Gjatë ditës së djeshme, në disa media ballkanike dhe vendore ishte publikuar lajmi i revistës gjermane “Zuerst” për një “non-paper” të ri mbi Kosovën.

Revista e cila ndjek politika ekstreme, publikon këtë dokument që thuhet se përmban 16 pika ku parasheh kthimin e Kosovës nën Serbi për 99 vite.

Kryeredaktori i “Zuerst”, Manuel Ochsenreiter si punonjës i Bundestagut në Partisë Alternativa për Gjermaninë, në vitin 2019 ishte akuzuar për urdhërimin e një sulmi zjarrvënie në Qendrën Kulturore hungareze në Uzhhorod si përpjekje për të diskredituar Qeverinë e Ukrainës.

Ju pëlqen!

Sipas autoriteteve, sulmi do t’i atribuohej neo-nazistëve ukrainas në mënyrë që të acaronte marrëdhëniet midis Hugnarisë dhe Ukrainës.

Lexo po ashtu:  Presidenti Trump fton Italinë të dalë jashtë eurozonës: ‘’Jeni më mirë pa Bashkimin Europian, me mua gjithçka bëhet më e lehtë”
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!