Reparti i avancuar i Inter rifillon nga Lukaku, Lautaro, Sanchez e Esposito e, për të ardhmen do të vazhdojë të besojë tek ata. Megjithatë ky konstatim vlen deri në momentin kur Barcellona nuk vendos të paguajë klauzolën për Martinez, sepse në këtë rast, vetëm në këtë rast do të kërkohet një zëvendësues. Në fakt edhe një tjetër pistë nuk është krejtësisht në duart e zikaltërve: nevojitet një akord me United për Alexis, përndryshe do të vlerësohen opsione të tjera. Icardi, ndërkohë, do të qendrojë në Francë tek Psg, ndërsa për Perisic e Nainggolan situata është më fluide: për kroatin po flitet me Bayern, belgu do të kthehet në Appiano e do të vlerësohet direkt nga Conte.

E gjitha kjo gjen konfirmimin në fjalët e drejtorit sportiv zikaltër Piero Ausilio që, në një intervistë për Sky, ka folur edhe për zëvendësuesit e mundshëm: Cavani për momentin nuk është një mundësi (si Vidal, duke parë situatën e Nainggolan), Werner një lojtar që pëlqehet por që është i pamundur për tu arritur, Cunha është një profil shumë interesant për tu ndjekur. Ekzaktësisht si Tonali, mesfushor me vlerë absolute e i prespektivës. E këtyre emrave do ti shtohet Adolfo Gaich, sulmuesi argjentinas 21 vjecar i San Lorenzo, fizik potent, teknikë ende për tu përcaktuar, por një lojtar me prespektivë në këtë krizë ekonomike për klubet.

“Kushtet tashmë do të kishin skaduar për shkak të opsioneve – tha drejtuesi zikaltër – por kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Perisiç dhe stafin e tij dhe me vetë Bayernin, kështu që ne kemi vendosur që do të flasim për këtë më vonë. Nainggolan me siguri do të kthehet tek Inter, atëherë ne do të vlerësojmë se çfarë të bëjmë së bashku me lojtarin dhe trajnerin”.

Ju pëlqen!

Për Icardi, nga ana tjetër, po diskutohet me Leonardo dhe PSG: “Ekziston një shifër që padyshim është kushtëzuar nga emergjenca shëndetësore, të shohim. Me Leonardon shpesh bisedojmë dhe di që lojtari ka nënshkruar një kontratë që parashikon mundësinë e qendrimit atje “. I qartë, Ausilio, edhe në frontet e tjera: “Tonali ka cilësi të luajë për Interin. Werner? Është e vërtetë që ai ka një klauzolë, por nuk do të vijë, ndërsa Cunha na intereson, po e ndjekim”. Ndërkohë janë një mbyllje e drejtpërdrejtë fjalët e thëna për Cavani dhe Vidal, të cilët nuk janë konsideruar absolutisht prioritet: “Nuk është Cavani ai që ne kemi në mendje si një sulmues të ri të mundshëm. Vidal? Mesfusha jonë është e fortë dhe ne duam ta përmirësojmë atë përmes rritjes së talenteve si Barella dhe Sensi. Pastaj kemi Eriksen që i duhet vetëm kohë për t’u ambjentuar më së miri”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!