Ata prej nesh që kanë qen e dinë me siguri se këto kafshë e bëjnë jetën tonë më të mirë, edhe pa parë provat shkencore që fshihen pas këaj. Studimet e fundit kanë vërtetuar se përveç që kanë një shok besnik, pronarët e qenve kanë tendencë të kenë shëndet më të mirë kardiovaskular dhe qëndrueshmëri fizike.

Nëse ende dyshoni nëse duhet të keni një qen apo jo, merrni parasysh përfitimet e mundshme shëndetësore për ju dhe anëtarët e familjes tuaj.

Ne i duam qentë, dhe u lumturuam kur mësuam se këto kafshë të mrekullueshme mund t’i bëjnë zemrat tona më të shëndetshme. Pra, ja si funksionon.

Në një studim të quajtur Kardiovize Brno 2030, studiuesit studiuan një popullatë nga Evropa Qendrore, të cilët ishin të përbërë nga 1769 persona, të moshës 25 deri në 64 vjeç, 44.3% e tyre meshkuj, dhe pa histori sëmundjesh të zemrës.

Brenda disa vitesh studiuesit krahasuan pronarët e qenve dhe njerëzit që kishin kafshë shtëpiake të tjera ose pa asnjë kafshë shtëpiake në të gjithë parametrat si shëndetin kardiovaskular, indeksin e masës trupore, dietën, nivelet e aktivitetit fizik, presionin e gjakut, pirjen e duhanit dhe nivelin e kolesterolit.

Nga të gjithë pacientët 24.3% kishin një qen, dhe rezultoi se ky grup njerëzish pi duhan më pak, ishin më aktiv fizikisht dhe kishin nivele ideale të glukozës në gjak dhe kolesterolit “të mirë” krahasuar me pjesëmarrësit e tjerë. Këto dhe parametra të tjera fizikë rezultuan në shëndet më të mirë kardiovaskular dhe rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës.

Shkencëtarët i shpjegojnë këto përfitime shëndetësore me faktin se pronarët e qenve janë më aktivë fizikisht sesa njerëzit që kanë kafshë të tjera shtëpiake ose nuk kanë kafshë shtëpiake fare. N

ëse keni një qen, ju ka shumë të ngjarë ta ecni vetë dhe të jeni më aktiv fizikisht sesa shumë njerëz të tjerë pa e vërejtur këtë gjë.

Studimet e hershme kanë vërtetuar gjithashtu se pronarët e qenve që ecin rregullisht me kafshët e tyre shtëpiake kanë 34% më shumë të ngjarë të arrijnë nivelin e nevojshëm të aktivitetit fizik.

Për më tepër, studiuesit kanë zbuluar që të shëtisës një qen nuk është thjesht një zëvendësim i aktiviteteve të tjera fizike. Ata prej nesh që kanë qen si kafshë shtëpiake kanë tendencë të kenë aktivitete fizike më të moderuara dhe të fuqishme në jetën tonë sesa njerëzit e tjerë, përfshirë sportin, vallëzimin dhe kopshtarinë.

Gjetje të tjera zbuluan gjithashtu se të rinjtë dhe të moshuarit i ecin më shpesh kafshët e tyre shtëpiake dhe si pasojë kanë përfitime më të mëdha shëndetësore, dhe se qentë një vjeç ose më të ri dhe qentë e racave të mira ecnin më shpesh dhe përkatësisht për periudha më të gjata kohore.

Përveç se na bëjnë të ecim më shumë, lidhja njeri-qen ka një efekt të përgjithshëm pozitiv në cilësinë e jetës tonë, dhe mjekët besojnë se fushatat publike që promovojnë pronësinë e qenve janë një hap i mirë në rrugën drejt një shoqërie më të shëndetshme.

A keni qen? A vini re ndonjë efekt pozitiv në shëndetin tuaj nga të pasurit qen?/MekuliPress/