Aty ku bletët zhduken duhet të ndizet një sinjal alarmi.

Nxitojnë individët, kompanitë, politikanët dhe vetë qeveritë për t’u pastruar sa më shpejt. Kjo rritje i ngjan tumorit: shoqëria shkatërron burimet e vetë sistemeve ku mbështet zhvillimi i saj.

Paradoksi më tragjik është se ne e perceptojmë degradimin e Tokës sonë si atë të nëj planeti diku në hapsirë me të cilin ne nuk kemi të bëjmë aspak.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Ne dimë se hakmarrja e Natyrës ndaj njerëzimit ka filluar, por nuk dimë sa të rëndë do të jenë plagët që do të marrim.

Njerëzimi do të ngjitet në një shkallë të re qytetërimi kur edukata për ruajtjen dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit të bëhet përparësore dhe e zakonshme.

Kryeligji i botës së sotme është ai i ruajtjes së mjedisit. Nuk ka integritet më të madh e më të epërm se integriteti i natyrës.

Këtë botë do ta trashëgojnë paqësorët dhe ambientasitët.

Natyra nuk flet, nuk proteston, por hakmerret.

Ju që nuk doni natyrën, si mund të doni njëri-tjetrin?

Natyra na i fsheh sekretet e veta pse është e madhërishme, jo pse është ngatërrestare.

Natyra nuk njeh asnjë të drejtë, ajo njeh vetëm ligjet e saj.

Natyra është libri i vetëm, çdo faqe e të cilit përmban një kuptim të thellë.

Natyra nuk bën shaka, ajo është gjithmonë e drejtë, gjithmonë serioze, gjithmonë e rreptë, ajo ka gjithmonë të drejtë, gabimet dhe lajthitjet janë të njerëzve.

Natyra është krijuesja e të gjithë krijuesve.

Natyra nuk ka organe të të folurit, e megjithatë krijon gjuhë dhe zemër me anë të të cilave flet dhe ndjen.

Natyra pëlqehet, të tërheq e të frymëzon vetëm sepse është e natyrshme.

Edhe në ëndrrat me të bukurat njeriu nuk mund të përfyturojë diçka më të bukur se natyra.

Natyra bujare është kujdesur, që kudo të gjesh ç‘të mësosh.

Në natyrë nuk ka asgjë të padobishme.

Ligjeve të natyrës nuk u fshihesh dot.

Natyra mund dhe krijon çdo gjë.

Natyra vepron gjithmonë pa u ngutur dhe me ekonomi.

Çdo gjë transformohet por asgjë nuk humbet.

Vëzhgojeni natyrën dhe ndiqni rrugën që ajo ju dëfton.

Si mund të ishte natyra kaq e ndritur dhe e bukur sikur misioni i njeriut të mos ishte po ky?

Në qoftë se njeriu varet prej natyrës, edhe ajo varet prej tij: ajo e krijon njeriun, njeriu e transformon atë.

Njeriu ka mësuar të zotërojë natyrën, pa mësuar ende të zotërojë veten.

Natyra është si një re që ndryshon përjetësisht, pa mbetur asnjëherë e njëjta, ajo mbetet megjithatë vetvetja.

Natyra, pasi i krijoi njerëzit ashtu siç janë, u dhuroi atyre një ngushëllim të madh duke u dhënë familje dhe atdhe.

Jepi jetë jetës tënde, ruaj mjedisin ku jeton.

Nuk mund ta shohim natyrën si diçka që na përket, por si një borxh që ua kemi marrë fëmijëve tanë.

Natyra. Gjtihçka lind, zhvillohet dhe vdes me të. Ajo është një mal i madh që shpërndan dashuri.

Një dashuri e vogël për natyrën është vlerësimi i madh për veten.

Socializmi ra në kolaps sepse nuk i lejoi çmimet të tregonin të vërtetën ekonomike. Kapitalizmi mund të bjerë gjithashtu në kolaps, sepse ai nuk lejon çmimin të tregojnë të vërtetën ekologjike.

Çfarë kemi mësuar vitet e fundit është fakti se sistemet ekonomike që nuk tregojnë të vërtetën ekologjike janë të kushtueshme. Llogaritjet e gabura të këtyre sistemeve i kanë çuar disa nga korporatat më të mëdha në falimentim, çka u ka kushtuar miliona njerëzve gjithë kursimeve e jetës së tyre.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...