Margaret Atwood dhe Salman Rushdie bëjnë pjesë mes shkrimtarëve të zgjedhur për Booker Prize 2019, çmim prestigjioz i letërsisë britanike, sipas listës prej gjashtë finalistësh, publikuar sot.

Romancierja dhe poetja kanadeze është përzgjedhur për romanin “The Testaments”, vazhdimi i shumëpritur “The Handmaid’s Tale”, që do të dalë në ditët e ardhshme në Britaninë e Madhe.

Presidenti i jurisë, Peter Florence e cilësoi “The Testaments” si një roman të egër dhe mrekullueshëm që na flet sot me bindje dhe fuqi.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“The Handmaid’s Tale”, vepër e publikuar në vitin 1985 është është kthyer në serialin televiziv më të suksesshëm në vitin 2017 që ka rritur shitjet e romanit, botimi në anglisht i të cilit ka arritur në tetë milionë kopje të shitura në të gjithë botën.

Shpesh përmendur për çmimin Nobel për Letërsinë, Margaret Atwood, 79 vjeçe, ka fituar tashmë Booker Prize në vitin 2000 për romanin historik “The Blind Assassin”.

Laureat i Booker Prize gjithashtu në vitin 1981 për romanin “Midnight’s Children”, Salman Rushdie, 72 vjeç, është zgjedhur për “Quichotte”, versioni modern i epopesë së ashtuquajtur pikareske të heroit Servantes zhvendosur në Amerikë.

Çmimi i letërsisë Booker Prize do të jepet më 14 tetor./ atsh/

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!