Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo njihet jo vetëm për zërin e saj potencial por edhe për karakterin e fortë dhe dozat e humorit.

Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku shpërndan shpesh momente nga jeta e përditshme dhe rutina e saj.

Në një postim të bërë së fundmi në Instagram ajo ka publikuar një video ku shihet duke bërë boks, të cilin e shoqëron dhe me një mesazh për të gjitha vajzat.

Ju pëlqen!

‘Ka një arsye pse më pelqen 🐅
Vajza, kush ju sulmon , ta dijë se ne nuk jemi 🐑.
Kush ka frike nga forca, zgjuarsia, mendja, endrrat e tua,thjeshte nuk eshte njeriu per ty.
Pikë! As mos u mundo ti mbushësh mendjen. “Frika” qê ndjejnë, nuk ka shërim.
Qofshin kēto edhe gra qe ju bëjnë te ndiheni më pak me veten. Po, sigurisht e fatkeqësisht,ka edhe gra që të tregojne se duhet te sillesh sic ato e mendojne, perndryshe ti je e pa vlerë per familjen e shoqerinë!
Sulmo,e vazhdo rrugën tënde!
Mos lejo te te mbyllin ne “muret e kufizuar te mendjeve te frikësuara” nga jeta e nga tē jetuarit e saj!’, ka shkruar Gaçe në postimin e saj.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.