Rexhep Qosja ka të drejtë për Peter Handke-n

Ilir Muharremi


Atë që e tha Rexhep Qosja për Peter Handke është shumë e vërtetë dhe ka të drejtë. Fillim e fund reagimi i Qosjes është me vend.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

E para, atë që e kam thënë edhe unë më herët që vlera letrare duhet ndarë me jetën e autorit, kjo është shumë logjike dhe e drejtë, sepse po të shikohet jeta e Kadaresë edhe ai nuk duhet të nominohet për çmimin Nobel, por Akademia Suedeze as që merret me këtë.

Handke e ka përkrahur kasapin e Ballkanit Millosheviqin, por e përkrahu ndryshe siç e quan Qosja, pa armë: “Por, i përkrahu pa armë në dorë, i përkrahu ndryshe nga shkrimtari rus i quajtur Limonov, i cili serbët në Bosnjë i përkrahu duke u veshur në uniformë ushtarake e duke u armatosur me kallash!Pavarësisht se duke përkrahur Millosheviqin dhe regjimin e tij hapur përkrahu dhunë, terror, krime lufte e krime kundër njerëzimit, dhe e turpëroi ashtu gjithë krijimtarinë e tij intelektuale, Peter Handke u “ngushëllua” dhe u përpoq të ngushëllojë edhe të tjerë se këtë përkrahje e shprehu në sajë të së drejtës së krijuesve të krijimtarisë shpirtërore për mendim e shprehje të lirë, të pandaluar, të pacensuruar!Duke e pasur parasysh të drejtën e krijuesve, të cilët veprën e tyre letrare, pra thjesht letrare, nuk e kanë cenuar me përmbajtje, me ideologji e me politikë totalitare, tiranike, despotike, diktatoriale, ksenofobe a raciste, Komiteti Nobel dhe Akademia Mbretërore e Suedisë edhe ia dha çmimin Nobel Peter Handkes.” Shënon ai. Ka plotësisht të drejt këtu Qosja pavarësisht dikush a mbushet mëllef sepse kjo është e vërteta.

Tjetra, Qosja e bën të luhatshem çmimin Nobel duke përmendur shumë shkrimtarë të cilët nuk e fituan: “Do të pajtohemi se, se çmime të shumëçmuara të kohës së tyre nuk kanë marrë as Dante, as Bokaçio, as Servantesi, as Shekspiri, as Gëteja, as Balzaku, as Marsel Prusti, as Çarls Dikensi, as, as as! Se çmimin e sotëm Nobel nuk e kanë marrë as shkrimtari më i madh i kohës së tij Leon Tolstoi, as Henrik Ibzeni, as Xhejms Xhojsi, as Bernard Sho, as, as Andre Malro, as Horhe Luis Borhes, as Ignacio Silone, as Hulio Kortasari, as Nikos Kazanzakis. Por, o sa çudi, çmimi Nobel nuk i është dhënë as romansierit, teorikut e estetit më të madh botëror të gjysmës së dytë të shekullit 20 e të fillimit të shekullit 21, Umberto Ekos, por as shkrimtarëve të tjerë të mëdhenj botërorë Gilermo Kabrera Infantes, Filip Rotit, Mishel Turnies dhe Zhan d’ Ormesonit. As, as, as sa e sa shkrimtarëve të tjerë vërtet të mëdhenj. E megjithatë as ata e as adhuruesit e tyre s’vajtojnë për Çmimin Nobel e për çmime të tjera. Siç po vajtojmë ne! Ne!”, shkruan Qosja. Ai nuk e përmend në këtë shkrim  Kadarenë, disi nuk shpreh mendim të sinqertë kritik ndaj tij, më duket që Qosja këtu nuk ruan atë distancën e ftohtë kur shkruan si kritik letrar.

Qosja tregon se me Handken është marrë edhe para luftës kur të tjerët ende nuk janë kanë dëgjuar emrin dhe për çudi Qosja nuk përmend as një roman të tij, nuk shkëput as edhe  një fragment, pasi e njeh mirë. Shtrohet pyetja a e njeh si njeri apo si shkrimtar, sepse vet e pohon se këto duhet dalluar.“Peter Handke është poet, prozator, skenarist, përkthyes, që ka shkruar një numër veprash, që janë çmuar vepra me vlera artistike, të pangarkuara, domethënë të pacenuara, prej ideologjive dhe politikave totalitare, despotike, tiranike, diktatoriale.” Vetëm këtë e thotë Qosja për Handken.

“Këto vepra të tij letrare artistike, siç mund të jetë menduar në Komitetin Nobel e në Akademinë Mbretërore të Suedisë, i kanë plotësuar tri kriteret, që përcaktojnë përzgjedhjen e veprave që do të çmohen me Çmimin Nobel, e që janë: e para, vlera letrare artistike, e dyta, risitë formale e strukturore dhe, e treta, humanizmi.”, këto janë të përmendura edhe nga Akademia.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...