Nga Anila Ahmataj

Atdheu ju takon atyre që luftuan për të, dhe gjaku i tyre ngjyrosi kombin. Atdheu është tokë e besës dhe e burrit, jo e tradhëtisë dhe burrecave. Sikur të dihej! “O’ si nuk kam nji grusht të fortë, t’i bije mu në zemër malit që s’bëzanë” se ky vend do jetohej nga tradhëtar e jezitër. Ngrehuni o male bjeruni e shtypini se ju mbani peshë të rëndë mbi supe, ju keni një jetë mbështilleni me gjakun e trimave që luftuan për atdhe, e ju vetëm ju e dini të vërtetën. Ngrehuni o male shtypini dhe vritini po na shesin, po na shtypin, po na përdhosin dinjitetin, gjakun e gjyshërve tanë.

Po ku ta dinë këta se pasuria e këtij kombi është ndërtuar me jetën e të gjithë atyre qe i dhane ngjyrën e gjakut flamurit, po ku ta dinë këta se burrat e asaj kohe ishin burra dhe visheshin me pantallona e jo fustan.

Ngrihuni o male bjeruni e shtypini, hiç të mos ju vij keq në fund të fundit gjakun që ruani mos e pëlyeni me tradhëtar.