Nesër në orën 15:00 do të varroset ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi. Ceremonia e varrimit do të mbahet në kompleksin memorial në Gllogjan.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës në Dukagjin.

Përmes një postimi në Facebook, OVL e UÇK’së në Pejë ka bërë me dije se fillimisht do të mbahen homazhe në qendër të qytetit, derisa në orën 15:00, do të mbahet edhe ceremonia e varrimit.

Ju pëlqen!

Ndryshe, trupi i ish-pjesëtarit të UÇK’së, Qerim Kelmendit, është gjetur pa shenja jete dhe i djegur në veturën e tij, dje në orët e para të mëngjesit. Për vrasjen e tij, familjarët po e drejtojnë gishtin nga shërbimet sekrete serbe. Ata i kanë hedhur poshtë dyshimet se Qerimi mund të ketë qenë dëshmitar i Gjykatës Speciale. Për rastin ka reaguar edhe Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Albin Kurti dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!