Pas situatës së fundit në të cilën është e ndodhur Kosova për shkak të koronavirusit përmes një shkrimi në profilin e tij në facebook ka reaguar edhe Avdullah Hoti.

Hoti përveq tjerash ka thënë që nëse në market bleni gjësende më shumë se sa që ju duhet, duhet ta dini se mund ta lini dikë tjetër keq.

“Këtë situatë do ta tejkalojmë së bashku, duke ndjekur strikt rekomandimet e mantelbardheve”, ka shkruar Hoti.

Po ashtu Hoti është lutur që kjo situatë të kalohet sa më shpejtë.