𝟐𝟖𝟎 të rinj të grupeve IMPACT në Shkodër janë bërë bashkë në një takim motivues, ku përcollën mesazhe shprese dhe frymëzimi tek bashkëmoshatarët e tyre dhe të ftuarit nga institucionet vendore.

Gjatë takimit, të rinjtë ndanë mesazhe inkurajuese, duke u bërë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që të investojnë dijet, potencialin dhe vizionin e tyre në Shqipëri.

Nga ana tjetër, ata nënvizuan nevojën për më shumë mbështetje nga institucionet për të krijuar hapësirat e nevojshme për shkollim, rritje profesionale dhe punësim për çdo të ri.

Ju pëlqen!

Të rinjtë pjesëmarrës janë pjesë e klubeve “IMPACT”, me të cilët World Vision Albania punon prej disa vitesh në zonën e Shkodrës. Me anë të modelit të klubeve “IMPACT”, World Vision ka për qëllim fuqizimin e të rinjve duke rritur aftësitë e tyre për jetën, si edhe duke i bërë të rinjtë qytetarë aktivë në komunitetin e tyre. Nëpërmjet përfshirjes në këtë program, të rinjtë janë bërë pjesë e disa aktiviteteve për të sjellë ndryshimin e dëshiruar social dhe ekonomik të zonës ku ata jetojnë.

Lexo po ashtu:  Platoni: Më mirë diçka e vogël e bërë mirë, se një e madhe e pa përkryer.
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!