Continental, furnizuesi gjerman i automjeteve do të shkurtojë 5.040 vende pune, për shkak të ‘kërcënimit’ nga automjetet elektrike.

Në një deklaratë, Continental tha se rregullat e rrepta të emetimit kanë ’cënuar’ prodhimin e pjesëve motorike të këmbimit, ndaj deri në 2028, është përllogaritur humbja e këtyre vendeve pune.

Furnizuesi global i automjeteve aktualisht punëson më shumë se 240.000 persona, e duket se ka filluar të vuajë nga rënia globale e kërkesës për automjete nga benzinë dhe naftë, në ato me bateri, të elektrifikuara.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Sipas deklaratës së Continental, rreth 520 vende pune do të shkurtohen në Roding, Gjermani, në të cilin prodhohen pajisje hidraulike për motorët e naftës dhe benzinës. Deri në 2024, kjo pikë e Continental do të mbyllet.

850 vende pune priten të mbyllen në Limbach-Oberfrohna, Gjermani, ndërsa 2.200 të tjera në Babenhausen të Gjermanisë, janë nën kërcënim.

Po ashtu, Continental tha se 720 punë do të ‘humbasin’ në Newport News, SHBA, deri në 2024, ndërsa në Pisa të Italisë, 750 vende pune do të shkurtohen deri në 2028.

Jenida Vladi

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...