgjuan, ishin në det të hapur, më shumë se një kilometër larg plazhit.

Kjo i ndodhi në Salento të Italisë një çifti turistësh zviceranë të moshës 20 dhe 22 vjeç. Të rinjtë, të mbartur nga rryma, u përpoqën të ktheheshin në breg duke notuar, por era që frynte i bëri përpjekjet e tyre të kota.

Kështu, ata bërtitën dhe u përpoqën të tërhiqnin vëmendjen e notuesve, të cilët, pas disa minutash, e vunë re çiftin dhe thirrën për ndihmë. Tani të dy të rinjtë janë mirë. Notarët menjëherë njoftuan rojen bregdetare që u nisën drejt tyre dhe tërhoqën dyshekun në breg. Por situata ishte vërtet e rrezikshme.

Ju pëlqen!

“Një aventurë e keqe mbaroi mirë – tha Maurizio Scardia i ndihmës së shpejtë, i cili shtoi se për shkak të shpërqendrimit dhe mosnjohjes së detit, i cili në ditët me erë mund të shtyjë gomonet e dyshekët, peripecia e të rinjve mund të kishte qenë edhe më e rëndë.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.