Edita Mekuli

Kanë kaluar tri vjet prej që është vrarë Astriti. Qytetarë të panumërtë janë tmerruar dhe shokuar nga ky akt i tmerrshëm. Ata angazhohen duke apeluar në instancat juridike që të konfrontohen gjygjëtarë, gazetarë, deputetë e pushtetarë  të atëhershëm për fshehjen e krimit. Të rinjë e të reja ndjenjë aq shumë keqardhje sa që disa prej tyre orientohen në poezi duke tentuar në këtë mënyrë t´a  përballojnë dhembjen. Sot, pas tri vjetëve mbahet një mbrëmje përkujtimore për Astritin si rezultat i thirrjes nga artistë të ndryshëm.

Fatkeqësisht ne nuk mund ta zhbëjmë atë çfarë ka ndodhur dhe duhet të jetojmë me këtë ngjarje të zymtë të historisë së pasluftës.  Por është ironik fakti, se ky reagim është dashur të ndodhë që para tri vjetëve, kur të gjithë e dinim se vërtetësia e teorisë së pushtetit se “Astriti kishte bërë vetëvrasje”, ishte shumë e dyshimtë.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Qe tri vite askush nuk ka dhënë përgjegjësi dhe ky rast ilustron mirë se ky krim, dhe shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut në Kosovë, janë bërë të mundshme sepse një masë e madhe e intelektualëve, bashkë me një pjesë të madhe të popullit, kanë heshtur. Ne e kemi obligim të ballafaqohemi edhe me shkeljet më të vogla të vlerave, normave dhe bindjeve tona dhe të veprojmë jo vetëm pas ngjarjeve më mizore dhe fatale, sikurse është vrasja e Astrit Deharit.

I tërë fataliteti u bë i mundur nga fakti se njerëzit më të pakualifikuar ishin në pushtet duke i kaluar të gjithë kufitë në lidhje me të drejtat themelore të njeriut, por njëhkosisht edhe mungesa e kurajos sonë si popull, nuk arriti të gjykojë ashtu si e kërkonte rasti.

Historia tregon se nga gjërat e vogla lindin gjërat e mëdha, prandaj gabimet që janë bërë nuk guxojnë të përsëriten. Të drejtat e njeriut nuk janë vlera stabile, prandaj ideja se njeriu është i lirë  dhe zhvillimi i qëndrimeve etiko morale duhet të stimulohet edhe në kontekste tjera, si në ato shkollore, ku nxënësit duhet të organizojnë projekte duke qenë aktivë kundër të gjitha formave të diskriminimit dhe të kontribuojnë në një shoqëri demokratike jo të dhunshme duke e ngritur ate në një nivel më të lart zhvillimi.

Demokracia nuk ka lindur nga pushteti, por nga veprat e guximshme të popullit. Astrit Dehari e pagoi me jetë guximin dhe arsyen, e cila është  siç thotë Thomas Akuini “parimi i parë i veprimeve njerëzore”. Për më tepër shton ai se “arsyeja është ajo që të çon drejtë qëllimit”.

Prandaj, përgjegjësinë nuk duhet kërkuar vetëm tek pushteti kriminel, por edhe tek vetë ne, që kemi vullnet të bëjmë ahenxhe pompoze, por assesi ti rezistojmë në mënyrë masovike çdo shtypjeje dhe padrejtësie jo vetëm në nivel politik por edhe në ate social.

Astrit, na fal!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...