Bardhyl Londo

Atdheu s’është sedilja e makinës tënde,
as karrigja e zyrës,
as dhoma komode.
A më dëgjon,
ti që me flamur të ri u gdhive në mëngjes,
për ta ndryshuar,ndoshta, prapë në mbrëmje?
Atdheu s’është lojë kalamajsh,
Atdheu është dhembje.
O Zot,
Dhembje!/MekuliPress.com/

Lexo po ashtu:  Edita Tahiri: “Shengeni ballkanik” pjesë e Serbisë së Madhe, dëmtohet Shqipëria!
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!