Më poshtë do të mund të lexoni citimet më interesante të Leonardo da Vinçit:

1. “Ndërsa mendoja se po mësoja si të jetoja, kam mësuar si të vdes”.

2. “Thjeshtësia është sofistikimi më i madh”.

Ju pëlqen!

3. “Të mësuarit nuk e lodh kurrë mendjen”.

4. “Mashtrimi më i madh nga i cili vuajnë njerëzit, është nga opinion i tyre”.

5. “Nuk mjafton të dish; duhet të veprosh. Nuk mjafton të jesh i gatshëm; duhet të veprosh”.

6. “Pse syri e sheh një gjë më qartë në ëndrra, sesa imagjinata kur je zgjuar?”

7. “Kush mbjell virtyt, korr nder”.

8. “Aty ku ka britma, nuk ka njohuri të vërteta”.

9. “E gjithë njohuria jonë e ka origjinën në perceptimet tona”.

10. “Ashtu si një ditë e kaluar mirë sjell gjumë të lumtur, ashtu edhe një jetë e kaluar mirë sjell vdekje të lumtur”.

11. “Lotët vijnë nga zemra dhe jo nga truri”.

12. “Koha zgjat mjaftueshëm për këdo që do ta përdorë”.

13. “Kënaqësia më fisnike është gëzimi i të kuptuarit”.

14. “I varfër është nxënësi që nuk e kalon mësuesin e tij”.

15. “Ka kohë që më kishte rënë në sy se njerëzit me arritje rrallë rrinin duarkryq dhe i linin gjërat t’u ndodhnin. Ata lëviznin dhe u paraprinin gjërave”.

16. “Janë katër fuqi: kujtesa dhe intelekti, dëshira dhe lakmia. Dy të parat janë mendore dhe të tjerat sensuale. Tri shqisat, shikimi, dëgjimi dhe nuhatja nuk mund të parandalohen mirë; nuk mund të prekësh diçka dhe të mos shijosh asgjë”.

17. “Njerëzit me gjenialitetin më të lartë kur bëjnë më pak punë, janë më aktivët”.

18. “Ka tre klasa njerëzish: ata që shohin, ata që shohin kur u tregohet diçka dhe ata që nuk shohin”.

19. “Gjithmonë e kam ndjerë se është fati im të ndërtoj një makinë që do ta lejonte njeriun të fluturonte”.

20. “Ai që dëshiron të jetë i pasur brenda një dite, do t’i duhet me siguri një vit për të qenë i tillë”.

21. “Natyra nuk i thyen kurrë ligjet e saj”.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.